GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Blendian Dalipi i OSSH i xhiron 1.1 miliard lekë me tender fiktiv Vasil Jovanit, ditën që u pezullua Balluku

15:13 - 01/12/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Blendian Dalipi i OSSH i xhiron 1.1 miliard lekë me tender fiktiv Vasil Jovanit, ditën që u pezullua Balluku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tender fiktiv me vlerë 1.1 miliard lekë është kaluar në favor të biznesmenit Vasil Jovani, nga Blendian Dalipi i OSSH. Kjo ka ndodhur kur akoma Dalipi kishte mbështetje dhe garanci nga lart, disa ditë përpara se të pezullohej zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku.

Përmes Drejtorisë Rajnale të OSSH Burrel, i është bërë ftesa për të firmosur kontratën kompanisë “KRONOS KONSTRUKSION” Sh.p.k e Vasil Jovanit, e mbështetur nga “NDREGJONI” Sh.p.k. dhe “KORABI 2007” Sh.p.k..

Bëhet fjalë për kontratën me objekt “Rikonstruksion i rrjetit TM-10KV, TU 0.4kV me kabëll ‘A.B.C’ në Njësinë Kurbin, Drejtoria Rajonale Burrel, Zona: Bushnesh, Dukagjin”, me fond limit në vlerën:104,175,828 lekë pa TVSH, me afat zbatimi: 180 ditë kalendarike nga data e dorëzimit të sheshit të ndërtimit.

Tenderi është shpallur më 10 tetor 2025 dhe kishte si kriter të përzgjedhjes së fituesit ofertën ekonomikisht më të favorshme bazuar në çmim.

Procedura rezulton se është zhvilluar krejt fiktivisht, ku fituesi ka qenë i paracaktuar. Me qëllim që të mos klasifikohej si prokurim me një pjesëmarrës, Vasil Jovani ka pasur “konkurrentë” në këtë procedurë dy partnerë të vetët: “KUPA” Sh.p.k dhe “EVEREST” Sh.p.k.

Kompania e Vasil Jovanit ka bërë ofertë sa 98% e fondit limit: 100 525 029.57 lekë pa TVSH. Ndërsa dy kompanitë e tjera, që janë partnere të “Kronos Konstruksion” shpk, kanë bërë oferta të përafërta, shumë pranë njëra tjetrës. Megjithatë, roli i tyre ka qenë thjesht pjesëmarrja fiktive.

Të dyja kompanitë nuk kanë dorëzuar formularërt e deklarimit, as nuk kanë paraqitur dokumente, por thjesht janë regjitruar në sistem pa u angazhuar në garë. Rrjedhimisht, këto dy subjekte janë vetpërjashtuar. Pra, Vasil Jovani praktikisht ka konkurruar me veten e vet.

Sqarojmë se “Kronos” e Jovanit dhe “Kupa” e Shkëlqim Kupës kanë marrë pjesë disa herë bashkë në tendera me marrëveshje të tipit “BOE”. Kështu, më 6 qershor 2021, dy kompanitë kanë marrë nga Bashkia Shijak tenderin me objekt “Rikonstruksion i tubacionit së dërgimit DN 400 mm nga mbikalimi i Vorës deri në depo V=2000m3 Shijak, rrjet shpërndarës të fshatrave Maminas – Kareç – Bilalas – Karpen – Bodinak , Loti I”. Fondi limit i tenderit ishte 209,836,547 lekë të reja pa TVSH

Nga e njëjta bashki, një vit më parë, Jovani dhe Kupa kishin fituar së bashku tenderin “Ndërtim i rrjetit të ujësjellësit për qytetin Shijak 331 619 838,30 lekë pa TVSH. Kontratën e kanë firmosur më 27 korrik 2020.

E njëjta lojë e Vasil Jovanit është luajtur me kompaninë “Everest” shpk me pronarë Albert Valterin dhe Sokol Cupin. Këto dy kompani kanë marrë me marrëveshje te tipit BOE kontratën e me Sh.A Ujesjelles Mat për “Ndërtim ujësjellësi për furnizimin me ujë të fshatrave të Njësisë Administrative Derjan dhe Rukaj, Loti III” me fond limit 108,706,200 lekë pa TVSH.

Ndërsa nga Ujësjellësi i Tiranës dy subjektet kanë fituar së bashku tenderin me objekt “Rikonceptimi i skemës së furnizimit me ujë në zonën e Qesarakës Rr.”Shefqet Kukës” me fondin limit 144,227,727 lekë pa tvsh.

