GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Babai i Djokovic deklaratë të fortë: Përpjekja për të vrarë tim bir mbaroi

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Babai i Djokovic deklaratë të fortë: Përpjekja për të vrarë tim bir mbaroi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Srdjan Djokovic, babai i tenistit serb, Novak Djokoviç të dëbuar nga Australia për shkak se nuk ishte vaksinuar kundër Covid, ka reaguar duke akuzuar në rrjetet sociale se përpjekja për të vrarë tenistin më të mirë në botë ka përfunduar

“Përpjekja për të vrarë tenistin më të mirë në botë ka përfunduar, 50 plumba në gjoksin e Novak”, ka deklaruar i ati i Novak Djokoviç, pas vendimit për të birin për ta dëbuar nga Australia, duke i hequr kështu të drejtën për të marrë pjesë në ‘Australian Open’. Edhe Komiteti Olimpik Serb u rreshtua përkrah Djokovic.

“Pavarësisht këtij vendimi skandaloz, ne e konsiderojmë Novak edhe një herë fitues. Në mënyrë josportive ai u pengua të garonte për titullin e tij të dhjetë në Australian Open. Në veçanti, është e papranueshme të pritej të merrej një vendim një minutë para fillimit të turneut, në mënyrë që Novak të ishte në një situatë ndryshe nga tenisistët e tjerë, nëse i lejohej të qëndronte në Australi”., lexohet në një komunikatë të shpërndarë nga mediat australiane.

I njëjti mendim ndahet edhe nga Federata serbe e tenisit.

“Farsa ka mbaruar. Kësaj radhe politika e ka mundur sportin”, shkruhet në një deklaratë. Federata tha se Djokovic i plotësonte të gjitha kushtet për të hyrë në Australi, por “për shkak të presionit politik, viza e tij u anulua për ‘interes publik’. Ndërhyrja politike në sport ka hapur shumë çështje. Çfarë mesazhi po jep Australia, organizatorja dy herë e Lojërave Olimpike, në funksion të Lojërave 2032? Sportistët, edhe kur i plotësojnë në mënyrë adekuate të gjitha kushtet për hyrje në vende, mund të hiqen nga lista e pjesëmarrësve, të ndalohen si kriminelë dhe të dëbohen për vendime politike? Ne besojmë dhe shpresojmë që pas kësaj padrejtësie të kryer, jo vetëm ndaj një lojtari historikisht të suksesshëm, por edhe ndaj një personi të jashtëzakonshëm, Novak do të dalë më i mirë dhe më i fortë, si zakonisht”., thuhet në reagimin e Federatës serbe të Tenisit.

Etiketa: Srdjan Djokovic

Lajme të lidhura

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos
Sport

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet
Sport

Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet

13:41 - 30/09/26
Java Europiane e Sportit/ FSHF promovon futbollin e vajzave në shkollën “Korb Muça”
Sport

Java Europiane e Sportit/ FSHF promovon futbollin e vajzave në shkollën “Korb Muça”

13:26 - 30/09/26
Para
Adriana Metoshi reagon ndaj akuzave: Ja çfarë ka bërë Ariola në shtëpi

Adriana Metoshi reagon ndaj akuzave: Ja çfarë ka bërë Ariola në shtëpi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com