GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

21 Janari/ SPAK: Dërguam dy urdhër-thirrje për Berishën, zarfet u kthyen mbrapsht. Kreu i PD: Mashtrim

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk ka as sot një vendim për dosjen “Partizani”, shtyhet përsëri gjyqi për Berishën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka sqaruar sot se i ka dërguar dy urdhër-thirrje kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, në lidhje me hetimet për ngjarjet e 21 Janarit 2011, ku katër protestues u vranë. Ky njoftim zyrtar vjen pasi Berisha mohoi se kishte marrë ndonjë fletëthirrje për këtë çështje.

SPAK detajoi rrugën e urdhër-thirrjeve, duke thënë se: thirrja e parë u dërgua më 3 Nëntor 2025 në adresën e banesës, por u kthye mbrapsht me shënimin se rojet ishin autorizuar të mos merrnin asnjë zarf. Pas këtij konstatimi, Prokuroria dërgoi thirrjen e dytë më 7 Nëntor 2025 në tre destinacione: banesë, Partinë Demokratike dhe Kuvend. Megjithatë, më 9 Nëntor u refuzua marrja e zarfit në banesë, ndërsa më 12 Nëntor, stafi politik i grupit parlamentar të PD-së refuzoi marrjen në dorëzim të njoftimit në Kuvend.

SPAK sqaroi gjithashtu se njoftimi ishte dërguar edhe në adresën zyrtare të e-mail-it të Kuvendit më 10 Nëntor 2025, ndërsa theksoi se do të vijojë zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur.

I pyetur nga gazetarët mbi njoftimin e SPAK-ut gjatë një konfernce për mediat, Sali Berisha reagoi me tone të ashpra, duke i quajtur pretendimet e Prokurorisë një gënjeshtër absolute. kreu i PD mohoi kategorikisht se rojet e tij kanë refuzuar marrjen e dokumenteve, duke theksuar se këta janë njerëz të përgjegjshëm që i kanë dorëzuar çdo lloj dokumenti. Duke akuzuar SPAK-un si agjenci mashtrimi, Berisha u bëri thirrje gazetarëve të bëjnë bllok numrit të tyre sepse dezinformojnë. Ai gjithashtu mohoi marrjen e e-mail-it, duke thënë se nuk përdor e-mail në parlament dhe duke vënë në dyshim procedurat e komunikimit ligjor.

Etiketa: PDSali BerishaSpak

Lajme të lidhura

AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi
Aktualitet

AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi

18:44 - 27/07/26
PS kërkon 60 ditë përjashtim për Agron Shehajn, ja kur do të mblidhet Sekretariati i Etikës për vendimin
Aktualitet

PS kërkon 60 ditë përjashtim për Agron Shehajn, ja kur do të mblidhet Sekretariati i Etikës për vendimin

17:41 - 27/07/26
Protestuesit u zënë pritë deputetëve jashtë Kuvendit pas seancës, tentojnë t’i gjuajnë me vezë
Breaking Views

Protestuesit u zënë pritë deputetëve jashtë Kuvendit pas seancës, tentojnë t’i gjuajnë me vezë

17:11 - 27/07/26
Para
Muli i Gjirokastrës i jep “Urani Rumbon” Ferdinand Çaushit, vjedhje 735 MLN lekëshe pasi dha pëlqimin Blendi Gonxhe

Muli i Gjirokastrës i jep “Urani Rumbon” Ferdinand Çaushit, vjedhje 735 MLN lekëshe pasi dha pëlqimin Blendi Gonxhe

Discussion about this post

TË FUNDIT

AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi
Aktualitet

AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi

18:44 - 27/07/26

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar në lidhje me episodin e përplasjes fizike të regjistruar këtë të hënë...

Lexo më shumë
Manchester City, klubi që përfiton më shumë nga Botërori: Merr mbi 4 milionë euro nga FIFA

Manchester City, klubi që përfiton më shumë nga Botërori: Merr mbi 4 milionë euro nga FIFA

18:08 - 27/07/26
PS kërkon 60 ditë përjashtim për Agron Shehajn, ja kur do të mblidhet Sekretariati i Etikës për vendimin

PS kërkon 60 ditë përjashtim për Agron Shehajn, ja kur do të mblidhet Sekretariati i Etikës për vendimin

17:41 - 27/07/26
Protestuesit u zënë pritë deputetëve jashtë Kuvendit pas seancës, tentojnë t’i gjuajnë me vezë

Protestuesit u zënë pritë deputetëve jashtë Kuvendit pas seancës, tentojnë t’i gjuajnë me vezë

17:11 - 27/07/26
Komiteti i Helsinkit reagon pas shoqërimit brutal të protestuesve: Do të ndjekim rrugën institucionale për çdo rast

Komiteti i Helsinkit reagon pas shoqërimit brutal të protestuesve: Do të ndjekim rrugën institucionale për çdo rast

17:01 - 27/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com