GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhvati mln € nga shoqëria ku ishte përfaqësuese ligjore, “arrest shtëpie” për Elisabeta Dostin

10:08 - 03/12/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhvati mln € nga shoqëria ku ishte përfaqësuese ligjore, “arrest shtëpie” për Elisabeta Dostin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasen Elisabeta Dosti, e akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Sipas organit të akuzës, shtetasja E.D. në vitin 2013, si përfaqësuese ligjore e shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a, ka transferuar në mënyrë të paligjshme të gjitha pasuritë e paluajtshme të shoqërisë, toka dhe ndërtesa, tek një tjetër kompani, e cila në atë kohë i përkiste 100% asaj.

Pas transferimit të pasurive, E.D. ka zhvendosur pronësinë e kuotave të kompanisë në fjalë për të fshehur origjinën e paligjshme të kapitalit.

Sipas prokurorisë, pasuritë e paluajtshme janë shfrytëzuar për qira dhe shitje, duke sjellë përfitime me miliona euro, ndërsa aksionarët e tjerë të shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02”, kryesisht pensionistë dhe ish-punonjës, janë përjashtuar nga këto përfitime.

“Pasuritë e paluajtshme të transferuara në mënyrë të paligjshme tek shoqëria ‘Empire Investment Solution (EIS)’ sh.p.k, janë dhënë me qira duke realizuar të ardhura të larta, një pjesë e tyre janë shitur në vlerën 1,000,000 Euro ndërsa me kontratën e sipërmarrjes të datës 18.12.2019, pasuria me nr.2/2337( transferuar në mënyrë të paligjshme) ndodhur në Rrugën ‘Muhamet Gjollesha’ Tiranë, me sipërfaqe totale 5989 m2, nga të cilat ndërtesë me sipërfaqe 1375 m2 është dhënë për ndërtimin e objektit shumëkatësh multifunksional mbi sipërfaqen prej 12,201,36 m2.

Në këmbim të pasurisë të përshkruar më sipër, porositësi do të përfitojë në objektin shumëkatësh multifunksional të ndërtuar nga Sipërmarrësi 35% të sipërfaqes ndërtimore korresponduese të sipërfaqes prej 5989 m2″, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas organit të akuzës transferimi i pasurive është kryer jo vetëm mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara, por edhe përmes akteve të tjera të paligjshme, me qëllim dëmtimin e interesave të aksionarëve në minorancë.

Gjykata ka vendosur vazhdimin e masës “Arrest në shtëpi” më datë 27 nëntor, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar vlerën e dëmit dhe produktin e veprës penale.

Etiketa: kompanimilionazhvatje

Lajme të lidhura

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)
Aktualitet

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Para
Deklarata ‘bombë’ në Kongresin amerikan: Në Shqipëri ka rënë pluralizmi politik, reforma në drejtësi ka dështuar

Deklarata ‘bombë’ në Kongresin amerikan: Në Shqipëri ka rënë pluralizmi politik, reforma në drejtësi ka dështuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com