GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Parqet fotovoltaike po rriten me shpejtësi, por sa “të gjelbra” janë vërtet për mjedisin?

17:50 - 02/12/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Parqet fotovoltaike po rriten me shpejtësi, por sa “të gjelbra” janë vërtet për mjedisin?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria po përjeton një bum investimesh në energjinë e rinovueshme, me energjinë diellore në qendër të këtij transformimi. Angazhimet ndërkombëtare për dekarbonizim, rritja e kërkesës për energji të pastër dhe sfidat e ndryshimeve klimatike po e nxisin vendin të diversifikojë burimet e tij energjetike, duke u larguar gradualisht nga varësia historike prej hidrocentraleve. Strategjia Kombëtare për Energjinë 2018–2030 dhe Draft – Plani Kombëtar për Energjinë dhe Klimën parashikojnë që deri në vitin 2030 energjia e rinovueshme të arrijë mbi 54% të konsumit final, ndërsa objektivat për energjinë elektrike shkojnë deri në 178%.

Potenciali diellor i Shqipërisë e ka bërë vendin një magnet për investitorët. Me rrezatim që luhatet nga 1185 deri në 1700 kWh për metër katror në vit dhe deri në 2200 në jug, kushtet për prodhim të energjisë nga dielli janë ndër më të mirat në rajon. Kjo ka sjellë zhvillimin e parqeve të mëdha fotovoltaike si Karavasta, Spitalla dhe Erseka Solar dhe një rritje të madhe të lejeve për përdorimin e tokave shtetërore, veçanërisht fondit pyjor dhe kullosor. Prej vitit 2022, bashkitë kanë shtuar ndjeshëm procedurat për t’i dhënë këto sipërfaqe me qira për projekte energjetike.

Figura 1. Potenciali i energjisë fotovoltaike sipas territorit Burimi: World Bank Group, 2025

Por rritja e shpejtë e këtyre zhvillimeve nuk ka ardhur pa kosto. Shpërndarja e projekteve nuk përputhet gjithmonë me zonat me potencialin më të lartë diellor dhe shumë prej tyre ndërhyjnë në zona të ndjeshme ekologjikisht. Ligji për pyjet i konsideron këto hapësira pasuri me vlerë të pazëvendësueshme, ndërsa ligji për fondin kullosor ka qenë tradicionalisht i rreptë në mbrojtje të kullotave dhe livadheve. Vetëm ndryshimet e dhjetorit 2024 të ligjit për kullotat, hapën rrugën që këto sipërfaqe të përdoren për parqe diellore, me kushtin që të hiqen përfundimisht nga fondi kullosor, duke humbur kështu statusin e tyre natyror.

Shumica e këtyre zhvillimeve po ndodhin në një kontekst planifikimi jo të plotë. Vendimmarrje të nxituara, mungesë studimesh të thelluara mjedisore, procedura pa garë dhe pjesëmarrje minimale të komuniteteve kanë krijuar një terren të rrezikshëm për abuzime. Organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë se korrupsioni në menaxhimin e tokës mund të dëmtojë përpjekjet për zhvillim të qëndrueshëm dhe të humbasë besimin e qytetarëve te institucionet publike.

Figura 2. Foto gjatë heqjes së vegjetacionit për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Taç, të Kolonjës (Burimi: All Green Centre)

Dy bashkitë ajo e Devollit dhe Kolonjës spikasin këto dy vitet e fundit si dy nga epiqendrat kryesore të debatit mjedisor në lidhje me bumin e ndërtimit të parqeve fotovoltaike. Në këto dy bashki, ritmi i dhënies së sipërfaqeve pyjore dhe kullosore për parqe fotovoltaike është rritur me shpejtësi. Afërsia territoriale e këtyre bashkive dhe përqendrimi i projekteve ka krijuar një presion të madh kumulativ mbi mjedisin dhe kërkon një analizë të posaçme. Ekspertët kërkojnë një studim ndërbashkiak që të vlerësojë ndikimet e akumuluara, pasi këto zona nuk janë thjesht hapësira të lira për zhvillim industrial, por ekosisteme me funksione natyrore të rëndësishme.

Figura 3. Pamje nga parku fotovoltaik i Ersekës (Burimi: All Green Centre)

Sipas Bashmilit ndërtimi i një parku fotovoltaik mund të jetë i vlefshëm për një qark si Korça, por ngritja e shumë parqeve njëherësh mund të kthehet në një konsum të tepruar të tokës. VNM-të dhe institucionet i trajtojnë ndara këto projekte në territor, por në të ardhmen e afërt ato nuk do të duhen parë më si të izoluara. Përkundrazi, rritja e tyre e pakontrolluar mund të kthehet në një ‘boomerang’ për të gjithë territorin”.

