GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dokumenti/ Nënkryetari i Bashkisë Blendi Sulaj shkeli lejen e viles me pishinë, por ASHK e çertifikoi

22:00 - 13/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Dokumenti/ Nënkryetari i Bashkisë Blendi Sulaj shkeli lejen e viles me pishinë, por ASHK e çertifikoi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas disa dokumenteve, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj,  akuzohet se ka ndërtuar përtej lejes ndërtimore në zonën e Mjull Bathores.

Investigimi/ Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës shkel lejen e

Planvendosja e miratuarSipas dokumenteve thuhet se banesa është ndërtuar duke devijuar nga kushtet e lejes së miratuar dhe jashtë kufijve të pronës së regjistruar në kadastër.

Objekti ndodhet në rrugën “Ramazan Bregu”, Mjull Bathore, njësia strukturore FA/2 Tiranë në pronësi të Blendi Sulajt dhe me zhvillues po Blendi Sulajn dhe subjekt ndërtues shoqëria “Ndërtim Projektim Alliu Sh.P.K.”

Sipas dokumenteve të mbërritura në CNA, detajet në lidhje me devijimet nga leja e ndërtimit janë bërë në pjesët e renditura si më poshtë.

Devijimi 1

Në zonën jugore të truallit, muri rrethues është ndërtuar përtej kufijve të pronës së regjistruar në kadastër. Si rrjedhojë, ky devijim sjell ndërtim pa leje, shkelje të kufijve të pronës, mospërputhje me koordinatat e kufirit kadastral dhe cenim të distancave të detyrueshme sipas lejes së miratuar.

Devijimi 2

Pishina e jashtme është e ndërtuar pjesërisht jashtë pronës. Pishina e realizuar në pjesën jugore është ndërtuar pjesërisht jashtë kufijve ligjorë të truallit, duke krijuar shkelje të sipërfaqes private të palëve të tjera dhe uzurpim të saj. Njëkohësisht pishina nuk është realizuar sipas projektit të miratuar. Ndërtimi i saj konsiston në ndërtim pa leje dhe jashtë kufirit të pronës, nuk përputhet me planin e pishinës dhe sistemimit të miratuar.

Devijimi 3

Muri rrethues në pjesën perëndimore shkelje të trupit të rrugës të miratuar nga Bashkia e Tiranës

Sipas dokumenteve të siguruara nga CNA, nënvizohet se në pjesën perëndimore, muri rrethues ka shkelur hapësirën publike të rrugës sipas planit të miratuar pranë Drejtorisë së GIS-Kadastrës, Bashkia Tiranë, duke rezultuar në ndërtim pa leje jashtë kushteve të miratuara të lejes së ndërtimit dhe duke uzurpuar hapësirën publike. Gjithashtu, në lejen e miratuar janë parashikuar portat e aksesit në murin rrethues sipas plan-sistemimit të miratuar, por të cilat nuk janë respektuar.

Në këtë rast kemi ndërtim pa leje, shkelje të vijës së ndërtimit dhe shkelje të distancave të miratuara nga trupi i rrugës në lejen e miratuar dhe zënie e shfrytëzim të hapësirave të parashikuara për qarkullim publik.

Investigimi/ Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës shkel lejen e
Plansistemi dhe muri rrethues sipas lejes së ndërtimit të miratuar
Investigimi/ Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës shkel lejen e
Baza grafike për situatën e shkeljes së lejes së ndërtimit dhe ndërtimet pa leje

Devijimi 4

Muri rrethues nuk ka respektuar formën e miratuar dhe ka ndryshime në lartësi dhe material.

Muri perimetral është realizuar si mur i lartë dhe i mbyllur (me bllok/muraturë), ndërkohë që leja e miratuar parashikon: kangjella metalike, lartësi të reduktuar, transparencë vizuale. Ky ndryshim përbën devijim të dukshëm nga leja e ndërtimit.

