GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vokshi në Kopenhagen: Shqipëria të luftojë korrupsionin si Danimarka

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vokshi në Kopenhagen: Shqipëria të luftojë korrupsionin si Danimarka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Europian (COSAC) të mbajtur në Kopehagen, theksoi se Shqipëria mund ta forcojë procesin e zgjerimin në BE vetëm përmes standardeve evropiane, jo atyre të dyfishta.

Vokshi nënvizoi se Danimarka konsiderohet modeli ideal i vendeve të pakorruptuara, ndërsa aspirata e Shqipërisë duhet të jetë sipas saj pikërisht “rruga drejt Danimarkës”, duke luftuar korrupsionin dhe duke ndërtuar institucione të besueshme.

Sipas saj, progresi nuk mund të jetë real në vende ku mungojnë zgjedhjet e lira, ku korrupsioni është endemik, gjyqësori i politizuar, parlamenti jofunksional dhe pushteti i përqendruar në një dorë, referuar vendit tonë.

“Vetëm duke garantuar drejtësi të vërtetë, zgjedhje konkurruese, institucione funksionale dhe respektim të të drejtave themelore, një vend mund të bëhet një kontributor i vërtetë në BE,” u shpreh Vokshi ndër të tjera.

Fjala e plotë e Vokshit 

Faleminderit zonja Kryetare,

Sot jam shumë e kënaqur që flas, si pjesë e delegacionit shqiptar, mbi aspiratën tonë për t’u bërë një vend si Danimarka. Në ekonominë politike, Danimarka përshkruhet si shteti ideal i mungesës së korrupsionit, dhe përpjekjet për të çrrënjosur korrupsionin përshkruhen metaforikisht si ‘rruga drejt Danimarkës, për t’u bërë si Danimarka’.

Ardhur nga Shqipëria, besoj se Evropa nuk do të jetë e plotë dhe e sigurt pa Ballkanin Perëndimor. Por vendet e Ballkanit Perëndimor mund ta forcojnë BE-në dhe ta bëjnë atë më të sigurt vetëm nëse qeverisen nga ligji dhe nga standardet demokratike.

Jam e bindur se procesi i zgjerimit duhet të ndjekë një standard të vetëm për të gjithë, dhe jo standarde të dyfishta. Vullneti politik dhe konsideratat gjeopolitike nuk mjaftojnë. Një vend:

që nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme,

që ka korrupsion endemik,

që ka gjyqësor të kompromentuar dhe të politizuar,

ku parlamenti është jofunksional dhe mungojnë mekanizmat e kontrollit dhe balancës,

ku pushteti është i përqendruar në një dorë,

e ka të vështirë të bëjë përparim real e të vërtetë.

Ndaj, ju bëj thirrje për vijimin e mbështetjes tuaj për reforma që garantojnë sundimin e ligjit, pavarësinë e drejtësisë, lirinë e medias dhe integritetin zgjedhor, në përputhje me një proces anëtarësimi të bazuar në meritë dhe me progres demokratik të matshëm në respektim të kritereve të Kopenhagës.

Vetëm duke garantuar drejtësi të vërtetë, zgjedhje konkurruese, institucione funksionale dhe respektim të të drejtave themelore, një vend mund të bëhet një kontributor i vërtetë në BE.

Jam e bindur se ne mund t’i arrijmë këto standard, dhe me mbështetjen tuaj, ne do t’ia dalim!

Faleminderit.

Lajme të lidhura

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)
Aktualitet

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët
Aktualitet

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26
E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë
Aktualitet

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26
Para
Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

U mor në pyetje për 10 orë rresht, zbardhet deklarata e Federica Mogherinit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)
Aktualitet

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26

Ftesa e kryeministrit Edi Rama për dialog me protestuesit ka "ndezur" rrjetet sociale me meme dhe ironi. Ditën e djeshme,...

Lexo më shumë
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26
E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26
“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

16:29 - 21/10/26
Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

16:09 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com