GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi i Imami: 6 vite pas tërmetit, pallati në Kombinat rrënohet çdo ditë: As prishje, as rindërtim”

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi i Imami: 6 vite pas tërmetit, pallati në Kombinat rrënohet çdo ditë: As prishje, as rindërtim”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjashtë vite pas tërmetit të nëntorit 2019, pallati nr. 12 në Rrugën “Qelqit” në Kombinat vijon të jetë në gjendje të rëndë dhe pa asnjë vendim zyrtar për prishje ose rindërtim.

Imami i xhamisë së Kombinatit, Shpëtim Seranaj, ka shpërndarë pamjet e gjendjes dramatike në rrjetet sociale, duke denoncuar dëmet e mëdha dhe rrezikun e vazhdueshëm për banorët.

Imami shkruan se godina, e ndërtuar në vitin 1968 dhe shpallur e pabanueshme pas tërmetit, është rrethuar me shirit të kuq për shkak të rrezikshmërisë. Edhe pse banorët kanë përfituar bonus qiraje, nuk është marrë asnjë masë konkrete për riparimin ose shembjen e saj.

Postimi i plotë:

Ky që shikoni në foto është Pallati im nr. 12, Rruga Qelqit – Kombinat, i ndërtuar në vitin 1968, u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit 2019. Me urdhër të institucioneve u shpall i pabanueshëm dhe u vendos shirit i kuq për shkak të rrezikshmërisë. Sot, 6 vite pas tërmetit, pallati është rrënuar edhe më shumë. Gjendja e tij e sotme është e mjerueshme dhe përbën rrezik të vazhdueshëm.

Përveç bonusit të qirasë, shteti deri më tani nuk ka marrë asnjë masë konkrete. Pallati është ende pa status, as për prishje, as për rindërtim. Vetëm para dy javësh u paraqit një topograf për të kryer matjet, të cilat do t’i dorëzohen kompanisë private të kontraktuar nga Bashkia Tiranë për të kryer ekspertizën e thelluar. Vetëm pas kësaj pritet të vendoset nëse pallati do riparohet apo do të shembet.

Pallati ka dy hyrje dhe 18 apartamente. 7 kryefamiljarë të këtij pallati kanë ndërruar jetë gjatë këtyre viteve, duke pritur banesën e re të premtuar nga shteti. Të tjerë banorë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, duke jetuar në pasiguri dhe harrim të plotë.

Lajme të lidhura

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë
KRYESORE

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26
SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi
Aktualitet

SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

16:50 - 01/08/26
Para
Kokainë nga Ekuadori në Rusi/ Shqiptari prangoset në Greqi, kreu i bandës në listën e Europol-it

Kokainë nga Ekuadori në Rusi/ Shqiptari prangoset në Greqi, kreu i bandës në listën e Europol-it

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar edhe një herë tjetër për propzimin e Partisë Socialiste...

Lexo më shumë
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26
SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

16:50 - 01/08/26
Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

16:26 - 01/08/26
Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

15:27 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com