GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kokainë nga Ekuadori në Rusi/ Shqiptari prangoset në Greqi, kreu i bandës në listën e Europol-it

19:32 - 28/11/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kokainë nga Ekuadori në Rusi/ Shqiptari prangoset në Greqi, kreu i bandës në listën e Europol-it
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 39-vjeçar shqiptar u arrestua sot në Athinë të Greqisë. Bëhet me dije se shqiptari kërkohej nga autoritetet e Belgjikës, me një Njoftim të Kuq përmes Interpolit, për trafik droge nga Ekuadori në Evropë dhe më pas deri në Rusinë e largët.

39-vjeçari me inicialet H.O., akuzohet si “koka” e grupit, ndërkohë emri i tij nuk është publikuar ende. Rrjeti krimial që transpotonte kontejnerë plot me drogë u zbulua nga bisedat telefonike.

Sipas dokumenteve të prokurorisë belge, grupi dyshohet se trafikonte sasi kokaine nga Ekuadori. Ndërkohë raporti belg përshkruan takime, lëvizje dhe sinjale telefonike që regjistrojnë lëvizjet e anëtarëve të organizatës në Antverp, si dhe rrugët nga porti në depot ku kontejnerët “hapeshin”.

Autoritetet belge e lidhin 39-vjeçarin me lëvizjet midis Belgjikës, Spanjës, Greqisë dhe Shqipërisë, mbikëqyrjen e apartamenteve dhe kontaktet me persona që dyshohet se organizojnë transportin dhe shkarkimin e kontejnerëve.

Arrestimi i tij në Athinë shkaktoi aktivizimin e menjëhershëm të Belgjikës, e cila dërgoi Urdhrin Europian të Arrestit. Siç raportohet ky është një nga arrestimet më të rëndësishme në rastet e drogës në Evropë, pikërisht sepse lidh për herë të parë në një rrëfim të vetëm kriminal kaq shumë vende dhe rrugë të ndryshme: Ekuador – Belgjikë – Spanjë – Greqi – Shqipëri – Rusi.

Rasti nuk ka të bëjë me një operacion trafikimi “lokal”, por me një mekanizëm të supozuar ndërkombëtar i cili, sipas urdhrit belg, përdori logjistikën globale, porte në kontinente të shumta dhe qarqe të Amerikës Latine për të transportuar ngarkesa të vlerësuara në mijëra kilogramë.

Arrestimi i shtetasit shqiptar në Athinë konsiderohet vendimtar jo vetëm për hetimin belg, por edhe për përgjigjen evropiane ndaj rrjeteve të organizuara që lidhin brigjet jugore, portet veriore dhe tregjet lindore në një sistem të vetëm, të padukshëm trafikimi.

“Një shtetas i huaj 39-vjeçar u arrestua më 19.11.2025 nga oficerët e Nën-Drejtorisë së Narkotikëve. Ndaj tij ishte lëshuar një Urdhër Arresti Evropian nga autoritetet belge për përfshirje në një organizatë kriminale me bazë në Belgjikë, e cila dyshohet se importon sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut në Evropë dhe merret me kultivimin e kanabisit si dhe krijimin e impianteve të përpunimit të drogës jashtë vendit. Arrestimi lidhet me sekuestrimin e një kontejneri në portin e Antverpit në shtator 2024, i cili përmbante 500 kg kokainë. I arrestuari u dërgua në Prokurorinë kompetente dhe hetimet vazhdojnë,” deklaroi policia greke.

Mbrojtjen e shqiptarit e ka marrë përsipër avokati i njohur grek Sakis Kechagioglou, i cili deklaroi se kemi të bëjmë me: Një nga rastet më komplekse të trafikut ndërkombëtar të kokainës të viteve të fundit. Ngarkesa prej 1.200 kg ndoqi një rrugë transnacionale nga Ekuadori drejt porteve evropiane, përfshirë Antverpin, Greqinë dhe Shqipërinë, me degëzime deri në Rusi. Zgjedhja e juridiksionit është mjeti kryesor që do të përcaktojë fatin penal të klientit tim.

gijotina.com/

Etiketa: trafik droge

Lajme të lidhura

Këlliçi: Skandali Balluku-Rama shënon fundin e kësaj qeverie
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë

08:14 - 19/12/25
Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Para
UEFA uron Shqipërinë për 113-vjetorin e Pavarësisë: Gëzuar, kombi i apasionuar pas futbollit…

UEFA uron Shqipërinë për 113-vjetorin e Pavarësisë: Gëzuar, kombi i apasionuar pas futbollit…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vllaznia siguron matematikisht “Final–Four”, “luftë” e ashpër për vendin e 4-të dhe mbijetesën
Sport

Nga Tirana në Rrogozinë e Vlorë, 3 supersfidat që do të luhen sot

08:33 - 19/12/25

Superiorja ditën e sotme do të zbresë në fushë për të luajtur ndeshjet e parafundit të këtij viti kalendarik. Ekipet...

Lexo më shumë
Këlliçi: Skandali Balluku-Rama shënon fundin e kësaj qeverie

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë

08:14 - 19/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 19 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 19/12/25
Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

08:01 - 19/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025

07:42 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com