GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nuk paguante këstet e makinës luksoze/ Denoncohet shqiptari në Trieste, i sekuestrohet Maserati

20:43 - 12/11/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Nuk paguante këstet e makinës luksoze/ Denoncohet shqiptari në Trieste, i sekuestrohet Maserati
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shqiptar 38-vjeçar, banues në Trieste, është denoncuar nga Policia e Shtetit italian për veprën penale të përvetësimit të padrejtë, pasi nuk kishte paguar kontratën e leasing-ut për një Maserati Ghibli GT me vlerë mbi 90 mijë euro.

Operacioni u zhvillua nga agjentët e Komisariatit Polo-San Sabba, të cilët pas një hetimi disa-javor arritën të lokalizonin makinën luksoze të fshehur në një rrugë të mbyllur të qytetit.

Sipas raportit të policisë, hetimi filloi pas një denoncimi të bërë nga kompania pronare e automjetit, pasi 38-vjeçari nuk kishte respektuar detyrimet kontraktuale dhe kishte krijuar një borxh prej rreth 50 mijë euro.

Pavarësisht njoftimeve dhe kërkesave të përsëritura për kthimin e mjetit, ai refuzoi ta dorëzonte, duke e mbajtur pa asnjë të drejtë ligjore.

Duke marrë parasysh rrezikun që automjeti, duke qenë në zonën kufitare të Triestes, të mund të transportohej jashtë Italisë, Prokuroria e Triestes lëshoi më 9 tetor 2025 një urdhër sekuestrimi dhe rikthimi të menjëhershëm të automjetit, bashkë me çelësat dhe dokumentet e qarkullimit.

Pas kërkimeve të vazhdueshme, më 17 tetor, agjentët lokalizuan Maseratin, e cila ishte parkur në një zonë të izoluar dhe e fshehur pas automjeteve të tjera.

Gjatë ndërhyrjes, policia gjeti edhe çelësat e makinës, dokumentet dhe disa aksesorë me logon e Maserati-t.

Automjeti u ç’sekuestrua dhe iu kthye përfaqësuesit të kompanisë pronare, me urdhër të Prokurorit të çështjes.

Ndërkohë, 38-vjeçari është denoncuar për përvetësim të padrejtë, ndërsa procedura gjyqësore ndodhet ende në fazën paraprake.

gijotina.com/

Etiketa: maseratisekuestro

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Para
NASA shtyn lëshimin e raketës New Glenn për shkak të stuhisë diellore

NASA shtyn lëshimin e raketës New Glenn për shkak të stuhisë diellore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com