 

 

Investigimi/ Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës shkel lejen e
Muri rrethues i miratuar në projektin e lejes
Investigimi/ Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës shkel lejen e
Muri rrethues i ndërtuar pa leje dhe në shkelje të kushteve të lejes

Plani i sistemimit ka shkelje të lejes së miratuar

Elementët e sistemimit (shëtitore, shkallë, rampa, gjelbërim, ndarje në nivelet e terrenit) nuk përputhen me planin e miratuar, duke sjellë ndërtim pa leje, ndryshim të kuotave të terrenit, modifikim të formës së oborrit dhe hapësirave funksionale.

 

 

Investigimi/ Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës shkel lejen e
Plani i sistemimit të lejes së miratuar
Investigimi/ Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës shkel lejen e
Sistemimet e kryera në shkelje të kushteve të lejes

Kati përdhe, ndërtim jashtë lejes

Në katin përdhe janë realizuar punime, të cilat nuk figurojnë në projektin e miratuar, pasi një pjesë e sipërfaqes së tij është lënë e zbuluar dhe nuk është sipas projektit të miratuar.

Edhe këtu kemi të bëjmë me ndërtim pa leje, devijim nga projekti i miratuar dhe ndryshim të formës, funksionit dhe organizimit të objektit jashtë lejes së miratuar.

Investigimi/ Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës shkel lejen e
Kati përdhe sipas lejes së miratuar, i cili është i mbyllur me muraturë në gjithë sipërfaqen e tij
Investigimi/ Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës shkel lejen e
Kati përdhe i ndërtuar në shkelje të kushteve të lejes, duke mbetur i hapur pa muraturë

Ndryshime në fasadë

Fasadat e objektit kanë ndryshuar nga projekti i miratuar, përfshirë modifikimin e hapjeve të dritareve dhe ndryshimin e plotë të fasadave të katit përdhe, ndryshim të rifiniturave, materiale fasadë, ndryshim të ngjyrës.

Të gjitha këto fakte tregojnë shkeljet e kryera nga Blendi Sulaj, i cili ka ndërtuar objektin e tij duke shkelur kufirin e lejes së ndërtimit duke abuzuar dhe duke zaptuar hapësirat publike.

Investigimi/ Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës shkel lejen e
Fasadat e objektit sipas lejes së miratuar
Investigimi/ Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës shkel lejen e
Fasadat e objektit në shkelje të lejes së ndërtimit

Pas  fakteve që kanë mbërritur në CNA, readaksia raporton kanë pyetur edhe zotin Blendi Sulaj. Në reagimin për CNA, zoti Sulaj u shpreh se:

“Unë s’kam asnjë koment për këtë. Kam marrë certifikatë pronësie, leje ndërtimi dhe të gjitha që kur u ndërtua në vitin 2019. Për çfarëdolloj rasti dhe çfarëdolloj gjëje që të kenë të gjithë njerëzit të futen dhe të bëjnë kontrollet për mua, të vijnë, t’i shikojnë e t’i bëjnë në çfarëdolloj momenti. Jam i qetë për këtë gjë. Pra, unë kam certifikatë pronësie, kam rreshtat e objekteve e të gjitha të tjerat. Në të gjitha rastet kushdo që të ketë nevojë për verifikim në lidhje me mua të vijnë ta bëjnë kur të jetë. Unë vij nga fusha e biznesit, nuk kam marrë ndonjë leje ndërtimi në emër të kompanisë. Ajo që thoni ju është 150 metra ndërtim, të vijnë t’i vënë metrin dhe nëse ka një metër më shumë se kaq të vijnë të bëjnë çfarë të duan, kushdo. Jam shumë i kujdesshëm në këto gjëra. Është bërë që në vitin 2019, ka mbaruar në vitin 2021, kështu që janë 5 vite më parë”.

Ndërkohë që zoti Sulaj pretendon se nuk ka bërë shkelje ne kemi këtë raport që tregon shkeljet që janë kryer të cilat i kemi renditur më lart.

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Elbasan/ Banorët gjejnë trupin pa jetë të një gruaje në lumin Shkumbin

Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com