Po ashtu, Vasil Jovani dhe Albert Valteri kanë përfituar në formën BOE tenderin nga Drejtoria Rajonale e OSSH Durrës, më 5 janar 2021. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtimi i rrjetit TM 20kV, fideri F6, kabinave përkatëse dhe rrjetit TU me përcjellës ABC, N/ST Gjiri i Lalëzit, Loti III ”  me fondin limit 159 671 466,00 lekë me TVSH.

Ndërsa kontrata më e madhe që Jovani dhe kompania “EVEREST” shpk kanë firmosur së bashku, ka qenë “Rindërtimi i njësive të banimit në ndërtesa (pallat) për zonen e re për zhvillim Shijak, Paketa D, Objektet 5.13, 5.14, 5.15, 5.16, 5.17, njësia administrative Shijak, Bashkia Shijak. (Programi i Rindërtimit). Marrëveshja e firmosur më 28 dhjetor 2020 ishte 508,000,000 lekë pa tvsh.

Këto shembuj tregojnë partneritetin e tyre në biznes, por ka dyshime se të tria kompanitë kanë bërë marrëveshje të heshtura si në këtë rast, ku ndërrojnë vendin e fituesit me njëra tjetrën. Këtë e kanë bërë shumë herë në tenderat e Bashkisë Kamëz.

Kush është “peshku i madh i tenderave”?

Vasil Jovani ka hyrë si emër në letrat e SPAK sepse është ortak në tendera i biznesmenit nga Durrësi Petrit Kovaçi, me të cilin kanë marrë miliona euro nga Bashkia, për shkak të ndikimit të djalit Spartak Kovaçit, që ishte drejtor i Ujësjellësit.

Kompania e tij KRONOS KONSTRUKSION është përfituese e rreth 70 milionë euro tenderave të dyshimtë, të dhëna nën favorizimin e zyrtarëve. Ndërsa me Bashkinë Tiranë bashkëpunimi ka qenë më i fortë sepse Vasil Jovani ishte pjesë e skemës “5D” (kompania e drejtorëve të Veliajt).

Nga rreth 30 milionë euro tendera që ka marrë 5D, vetëm 88 milionë lekë, 5D-ja i ka marrë e vetme, një shumë modeste në raport me vlerën totale të prokurimeve të fituara.

Tenderat e mëdhenj, 5D, edhe për shkak se nuk kishte kapacitete, i ka fituar në bashkëpunim me mbi 15 kompani të tjera ndërtimi. Njëra prej tyre është “Kronos Konstruction”.

 

Ndërkohë, Vasil Jovani merr fonde nga të gjitha anët. Kompania e tij ka përfituar 720 mijë euro nga IPARDI për investime në sektorin e fruta perimeve. Njerëzit e biznesit, të  lidhur me qeverinë, në momentin që marrin sinjalin që ka disa fonde që jepen, bëjnë letrat për të përfituar nga këto fonde. Dhe Jovani i ka lidhjet e duhura. Kompania e tij, së fundmi u favorizua në një super tender të Bashkisë Tiranë, të organizuar nga Anuela Ristani,

Kryetarja e komanduar në vend të Erion Veliajt nuk përmbahet para asnjë neni të ligjit për prokurimet. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, e përshkruan tenderin Open Data Albania dhe e ka shënuar me një “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Më konkretisht, tenderi me objekt “Rehabilitimi i rrugës Liqeni i Thatë” është shpallur nga bashkia Tiranë më 5 qershor 2025 dhe është mbajtur më 20 qershor. Më 9 korrik 2025 eshtë shpallur fitues Vasil Jovani.

Nuk diskutohet se me tenderat që ka firmosur Blendian Dalipi do të përfshithet në dosjet që po heton SPAK për Belinda Ballukun. Po ashtu, kryebashkiakja që zëvendësoi Veliajn, Anuela Ristani, ka vepruar si kamikaze e Edi Ramës në disa tendera. Ndërsa Vasil Jovanit i ka dalë emri në SPAK qysh kur nisën hetimet për Spartak Kovacin, ish-drejtorin e Ujësjellësit të Durrësit.

©️Copyright Gijotina.com 

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Belinda BallukuBlendian DalipitenderVasil Jovani

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, policia shoqëron 10 persona

“Plumba me porosi: Vrasësit e Mondi Mëhallës zhduken pa gjurmë”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kursi i këmbimit 18 mars 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

07:53 - 05/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

07:42 - 05/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Dhjetor 2025

07:39 - 05/12/25
“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com