Ndërtimi i centraleve diellore në fondet pyjore dhe kullosore të Devollit dhe Kolonjës rrezikon fragmentimin e habitatit, humbjen e sipërfaqeve natyrore dhe cenimin e biodiversitetit. Fragmentimi i peizazhit kufizon lëvizjen e specieve dhe redukton territorin e tyre jetësor, ndërsa ndikimet vizuale dhe kulturore prishin lidhjen e komuniteteve me tokën dhe dëmtojnë potencialin turistik. Në terrenet e pjerrëta të këtyre bashkive, instalimi i paneleve dhe ndërtimi i rrugëve shoqëruese mund të shkaktojë ndryshime në regjimin e ujërave, të rrisë erozionin e tokës dhe rrezikun për përmbytje, sidomos në kushtet e reshjeve gjithnjë e më intensive të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

”Heqja e sipërfaqeve të gjelbra dhe zëvendësimi i tyre me panele fotovoltaike kërkon një balancë të qartë midis përfitimeve që kemi nga reduktimi i shkarkimeve të gazeve serë dhe humbjeve mjedisore që krijohen në zona të caktuara. Në zonat pyjore, një ndërhyrje e tillë do të ishte e papranueshme, pavarësisht se siguron gjenerim energjie të pastër”, – thotë Bashmili.

Statistikat e viteve të fundit e bëjnë edhe më të qartë shkallën e problemit në bashkitë Kolonjë dhe Devoll. Në vitin 2022 u dhanë vetëm 25 hektarë me qira, ndërsa në 2023 shifra u rrit në 364 hektarë dhe në 2024 arriti mbi 530 hektarë. Në total, mbi 920 hektarë tokë pyjore dhe kullosore janë tashmë në përdorim për projekte fotovoltaike, një shifër që ngre pikëpyetje serioze për të ardhmen e ekosistemeve dhe të aktiviteteve tradicionale në zonat rurale.

Figura 4. Tendenca vjetore e sipërfaqeve të dhëna me qira për parqe fotovoltaike

Për Shqipërinë, sfida më e madhe mbetet gjetja e ekuilibrit mes tranzicionit energjetik dhe mbrojtjes së kapitalit natyror. Energji e pastër duke dëmtuar mjedisin nuk është një fitore e qëndrueshme. Forcimi i institucioneve, rritja e transparencës dhe përfshirja e qytetarëve sidomos në zonat më të prekura, si Devolli dhe Kolonja është i domosdoshëm për të garantuar që tranzicioni drejt energjisë së gjelbër të mos shndërrohet në një kapitull të ri dëmtimesh mjedisore. Vetëm një qasje e balancuar mund të sigurojë që brezat e ardhshëm të trashëgojnë një vend më të pastër, më të qëndrueshëm dhe më të drejtë.

Sipas Ola Mitre në asnjërin prej planeve të zhvillimit të territorit në bashki, apo dokumenteve strategjike nuk rezulton të ketë parashikime të qarta për zhvillimin e parqeve fotovoltaike. Dhënia e sipërfaqeve pyjore dhe kullosore për ndërtimin e paneleve diellore po ndodh pa një studim të qartë e të thelluar mbi ndikimet negative mjedisore, biodiversitetin apo integritetin ekologjik të ekosistemeve. Planet e Përgjithshme Vendore nuk e parashikojnë drejtpërdrejt këtë lloj zhvillimi dhe, rrjedhimisht, asnjë bashki nuk ka kryer një Vlerësim Strategjik Mjedisor për të analizuar ndikimet në territor dhe receptorët natyrorë në shkallë të gjerë dhe afatgjatë./Klima.al

Lajme të lidhura

Këlliçi: Skandali Balluku-Rama shënon fundin e kësaj qeverie
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë

08:14 - 19/12/25
Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Para
Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi: Skandali Balluku-Rama shënon fundin e kësaj qeverie
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë

08:14 - 19/12/25

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet mëngjesin e kësaj të premte, (19 dhjetor 2025) për të shqyrtuar kërkesën...

Lexo më shumë
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 19 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 19/12/25
Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

08:01 - 19/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025

07:42 - 19/12/25
Ditë e ngrohtë dhe me diell…parashikimi për të premten

Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025

07:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com