GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Afera e Llogarasë, Këlliçi: Rama e di mirë se nuk do ta shohë dot dritën në fundin e Tunelit të Belës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Afera e Llogarasë, Këlliçi: Rama e di mirë se nuk do ta shohë dot dritën në fundin e Tunelit të Belës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD, Belind Këlliçi hodhi akuza në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe zëvendësës së tij, Belinda Balluku, lidhur me skandalin e Tunelit të Llogarasë.

Në një dalje për mediat nga selia blu, Këlliçi tha se dyshja Rama-Balluku janë përgjegjëse edhe për zhdukjen e dy urave, si pjesë e ndërtimit të kësaj vepre infrastrukturore, duke shtuar se nga afera korruptive nuk dihet se ku kanë shkuar 75 milionë euro deri më tani.

“Le të tentojë ta shesë krahun e tij të djathtë Belinda Ballukun sa të dojë, le të çirret për mollë, dardha e fiq sa të dojë, Edi Rama e di mirë se nuk do ta shohë dot dritën në fundin e Tunelit të Belës”, u shpreh ndër të tjera  Këlliçi.

Deklarata

Këto ditë në media keni dëgjuar shumë të flitet për Tunelin e Llogarasë. Herë është etiketuar si Tuneli i Belës dhe herë si Tuneli i Palloshit.

Por ajo aferë është shembulli perfekt për t’ju thënë dhe një të vërtetë tjetër shumë të hidhur.

Sot në Republikën e Shqipërisë, ndërtuesi më i madh serial pa leje, është vetë shteti, është Edi Rama dora vetë.

Pak ditë më parë kam bërë publike lejen e ndërtimit e cila ishte zbardhur më datën 28 maj 2025. Ajo leje fakton nën dritën e diellit se plot 190 milionë euro investim në Tunelin e Llogarasë me paratë tuaja, janë i gjithi një ndërtim pa leje.

Por Edi Rama dhe Belinda Balluku nuk janë vetëm hajdutë serialë të parave publike, por tashmë janë kthyer edhe në prestigjatorë.

Kjo foto që po u tregoj është projekti i Tunelit të Llogarasë, të cilin e keni paguar me taksat tuaja, plot 7 milionë euro të tjera.

Ndërkohë në foton nr.1 dhe foton nr.2 mund të shihni fare qartë preventivat e kostos së ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, ku janë parashikuar edhe këto dy ura.

Siç e shihni, bazuar në projekt dhe preventiv do të duhej të kishim dhe dy ura panoramike në hyrje dhe dalje të tunelit, e meqenëse në gjuhën teknike këto janë “VEPRA ARTI”, ndërtimi i tyre e rriti me 25 milionë euro koston e ndërtimit.

25 milionë euro për ndërtimin e dy urave, të cilat në realitet nuk ekzistojnë.

Po, po, prestigjiatori, piktori dështak që kemi në krye të qeverisë, zhduku jo vetëm dhjetëra miliona euro në këtë aferë, por zhduku edhe 2 urat.

Pra që t’ua them më thjeshtë:

Edi Rama vendos të vjedhë 190 milionë euro duke u shitur shqiptarëve një ide të bukur me ura panoramike dhe rrugë të arta që na çojnë në Europë.

Për të arritur qëllimin hap procedurat tenderuese ku fiton oferta 50 milionë euro më e lartë.

Mesa duket oreksi vjen duke ngrënë dhe 50 milionë euro nuk mjaftuan dhe vendosin të zhdukin dhe 25 milionë euro të tjera, duke zhdukur ndërtimin e urave.

E gjitha kjo në dritë të diellit, e sidomos nën dritën e SPAK-ut.

Të gjitha këto fakte e dokumente, PDSH do t’ia përcjellë zyrtarisht SPAK-ut, pasi në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një shkelje të barazisë në tendera, por kemi të bëjmë me një aferë thellësisht korruptive, që deri tani PD ka faktuar se janë zhdukur të paktën 75 milionë euro.

Le të tentojë ta shesë krahun e tij të djathtë Belinda Ballukun sa të dojë, le të çirret për mollë, dardha e fiq sa të dojë, Edi Rama e di mirë se nuk do ta shohë dot dritën në fundin e Tunelit të Belës.

 

Etiketa: belaKelliciKryesore1Ramatunel

Lajme të lidhura

Mjeku në protestë: Rinia të marrë fatet e vendit, nuk duam të ngjisim kockat e shqiptarëve të dhunuar
Aktualitet

Mjeku në protestë: Rinia të marrë fatet e vendit, nuk duam të ngjisim kockat e shqiptarëve të dhunuar

12:23 - 23/10/26
Studentët i kërkojnë dorëheqjen! Rama ‘zhvesh’ 20 drejtorë të administratës, përfshirë Tatimet e Doganat
Aktualitet

Studentët i kërkojnë dorëheqjen! Rama ‘zhvesh’ 20 drejtorë të administratës, përfshirë Tatimet e Doganat

12:11 - 23/10/26
Mjekët dalin me një deklaratë të përbashkët nga protesta: Nuk mund të heshtim, Rama të japë dorëheqjen!
Aktualitet

Rama e akuzoi për trafik droge, studenti ia plas në sy: O pallosh, jam student mjekësie me mesatare 10

11:56 - 23/10/26
Para
Zbulohet rrjeta më e madhe e merimangave në botë në kufirin Shqipëri–Greqi

Zbulohet rrjeta më e madhe e merimangave në botë në kufirin Shqipëri–Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën
Opinion

Shqipëria nuk vuan nga protestat, por nga korrupsioni dhe pushteti i pakontrolluar

12:37 - 23/10/26

Nga Ditmir Bushati Kancelari gjerman Merz na tha një të vërtetë të thjeshtë, që rrëzon shumë prej dokrrave të hedhura...

Lexo më shumë
Mjeku në protestë: Rinia të marrë fatet e vendit, nuk duam të ngjisim kockat e shqiptarëve të dhunuar

Mjeku në protestë: Rinia të marrë fatet e vendit, nuk duam të ngjisim kockat e shqiptarëve të dhunuar

12:23 - 23/10/26
Studentët i kërkojnë dorëheqjen! Rama ‘zhvesh’ 20 drejtorë të administratës, përfshirë Tatimet e Doganat

Studentët i kërkojnë dorëheqjen! Rama ‘zhvesh’ 20 drejtorë të administratës, përfshirë Tatimet e Doganat

12:11 - 23/10/26
Mjekët dalin me një deklaratë të përbashkët nga protesta: Nuk mund të heshtim, Rama të japë dorëheqjen!

Rama e akuzoi për trafik droge, studenti ia plas në sy: O pallosh, jam student mjekësie me mesatare 10

11:56 - 23/10/26
Mjekët dalin me një deklaratë të përbashkët nga protesta: Nuk mund të heshtim, Rama të japë dorëheqjen!

Mjekët dalin me një deklaratë të përbashkët nga protesta: Nuk mund të heshtim, Rama të japë dorëheqjen!

11:49 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com