GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyqtari që i dha vulën Berishës/KPA lë në fuqi shkarkimin e Agron Zhukrit

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqtari që i dha vulën Berishës/KPA lë në fuqi shkarkimin e Agron Zhukrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të Agron Zhukrit, gjyqtarit që i dha vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës.

Vendimi u morë nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare.

Njoftim vendimiTrupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 28/2024, datë 19.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Agron Zhukri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 759, datë 19.04.2024.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 759, datë 19.04.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Agron Zhukri. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 06.11.2025, në Tiranë.

Zhukri u shkarkua nga detyra më 19 prill 2024, pasi u gjet me balanca negative në vlera të mëdha. Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukri për krijimin e pasurive në masën e 93 milionë lekëve.

Emri i Agron  Zhukrit u lakua në në marsin e vitit 2022 për shkak të shqyrtimit të konfliktit të brendshëm të Partisë Demokratike për logon e partisë dhe vulën. Zhukri i dha të drejtë Sali Berishës e grupit të Rithemelimit ndërsa vendimi u rrëzua më pas nga Gjykata e Apelit, për njëanshmëri dhe mos respektim të procedurave dhe u rikthyer çështja për shqyrtim në shkallë të parë.

Lajme të lidhura

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë
Aktualitet

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia
Sport

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo
Breaking Views

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26
Para
“Qeveri e korruptuar”/ Balliu shpërthen ndaj Ballukut: Me një firmë i zhvat shqiptarët

“Qeveri e korruptuar”/ Balliu shpërthen ndaj Ballukut: Me një firmë i zhvat shqiptarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë
Aktualitet

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26

AMP ka dërguar në prokurori dy policë në Tiranë, pasi dyshohen për shpërdorim detyre. Hetimet kanë nisur pas një publikimi në mediat elektronike,...

Lexo më shumë
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26
Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion

Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion

19:46 - 13/05/26
Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku

Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku

19:04 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com