GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Thirrja ndaj presidentit Begaj, Pano: Mos e dekreto ligjin që po shkatërron familjen shqiptare

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Mos votoni kundër fëmijëve”/ Protestë kundër projektligjit për barazinë gjinore para Kuvendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës i ka bërë një thirrje publike Presidentit të Republikës që të mos dekretojë ligjin për barazinë gjinore, të miratuar së fundmi në Parlament me 77 vota. Në fjalën e tij për media, pastori Akil Pano e ka cilësuar këtë ligj si “antifamilje”, “antiliri” dhe “anti-Zot”, duke paraqitur një listë me 30 arsye pse kreu i shtetit duhet ta kthejë mbrapsht.

Në deklaratën për mediat, koalicioni argumentoi se ligji në fjalë cënon rëndë Kushtetutën, familjen si themel i shoqërisë dhe të drejtën natyrore të shqiptarëve. Sipas tyre, ky ligj nuk është një përafrim me Bashkimin Europian, por një largim, duke theksuar se 21 vende anëtare të BE-së e kanë refuzuar këtë model. Ata pretendojnë se ligji synon promovimin e një “ideologjie të huaj” që cënon drejtpërdrejt sovranitetin kombëtar dhe shkel rendin kushtetues.

Ndër shqetësimet kryesore të artikuluara ishte se ligji imponon kuota të detyruara gjinore të bazuara jo në gjini, por në ideologji, si në institucionet publike ashtu edhe ato private. Kjo, sipas koalicionit, zëvendëson meritën me ideologjinë dhe i kthen institucionet në “zyra propagande ideologjike”. U përmend gjithashtu rreziku i vendosjes së censurës mbi fenë, lirinë e ndërgjegjes dhe lirinë e fjalës, si dhe përmbysja e parimit të drejtësisë duke i vendosur barrën e provës të akuzuarit.

Akil Pano: Kaloi nga mazhoranca në parlamentin e Shqipërisë me 77 vota, ligji për barazinë gjinore. Presidenti është hallka e fundit, i cili institucionalisht ka të drejtë të mos dekretojë këtë ligj. Pra, sjellim përpara tryezës presidenciale një kauzë, kauzën e familjes, kauzën e Shqipërisë. President, mos dekreto ligjin antifamilje, anti liri, anti Zot, ligjin për censurën, ligjin për dehumanizimin e shqiptarëve, ligjin i cili do të indoktrinojë fëmijët shqiptarë nëpërmjet ideologjisë gjinore në shkolla. Më lejoni që të lexoj shkurtimisht përmbajtjen e kërkesës tonë si Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës për mosdekretimin e ligjit për barazinë gjinore.

I nderuar president, me anë të këtij dokumenti, Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës paraqet përpara jush sot kërkesën për mosdekretimin e ligjit që cënon kushtetutën, familjen, të drejtën natyrore të shqiptarëve, të miratuar në kuvend në datën 6 nëntor të vitit 2025. Ky ligj në formën që ka synon promovimin e një ideologjie të huaj të caktuar që cënon në mënyrë të drejtpërdrejtë sovranitetin e vendit. Shkel rendin kushtetues, parimin e lirisë së ndërgjegjes, lirinë e shprehjes dhe identitetin biologjik e natyror të njeriut. Ja ku janë 30 arsyet përse ligji për barazinë gjinore nuk duhet të bëhet kurrë ligji i shqiptarëve dhe ligj në Shqipëri.

Së pari, sepse bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, sepse nuk është përafrim, por largim nga Bashkimi Europian. Kurrë nuk ka qenë një kërkesë e Bashkimit Europian miratimi i këtij ligji nga Parlamenti i Shqipërisë. Sepse 21 shtete të Bashkimit Europian e kanë refuzuar këtë model. Sepse dhe gjykatat më të larta perëndimore kanë refuzuar këtë ideologji. Sepse ligji rrezikon raportin e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është shumë e rëndësishme për ta theksuar. Sepse cënon familjen, themelin e shoqërisë. Sepse cënon të drejtën natyrore të prindërve. Sepse imponon kuota të detyruara gjinore jo mbi gjini, por mbi ideologji, mbi institucionet publike dhe private. Sepse zëvendëson meritën me ideologjinë.

Sepse i kthen institucionet publike në zyra propagande ideologjike. Sepse bie ndesh me Kodin e Familjes, Kodin Civil dhe kodet e tjera në Republikën e Shqipërisë. Sepse cënon lirinë e shprehjes dhe të medias. Sepse vendos censurë mbi fenë, mbi lirinë e ndërgjegjes dhe mbi lirinë e fjalës. Sepse përmbys parimin e drejtësisë, duke vendosur barrën e provës tek i akuzuari. Sepse shkatërron arsimin dhe edukimin shkencor. Sepse kthen universitetet në qendra propagande. Sepse shkatërron drejtësinë. Sepse shkatërron drejtësinë në sporte. Sepse rrezikon shëndetin dhe sistemin shëndetësor në Shqipëri. Sepse përmbys rendin moral dhe kulturor shqiptar. Sepse krijon kaos social, ligjor dhe institucional. Sepse vendos një standard të rrezikshëm për censurën shtetërore. Sepse krijon ndarje artificiale të imponuar në shoqëri.

 

Etiketa: BegajfamiljePano

Lajme të lidhura

Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Aktualitet

Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat

11:27 - 22/10/26
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit
Aktualitet

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit

11:15 - 22/10/26
Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve: Qeveria shqiptare të ndalë dhunën
Aktualitet

Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve: Qeveria shqiptare të ndalë dhunën

10:55 - 22/10/26
Para
Tre vrasje në një ditë, Ministrja Albana Koçiu flet “përçart”: Nuk janë vrasje mafioze

Tre vrasje në një ditë, Ministrja Albana Koçiu flet “përçart”: Nuk janë vrasje mafioze

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Aktualitet

Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat

11:27 - 22/10/26

Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës së Shqipërisë. “Çfarë do...

Lexo më shumë
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit

11:15 - 22/10/26
Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve: Qeveria shqiptare të ndalë dhunën

Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve: Qeveria shqiptare të ndalë dhunën

10:55 - 22/10/26
Bllokim foltoreje dhe goditje e tavolinave nga deputetët e PD, socialistët votojnë me shpejtësi ligjet

Bllokim foltoreje dhe goditje e tavolinave nga deputetët e PD, socialistët votojnë me shpejtësi ligjet

10:49 - 22/10/26
Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, Rama të dorëhiqet menjëherë

Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, Rama të dorëhiqet menjëherë

10:35 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com