GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vëllezërit Devolli nga Kosova blejnë kompaninë “Tring” dhe “Digitalb”, monopol i ri në tregun shqiptar

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Vëllezërit Devolli nga Kosova blejnë kompaninë “Tring” dhe “Digitalb”, monopol i ri në tregun shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vëllezërit Devolli janë kthyer në një nga grupet më të fuqishme të biznesit në Ballkan, dhe hyrja e tyre në tregun mediatik shqiptar është një hap që rrezikon pluralizmin dhe konkurrencën e ndershme. Ata kanë blerë 100% të kompanisë TRING dhe 65% të aksioneve të DIGITALB-it, duke krijuar një supermonopol që do të kontrollojë pothuajse të gjithë shpërndarjen televizive dhe platformat digjitale. Në praktikë, Devollët do të kenë në duar të gjitha të drejtat sportive, reklamat televizive dhe platforma të tjera digjitale, duke i dhënë fuqinë për të kontrolluar jo vetëm tregun ekonomik, por edhe informacionin dhe perceptimin publik.

Në Kosovë, Blerim dhe Shkëlqim Devolli janë shembulli më i qartë i pasurimit të shpejtë përmes lidhjeve politike dhe manipulimit të tregut. Në pak vite, ata u shndërruan në pronarë të dhjetra bizneseve strategjike, duke përfshirë M&Sillosi, Qumështorja VITA, Princ Caffe, Comodita Doppio, Tango Juice, Birra Peja, Z-Mobile, Qendra e Homologimit, Terminalet Doganore në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë, dhe thuhet se edhe Klan Kosova ndodhet nën ndikimin e tyre. Në vend që të shpikin teknologji, ata shpikën mënyrën më efikase për të përvetësuar ekonominë, duke përdorur kapjen e shtetit dhe lidhjet me politikanët më të fuqishëm. Devollët nuk janë Bill Gates apo Steve Jobs të Ballkanit; ata janë simbol i kapjes së ekonomisë dhe transformimit të shtetit në vegël të monopolit të tyre.

Devollët janë përfshirë në të gjitha segmentet e ekonomisë, duke filluar nga bujqësia dhe prodhimi ushqimor, deri te energjia, transporti, doganat dhe tani mediat. Ata kanë krijuar një rrjet të përqendruar që nuk lejon konkurrencë të ndershme dhe e ka bërë të pamundur për prodhuesit vendorë të përballojnë tregun. Importi masiv i grurit nga Serbia dhe Rusia ka shkatërruar bujqësinë vendore. Çmimi i grurit sillet nga 13 deri në 15 centë, dhe asnjë fermer nuk mund të mbulojë shpenzimet e prodhimit. Autostrada e Kombit është kthyer në autostradën e krundeve serbe, ndërsa qytetarët shqiptarë dhe kosovarë konsumojnë produkte të cilësisë së dobët, që rrezikojnë shëndetin e fëmijëve.

Në bisedat e famshme “Pronto” duket qartë se Devollët kanë fuqinë mbi politikanët. Adem Grabovci i drejtohet Shkëlqim Devollit me një servilizëm të hapur, ndërsa Devolli i përgjigjet si shef e shef. Për analistët, ky është shembulli më i qartë se biznesi është bërë shefi i politikës dhe politika vegël e biznesit. Devollët nuk janë thjesht përfitues të tenderave; ata janë pjesë e skemës që prodhon dhe ruan kapjen e shtetit dhe kontrollin e çdo aktiviteti ekonomik dhe publik.

Rasti i Z-Mobile është shembull tipik i ndikimit të Devollëve në tregun telekomunikacionit. Tenderi u kurdis, dhe humbësi ishte Telekomi i Kosovës me humbje milionëshe. Terminalet doganore dhe nënkontraktimet tregojnë se Devollët kanë pushtetin për të kontrolluar tregun dhe qarkullimin e mallrave. Privatizimi i doganave nuk është thjesht privatizim ekonomik; është privatizim i një pjese të shtetit dhe i kontrollit mbi qytetarët.

