GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ura e Zogut”/ Premtimi i pambajtur i Ramës dhe rreziku për t’u shembur

21:15 - 12/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ura e Zogut”/ Premtimi i pambajtur i Ramës dhe rreziku për t’u shembur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ky është fati i “Urës së Zogut” apo “Urës me Harqe” në lumin Mat, e cila prej vitesh është braktisur dhe rrezikon të shembet dita-ditës. Pavarësisht alarmit të ngritur vazhdimisht, kryesisht nga ekspertët, nuk ka ndërhyrje reale dhe konkrete për ruajtjen e saj, duke dëshmuar neglizhencen dhe që kemi me historinë tonë.

E përuruar më 26 maj të vitit 1927, “Ura e Zogut” ka një rëndësi të veçantë: ajo konsiderohet si një nga veprat e para inxhinierike të këtyre përmasave, ndërtuar në vitet e para të shtetit shqiptar. Projektuar nga inxhinieri zviceran Erwin Schnitter dhe zbatuar nga Gjovalin Gjadri, ajo shërbeu si arteria kryesore kombëtare, duke lidhur Jugun me Veriun e vendit në një kohë kur lidhja mes qyteteve ishte e vështirë.

Sot, kjo trashëgimi është në rrezik. Paulin Zefi, historian në Lezhë, vazhdimisht ngre alarmin për vlerën e rrallë që po humbet.

Sipas studimit të tij, “Ura e Zogut është në gjendje kritike, me rrezik për degradim të mëtejshëm ose shkatërrim të plotë të segmentit verior, nëse nuk ndërmerren punime restaurimi me kohë.”

Për Zefin, shpëtimi i vetëm është ndërhyrja e menjëhershme. Kjo do të kërkonte hartimin dhe zbatimin e një projekti të ngjashëm me ndërhyrjen e implementuar në vitin 2024, e cila shpëtoi dy harqet veriore nga shembja e plotë. Një tjetër zë alarmues vjen nga historiani dhe deputeti Erald Kapri, i cili thekson nevojën e ndërgjegjësimit të institucioneve qeveritare për mbrojtjen e monumenteve të kulturës.

Studuesi Paulin Zefi thekson se ky monument nuk duhet parë vetëm si një strukturë inxhinierike, por edhe si një dëshmi historike që lidh të kaluarën me të tashmen, duke treguar vizionin që do të kishte Shqipëria pa instalimin e komunizmit. Edhe pasuesi i Familjes Mbretërore, Princ Leka, e ka vizituar objektin, duke e cilësuar atë si simbol të trashëgimisë.

Megjithatë, alarmi nuk është vetëm kombëtar, por edhe ndërkombëtar: “Ura e Zogut” listohet si një ndër shtatë sitet evropiane në rrezik nga organizata prestigjioze “Europa Nostra”. Kjo arritje erdhi falë angazhimit komunitar të aktivistëve dhe 3700 qytetarëve të Kurbinit, të cilët firmosën për veprim konkret që në janar të vitit 2021.

Pas dekadave neglizhencë, ndërhyrjeve të pjesshme në 2010 për përforcimin e saj, dhe vjedhjes sistematike të elementeve metalike të saj për skrap, në qershor të këtij viti, nisi ndërhyrja emergjente e pjesshme për shpëtimin e urës me një fond prej 46 milion lekësh, ku filloi puna për ngritjen dhe përforcimin e këmbës së fundosur të urës, e më pas për restaurimin e plotë. Megjithatë, sot, kantieri është i lënë në harresë dhe ura ndodhet në ditët e fundit të jetës së saj.

Edhe pse Kryeministri Edi Rama, në 2023, premtoi publikisht restaurimin e këtij monumenti dhe “rilindjen” e tij, puna reale ende nuk ka nisur. Ministria e Kulturës vijon të mos ndërhyjë, duke e lënë të shkatërrohet plotësisht kjo vepër e rrallë, pavarësisht thirrjeve nga brenda dhe jashtë Shqipërisë.

/Denada Jushi – ACQJ

Lajme të lidhura

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’
Botë

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Botë

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
Para
Qeveria vendos afat 72 orë për raportimin e dyshimeve për pastrim parash

Qeveria vendos afat 72 orë për raportimin e dyshimeve për pastrim parash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com