GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kullat 30-katëshe në Liqenin e Farkës filluan para se të jepej leja! Kush janë VIP-at që qëndrojnë pas?

13:40 - 01/07/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Kullat 30-katëshe në Liqenin e Farkës filluan para se të jepej leja! Kush janë VIP-at që qëndrojnë pas?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mbledhjen e datës 18 prill 2025, të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, u miratua edhe një projekt me numër rendor 45. Bëhet fjalë për një leje ndërtimi të emërtuar “Albora’s Lake”. Ndërtimet do të bëheshin në zonën e Farkës, ndërkohë që ende nuk është zbardhur edhe leja e ndërtimit, planimetria dhe të dhënat e të gjithë projektit.

Ndërkohë, disa javë pas miratimit, vetë kompania përfituese “Lion Construction”, publikoi një maket për ndërtimet, ku krahas vilave dhe godinave të ulëta, në atë zonë do të bëheshin edhe kulla deri në 30 kate. Një projekt masiv, që përfshin pjesën lindore të Liqenit të Farkës, ngjitur me Unazën Jugore që lidh qytetin e Tiranës me zonën e TEG-ut.

VoxNews ka mësuar se punimet për atë kompleks kanë filluar shumë kohë para se të miratohej leja në KKTU. Më saktësisht, leja është dhënë në muajin prill 2025, ndërkohë që fadromat dhe mjetet e rënda kanë shkuar në zonë në vjeshtën dhe dimrin e vitit 2024. Madje, në atë kohë banorët e zonës denoncuan edhe një firmë që po bënte sheshime pa asnjë leje përkatëse, me mjete të rënda.

VIDEO dhe FOTO Kullat 30-katëshe të Bardhjusit dhe Erionit në

Faksimile: Vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, i miratuar në mbledhjen e datës 18 prill 2025

Midis muajit dhjetor 2024 dhe janar 2025, eskavatorët e një firme private (nënkontraktore) shkuan në gjithë zonën dhe bënë gërmime. Madje, gërmimet sollën shembjen e një rruge të sapo ndërtuar, që lidhte të gjithë lagjen me Unazën e Madhe të Tiranës. Megjithëse pati denoncime, asnjë institucion ligjzbatues nuk mori masa dhe, duke qenë se firmat kishin vendosur “tentakulat” në KKTU, historia kaloi pa asnjë problem.

VIDEO dhe FOTO Kullat 30-katëshe të Bardhjusit dhe Erionit në

Harta e zonës ku do të vendosen 17 kulla nga 30 kate

Koha kaloi dhe erdhi muaj prill 2025, ku Këshilli miratoi edhe projektin e “Albora’s Lake”, një “rezidencë banimi, hotelerie dhe shërbimesh” me vendndodhje në Farkë Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lion Construction”.

Më vonë, vetë kompania publikoi maketet në internet, ku rezulton se kullat dhe të gjitha njësitë do të vendosen në pjesën lindore të Liqenit të Farkës. Nga ana më jugore kufizohen me një tjetër kompleks, “Rolling Hills Lake”, ndërsa në zonë janë bërë edhe disa vila. Por, super projekti përfshin një zonë të stërmadhe, ku krahas kullave do të bëhen edhe banesa dhe vila individuale.

VIDEO dhe FOTO Kullat 30-katëshe të Bardhjusit dhe Erionit në

VIDEO dhe FOTO Kullat 30-katëshe të Bardhjusit dhe Erionit në

Maketi i kullave dhe njësive që do të ndërtohen në Farkë

Ky është një nga projektet më të mëdhenj të miratuar ndonjëherë nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit. Vetëm me një vendim janë dhënë 17 kulla 30 katëshe, në një zonë që deri para disa vitesh konsiderohej e gjelbër. Por, babëzia e ndërtimeve e ka prekur rëndë, ku Liqeni i Farkës është shndërruar në një kantier të stërmadhe me beton. Aq më tepër që zona ku do vendosen kullat ka qenë një përrua, që furnizonte edhe Liqenin me ujë.

VIDEO dhe FOTO Kullat 30-katëshe të Bardhjusit dhe Erionit në

VIDEO dhe FOTO Kullat 30-katëshe të Bardhjusit dhe Erionit në

Mjetet e një firme duke kryer punime në muajin dhjetor 2024 dhe janar 2025 në zonë

E gjithë zona, sipas fotove dhe videove që disponon VoxNews, është sheshuar në dhjetor 2024 dhe janar 2025. Mjetet e një firme, që besohet se është nënkontraktore e firmës që përfitoi mega projektin, shkuan në zonë dhe bënë gërmime dhe sheshime. Madje, pa asnjë leje ndërtimi dhe në shkelje të plotë.

Mjetet gërmuan disa metra, duke rrezikuar edhe lagjen e vjetër në atë zonë. Sipas videove dhe fotove, nga gërryerja e gjithë zonës, një pjesë e rrugës lidhëse të lagjes me Unazën Jugore të Tiranës u shemb. Asnjë firmë dhe asnjë shtetar që i lejoi këto punime nuk u procedua.

VIDEO dhe FOTO Kullat 30-katëshe të Bardhjusit dhe Erionit në

Faksimile: Firma “Lion Construction” është në pronësi me nga 50 % të aksioneve nga Bardhjus Bushaj dhe Erion Gina 

Në fakt, firma që bëri ato punime nuk është në lejen e KKTU-së. Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, ndërtues të 17 kullave nga 30 kate dhe të gjithë zonës me njësi banimi, shërbimi dhe hotelerie, është kompania “Lion Construction”.

Kjo firmë është në pronësi me nga 50 % të aksioneve nga Bardhjus Bushaj dhe Erion Gina, dy njerëz me lidhje të forta. Bardhjus Bushaj, i cili njihet edhe si Dhjusi, dyshohet se përdor paratë e kunatit të Lulzim Bashës për të ndërtuar. Ndërkohë, aksioneri tjetër Erion Gina është kunati i Aleksandër Frangajt, një biznesmen që krahas mediave, tashmë është fokusuar fuqishëm në ndërtim.

Të dy, si Dhjusi dhe Gina, janë ortakë të ngushtë të z. Frangaj në kompani dhe projekte të tjera të ndërtimit në të gjithë Shqipërinë. Njerëzit “në hije” të këtij projekti kanë lobuar fuqishëm që të mos merrej asnjë masë për gërryerjet dhe shembjen e rrugës. Dhe, po këta njerëz dyshohet se kanë ndërhyrë fuqishëm që KKTU t’u jepte lejen./ Gazeta Korieri.com

 

Etiketa: FarkeKryesore1kullavipa

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
I zhdukur prej 21 ditësh në Malësinë e Madhe, familjarët e të moshuarit: 50 mijë euro shpërblim kushdo që e gjen

I zhdukur prej 21 ditësh në Malësinë e Madhe, familjarët e të moshuarit: 50 mijë euro shpërblim kushdo që e gjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com