GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Miliona lekë dëme”, fermerët e Dimalit: Asnjë institucion s’ka ardhur për vlerësimin

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Miliona lekë dëme”, fermerët e Dimalit: Asnjë institucion s’ka ardhur për vlerësimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Osumi është rikthyer në shtratin e vet, por gjurmët e dëmeve janë të dukshme në çdo oborr dhe parcelë. Në fshatrat Çiflik dhe Arrëz, por edhe në lagjen “Dafinat” të bashkisë Dimal, dhjetëra familje vijojnë ende pastrimin e banesave dhe serave, ndërsa jashtë shtëpive janë hedhur mobilje, pajisje shtëpiake dhe dhoma gjumi të nxjerra nga balta.

Banorët tregojnë se serat u përmbytën tërësisht, duke shkatërruar të gjithë prodhimin e specit dhe trangullit. Dëmet janë kolosale për ekonominë bujqësore.

“Uji arriti mbi një metër. Serat u mbuluan të gjitha dhe prodhimi u shkatërrua i gjithi. Na është bërë dëm rreth 5 milion lekë për çdo serë. Do na duhen 2–3 muaj vetëm të thahen serat që të mund të mbjellim sërish. Uji na mori pulat, gjelat e detit, foragjeret… çdo gjë është nën ujë,” – shprehen banorët.

Sipas tyre, mbyllja e kanalit të madh që përshkon zonën nga ana e bashkisë Dimal ka bërë që uji të mos ketë dalje dhe të depërtojë drejt banesave, tokave dhe serave.

“Kemi disa ditë të përmbytur. Nga bashkia nuk ka ardhur askush, as të na shohë, as të përllogarisë dëmet. Jemi të rrënuar ekonomikisht,” – thonë banorët, të cilët i bëjnë apel shtetit për ndihmë të menjëhershme.

Nga konstatimet paraprake të Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Beratit, raportohen: 80 ha tokë bujqësore dhe pemëtari të përmbytura në Çiflik dhe Arrëz (Bashkia Dimal) 25 ha sera të përmbytura (po në bashkinë Dimal) 13 ha tokë bujqësore dhe ullishte të dëmtuara në Veterrik dhe Starovë (Bashkia Berat)

Disa hektarë tokë bujqësore dhe sera të dëmtuara në Bashkinë Kuçovë. Banorët presin vlerësimin zyrtar të dëmeve dhe dëmshpërblim.

gijotina.com/

Etiketa: permbytje

Lajme të lidhura

“Rama jepe dorëheqjen”/ Bulevardi nën pushtetin e protestuesve, të rinjtë nuk dorëzohen
Breaking Views

“Rama jepe dorëheqjen”/ Bulevardi nën pushtetin e protestuesve, të rinjtë nuk dorëzohen

21:09 - 16/10/26
U godit në kokë nga Policia, e reja te Trauma, ja si është gjendja e saj
Breaking Views

U godit në kokë nga Policia, e reja te Trauma, ja si është gjendja e saj

21:03 - 16/10/26
Avokati i Popullit: Dhunë ndaj 26 të rinjve në komisariate, të miturit keqtrajtohen
Breaking Views

Avokati i Popullit: Dhunë ndaj 26 të rinjve në komisariate, të miturit keqtrajtohen

20:53 - 16/10/26
Para
Nga Llogaraja te Qafë Plloça, flet gazetari: Projektet e Ballukut po ekspozojnë modelin e qeverisë

Nga Llogaraja te Qafë Plloça, flet gazetari: Projektet e Ballukut po ekspozojnë modelin e qeverisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama jepe dorëheqjen”/ Bulevardi nën pushtetin e protestuesve, të rinjtë nuk dorëzohen
Breaking Views

“Rama jepe dorëheqjen”/ Bulevardi nën pushtetin e protestuesve, të rinjtë nuk dorëzohen

21:09 - 16/10/26

Bulevardi Dëshmorët e Kombit është tejmbushur nga protestues. Rinia nuk dorëzohet përballë sulmeve, gazit lotsjellës apo ujit me presion. Një...

Lexo më shumë
U godit në kokë nga Policia, e reja te Trauma, ja si është gjendja e saj

U godit në kokë nga Policia, e reja te Trauma, ja si është gjendja e saj

21:03 - 16/10/26
Avokati i Popullit: Dhunë ndaj 26 të rinjve në komisariate, të miturit keqtrajtohen

Avokati i Popullit: Dhunë ndaj 26 të rinjve në komisariate, të miturit keqtrajtohen

20:53 - 16/10/26
Studentët zhvendosen pranë Parlamentit, ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Studentët zhvendosen pranë Parlamentit, ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt tyre

20:38 - 16/10/26
“Nuk duam të ikim, ikni ju”, të rinjtë parulla në mur për politikën: Ky është fundi

“Nuk duam të ikim, ikni ju”, të rinjtë parulla në mur për politikën: Ky është fundi

20:32 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com