GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alarm në Vjosë dhe në të gjithë Jugun/ Ministri Vengu: ‘Situata ende në rrezik’

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Alarm në Vjosë dhe në të gjithë Jugun/ Ministri Vengu: ‘Situata ende në rrezik’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka deklaruar se ende paraqiten problematika në disa zona, si pasojë e kushteve të vështira atmosferike që kanë përfshirë vendin. Gjatë një deklarate për gazetarët, pas mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile në rang prefekture e cila u mbajt në Gjirokastër, Vengu tha se kërkimet për 76-vjeçaren e humbur në Korçë po vijojnë.

Ministri u shpreh se Gjirokastra, Delvina dhe Saranda kanë pasur reshje masive në 48 orët e fundit. Ai tha se po bëhen rehabilitime në nivelin e Qukës në mënyrë që të kufizohen pasojat e përmbytjes masive të orëve të para të mëngjesit. Në fund ministri Vengu, tha se ura e Glinës dhe ura e Isues midis Libohovë dhe Dropullit janë dëmtuar, ndërsa shtoi se banorët e zonës po marrin mbështetje ushqimore dhe bazë materiale e financiare.

“Vijojnë kërkimet për 76-vjeçaren në Korçë, bëhet fjalë për një person në moshë me problematika të shëndetit mendor, nuk dihen arsyet e zhdukjes së saj. Gjirokastra, Delvina dhe Saranda ka njohur reshje masive, në 48 orët e fundit kanë pasur reshjet më intensive të këtyre ditëve në rang vendi.

Rrëshqitje dherash në rrugët dytësore dhe në fshatra, rrezikohet për rrëshqitje dhe në vijim. Reparti i Gërhotit po funksionon si bazë mbështetëse për Emergjencat Civile për bashkitë e qarkut Gjirokastër, Delvinës e Sarandës. Po bëhen rehabilitime në nivelin e Qukës në mënyrë që të kufizohen pasojat e përmbytjes masive të orëve të para të mëngjesit. Po verifikojmë edhe njëherë elementet e urave.

Po mundohemi të gjejmë rrugë alternative deri sa të kemi rehabilitim të plotë të infrastrukturës. Kemi informuar popullin për motin e keq dhe identifikuam elementët e basenit të Vjosës për problematikat që ndodhën. Ura e Glinës dhe ura e Isues midis Libohovë dhe Dropullit janë dëmtuar. Për Glinën është gjetur aksesi alternativ nga mbrapa nga Nepravishta. Për pjesën e Isues duhet të bëjmë një investim rehabilitues është një dëmtim domethënës. Kemi marrë masat në komunitet për mbështetje ushqimore apo bazë materiale e financiare për banorët e zonës”, tha Vengu.

Lajme të lidhura

“Të hiqet akciza”/ Shoqata e Transportit ndërpret punën më 1 mars
Aktualitet

Çmimi i karburantëve/ Shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen edhe me 3 muaj të periudhës së kompensimit të naftës

08:19 - 14/05/26
A janë shqiptarët “dembelë”? Studimi OECD: Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së
Aktualitet

A janë shqiptarët “dembelë”? Studimi OECD: Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së

07:57 - 14/05/26
Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën
Aktualitet

Sot seancë plenare/ PD kërkon edhe kryeministrin Rama, debat për raportin e DASH për investimet në vend

07:49 - 14/05/26
Para
Kur të  ndjek “mallkimi”/ Defekt në sistemin e komandimit, mbyllet përkohësisht Tuneli i Llogarasë

Kur të ndjek "mallkimi"/ Defekt në sistemin e komandimit, mbyllet përkohësisht Tuneli i Llogarasë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të hiqet akciza”/ Shoqata e Transportit ndërpret punën më 1 mars
Aktualitet

Çmimi i karburantëve/ Shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen edhe me 3 muaj të periudhës së kompensimit të naftës

08:19 - 14/05/26

Nga fillimi i konfliktit në Iran çmimet e karburanteve në vend prej gati tre muajsh vijojnë të mbeten në nivele...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 14/05/26
A janë shqiptarët “dembelë”? Studimi OECD: Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së

A janë shqiptarët “dembelë”? Studimi OECD: Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së

07:57 - 14/05/26
Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën

Sot seancë plenare/ PD kërkon edhe kryeministrin Rama, debat për raportin e DASH për investimet në vend

07:49 - 14/05/26
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Maj 2026

07:23 - 14/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com