GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ngjarja në Shkodër/ Policia jep detaje: Arrestohen dy vëllezërit në Malësi të Madhe, në kërkim nipi. Si nisi sherri…

12:45 - 16/11/25
në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
(EMRAT Atentati në Shkodër/ Zbardhet dinamika arrestohen 2 autorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 42-vjeçar, i identifikuar si Edison Tirana, ka shpëtuar nga një atentat i rëndë mbrëmjen e së shtunës, teksa automjeti i tij u qëllua disa herë me armë zjarri pranë rrethrrotullimit të Koplikut, në aksin Shkodër–Han i Hotit.

Sipas burimeve hetimore, gjithçka ka nisur më herët gjatë ditës në doganën e Hanit të Hotit, ku palët u përplasën verbalisht e fizikisht për motive të dobëta. Përplasja ka vijuar edhe në rrugë, me parakalime të njëpasnjëshme dhe sjellje agresive, derisa situata ka degraduar në përdorimin e armëve.

Teksa po largohej drejt Shkodrës, Edison Tirana u qëllua në drejtim të automjetit të tij.

Fatmirësisht plumbat nuk kapën 42-vjeçarin, por në tentativë për të shpëtuar, ai humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën e një karburanti, duke dëmtuar rëndë automjetin.

Pas këtij momenti bëhet me dije se nën kërcënimin e armës 3 personat e tjerë e kanë dhunuar edhe fiziklisht 42-vjeçarin e më pas janë larguar.

Edison Tirana ka mbërritur Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër me dëmtime në kokë dhe trup, të shkaktuara nga goditje me sende të forta.

Sapo është njohur me ngjarjen policia e shkodrës ka ngritur edhe një grup hetimor, i cili aps dëshmive të marra nga personi i plagosur dhe verifikimit të kamerave të sigurisë ka identifikaur personat e përfshirë në këtë ngjarje duke lëshaur 3 urdhër arresti.

Dy vëllezërit Gjovalin Gjekaj 63 vjeç dhe Pëllumb Gjekaj 51 vjeç u arrestuan pak orë më pas, ndërsa në kërkim është shpallur në 34-vjeçar me inicialet K. Gj.

Gjatë kontrollit në banesë atyre iu është gjetur një armë zjarri tip pistoletë, e cila është sekuestruar bashkë me 4 automjetet që dyshiohet se janë përdorur në këtë ngajrje.

Ndërkohë gjatë këqyrjes së automjetit të  42-vjeçarit Tirana hetuesit gjetën pesë predha kallashnikovi në pjesën e pasme të tij. Një tregues që kjo ngajrje mund të kishte përfunduar me pasoja shumë më të rënda.

Deri tani, motivet e sakta të ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa policia po verifikon nëse sulmi lidhet drejtpërdrejt me konfliktin e ndodhur më herët në doganë, apo ka të tjera përplasja mes tyre ka të tjera arsye.

Njoftimi i Policisë

Malësi e Madhe/ Kanosën me armë zjarri pistoletë dhe goditën me sende të forta një 42-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga dy vëllezër dhe shpallet në kërkim një 34-vjeçar.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, si dhe 4 automjete.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër, të mbështetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në aksin rrugor “Koplik – Shkodër” një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, organizuan punën për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit Gj. Gj., 63 vjeç, dhe P. Gj., 51 vjeç, banues në fshatin Bajzë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi K. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Bajzë.

Nga hetimet dyshohet se këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme të automjetit dhe pas ndalimit në afërsi të rrethrrotullimit në hyrje të qytetit të Koplikut, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime shtetasit E. T.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lajme të lidhura

PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit
Aktualitet

PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

17:40 - 15/12/25
Dosja Sky ECC/ Pas goditjes në Mal të Zi, Rraja–Sefa flasin për arrestimet: “Neve s’kanë ç’na bëjnë”
Aktualitet

Dosja Sky ECC/ Pas goditjes në Mal të Zi, Rraja–Sefa flasin për arrestimet: “Neve s’kanë ç’na bëjnë”

17:28 - 15/12/25
Tensione para Kryeministrisë/ Lapaj përplaset me policinë: “Jemi shqiptarë, jo jashtë gardhit”
Aktualitet

Tensione para Kryeministrisë/ Lapaj përplaset me policinë: “Jemi shqiptarë, jo jashtë gardhit”

17:04 - 15/12/25
Para
Ekstradohet nga Italia shqiptari i dënuar për drogë

Ekstradohet nga Italia shqiptari i dënuar për drogë

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit
Aktualitet

PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

17:40 - 15/12/25

Partia Demokratike ka vendosur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat Populli bëjnë me dije burimet...

Lexo më shumë
Dosja Sky ECC/ Pas goditjes në Mal të Zi, Rraja–Sefa flasin për arrestimet: “Neve s’kanë ç’na bëjnë”

Dosja Sky ECC/ Pas goditjes në Mal të Zi, Rraja–Sefa flasin për arrestimet: “Neve s’kanë ç’na bëjnë”

17:28 - 15/12/25
Tensione para Kryeministrisë/ Lapaj përplaset me policinë: “Jemi shqiptarë, jo jashtë gardhit”

Tensione para Kryeministrisë/ Lapaj përplaset me policinë: “Jemi shqiptarë, jo jashtë gardhit”

17:04 - 15/12/25
U jepet dënim me kusht/ Gjykata liron ish-kreun e SHISH në Berat dhe djalin e tij

U jepet dënim me kusht/ Gjykata liron ish-kreun e SHISH në Berat dhe djalin e tij

17:03 - 15/12/25
E rëndë në Llogara: Makina përfshihet nga flakët, një viktimë

U dogj brenda ‘BMW’-së, identifikohet viktima në Llogara

16:59 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com