GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi i PD: Platformat e qeverisë? Vetëm fasadë! Qytetarët e sëmurë lihen në mëshirë të fatit

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Denoncimi i PD: Platformat e qeverisë? Vetëm fasadë! Qytetarët e sëmurë lihen në mëshirë të fatit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratatike ka bërë publik sot denoncimin e qytetarit Arben Kalemaj, i cili, sipas zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, prej tre vitesh po përballet me një padrejtësi të rëndë të institucioneve shtetërore.

Kalemaj, i diagnostikuar me Stemi lateral dhe sëmundje të tjera shoqëruese, është referuar për vlerësim nga shërbimi i kardiologjisë i QSUT-së më 9 maj 2022, për përfitimin e ndihmës ekonomike për invaliditet. Më 5 tetor 2022, Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, me vërtetimin nr. 2753, ka konfirmuar zyrtarisht se ai plotëson kriteret ligjore për përfitimin financiar.

Por, sipas Kalemajt, pavarësisht dorëzimit të dokumentacionit dhe plotësimit të të gjitha kushteve, ai nuk ka marrë asnjë pagesë deri më sot. Ai thotë se është sorollatur për vite në dyert e administratës, pa asnjë zgjidhje konkrete, ndërsa asnjë zyrtar nuk e mohon të drejtën e tij – por as nuk e ekzekuton.

Kalemaj ka depozituar ankesa edhe në platformat elektronike të qeverisë, por as ato nuk i kanë sjellë zgjidhje.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Partia Demokratike përcjell sot shqetësimin e qytetarit Arben Kalemaj, i cili denoncon se prej vitesh po përballet me një padrejtësi flagrante nga institucionet shtetërore.

Kalemaj është i diagnostikuar me Stemi lateral dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Bazuar në diagnozën, trajtimin mjekësor dhe pasojat funksionale të evidentuara edhe pas rehabilitimit multidisiplinar, shërbimi i kardiologjisë pranë QSUNT, më 9 maj 2022, e ka referuar rastin e tij në Komisionin Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë për vlerësimin e të drejtës së përfitimit të ndihmës ekonomike për invaliditet.

Më 5 tetor 2022, ky komision, me vërtetimin nr. 2753, ka konfirmuar se Arben Kalemaj plotëson kushtet ligjore për të përfituar të ardhura për invaliditet.

Megjithatë, pavarësisht dorëzimit të të gjithë dokumentacionit të kërkuar, zoti Kalemaj denoncon se deri sot nuk ka përfituar asnjë pagesë, duke u sorollatur për vite me radhë në dyert e institucioneve shtetërore, pa asnjë rezultat konkret. Sipas tij, asnjë zyrtar nuk ia mohon këtë të drejtë, por as nuk e ekzekuton atë.

Zoti Kalemaj ka paraqitur ankesë edhe pranë platformave elektronike të ngritura nga Kryeministri, por sërish nuk ka marrë asnjë zgjidhje.

Partia Demokratike kërkon ekzekutimin e menjëhershëm të ligjit nga administrata shtetërore dhe trajtimin me dinjitet të qytetarëve që kanë të drejtë të përfitojnë mbështetje.

Pse duhet që një qytetar i sëmurë dhe i pamundur t’i drejtohet Partisë Demokratike për të marrë një të drejtë që ia garanton ligji?

Kjo situatë tregon edhe një herë se propaganda e rreme e Edi Ramës me platformat elektronike nuk shërben për zgjidhjen e halleve të qytetarëve, por për t’i fshehur ato.

Qeveria duhet të jetë në shërbim të qytetarëve.

por Qeveria e Edi Ramës ka zgjedhur të funksionojë për të kundërtën.

Partia Demokratike do të vijojë të denoncojë çdo rast abuzimi dhe të mbrojë të drejtat e qytetarëve të pambrojtur.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit
Aktualitet

Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

18:12 - 31/07/26
Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin
Aktualitet

Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

18:05 - 31/07/26
Para
Tetë vjedhje në pak ditë arrestohet 22-vjeçari. EMRI

Tetë vjedhje në pak ditë arrestohet 22-vjeçari. EMRI

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26

Një zjarr ka shkaktuar alarm pasditen e sotme në një nga zonat qendrore të Tiranës. Flakët janë shfaqur pranë Xhamisë...

Lexo më shumë
Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

18:12 - 31/07/26
Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

18:05 - 31/07/26
“Mbrojtja e Trump në Shqipëri, me dronë superinteligjentë ‘Made in Albania’”, Rama: Kemi bërë porosinë

“Mbrojtja e Trump në Shqipëri, me dronë superinteligjentë ‘Made in Albania’”, Rama: Kemi bërë porosinë

17:37 - 31/07/26
Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…

Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…

17:25 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com