Devollët kanë krijuar monopole edhe në tregun e qumështit dhe të miellit. Fermerët nuk kanë më mundësi të shesin produktet e tyre, ata janë të detyruar të përdorin produktet e Devollëve ose të mos shesin fare. Fabrikat e qumështit dhe të miellit nuk punojnë më me gjysëm kapaciteti, importet dhe kontratat e Devollëve i kanë bërë prodhuesit vendorë të papërfitueshëm. Përveçse Devollët kontrollojnë të gjitha kontratat e mëdha me shtetin, duke përfshirë terminalet doganore, privatizimin e energjisë dhe nënkontraktimet e mëdha në transport dhe ndërtim, ata kanë kontroll edhe mbi tregun e patundshmërive. Ata nuk figurojnë si tatimpaguesit më të mëdhenj, sepse kompanitë, qendrat dhe degët e tyre janë të regjistruara në Maltë dhe Panama, duke shmangur transparencën fiskale.

Hyrja e Devollëve në tregun mediatik është faza më e rrezikshme e zgjerimit të tyre. Ata kanë blerë TRING dhe shumicën e DIGITALB-it, duke marrë në dorë kontrollin mbi lajmet dhe informacionin publik. Nëse kontrollon ekranin, kontrollon lajmin dhe nëse kontrollon lajmin, kontrollon perceptimin publik. Kjo është një përqendrim fuqie që nuk ka precedent në Shqipëri dhe Kosovë.

Autoritetet e konkurrencës dhe institucionet publike nuk kanë reaguar ende për këtë përqendrim të fuqisë. Shumë shpejt, qytetarët shqiptarë dhe kosovarë do të jenë nën ndikimin e një grupi të vetëm, një perandorie ekonomike dhe mediatike që po kontrollon çdo aspekt të jetës së tyre. Devollët janë shembulli më i qartë i mënyrës se si kapitali dhe politika bashkohen për të shkatërruar konkurrencën dhe për të monopolizuar ekonominë dhe informacionin. Pas miellit, qumështit dhe kafes, tani në duart e Devollëve po hyn edhe e vërteta, dhe çdo qytetar që nuk e kupton këtë është pjesë e lojës së monopolit.

Ky është një rast ku shqetësimi nuk është vetëm ekonomik, por edhe politik dhe social. Devollët janë kthyer në simbol të kontrollit të gjithanshëm, dhe një paralajmërim për shtetet e rajonit se monopoli dhe kapja e shtetit mund të jenë më të rrezikshme se çdo krizë ekonomike./Timoni.al

Etiketa: DevollidigitalbbTring

Lajme të lidhura

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo
Aktualitet

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

13:33 - 27/06/26
Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!
Aktualitet

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

13:18 - 27/06/26
‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi
Aktualitet

‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

13:09 - 27/06/26
Para
Lumë korrupsioni, pas Shirokës, Paqsor Buzi merr edhe Kirin, tenderi i Nikolin Prendit 1.1 miliard lekë

Lumë korrupsioni, pas Shirokës, Paqsor Buzi merr edhe Kirin, tenderi i Nikolin Prendit 1.1 miliard lekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacion në 9 vende/ Arrestohen 288 persona, kapen 850 kg drogë
Botë

“Në Evropë veprojnë 731 grupe kriminale”, raporti i Europol: Mafia ka pushtuar bizneset

14:44 - 27/06/26

Krimi i organizuar në Bashkimin Evropian vazhdon të mbetet një kërcënim serioz, duke u përshtatur vazhdimisht me kushtet e reja...

Lexo më shumë
FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

14:12 - 27/06/26
Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

Armëpushimi në rrezik! Irani i përgjigjet sulmeve amerikane, Vance paralajmëron: Dhuna do të përballet me dhunë

13:48 - 27/06/26
A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

13:33 - 27/06/26
Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

13:18 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet