GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Djali i oficerit shqiptar të Policisë kapet me drogë në Britani, merr dënim me burg (FOTO)

20:50 - 03/12/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Djali i oficerit shqiptar të Policisë kapet me drogë në Britani, merr dënim me burg (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Kurorës në Oksford ka dënuar me dy vite burg 20-vjeçarin shqiptar Martin Makarjadhi, banues në Broadlands, Netherfield, Milton Keynes, pasi u shpall fajtor për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të klasit A dhe B, si dhe për drejtim automjeti pa sigurim të detyrueshëm.

Sipas mediave britanike, Martin Makarjadhi 20 vjeç është dënuar me dy vite burg në Britaninë e Madhe pasi u kap duke shitur kokainë dhe kanabis në rrugët e Anglisë.

Sipas raportimeve, shqiptari kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe po punonte për të shlyer një borxh prej 15 mijë paundësh. Mësohet se 20-vjeçari është djali i një efektivi policie në Shqipëri ndërsa nëna e tij me profesion mjeke.

Gjatë kontrollit, në rrobat e tij të brendshme u gjetën 13 qese me kokainë. Në banesën e Makarjadhit u sekuestrua edhe një tjetër shumë prej 1,000 paundësh, kanabis dhe pajisje të përdorura për përgatitjen e drogës. Ai u kap me 6.3 gramë kokainë, me vlerë rreth 640 paund në treg.

Prokurorja theksoi se i riu kishte ardhur ilegalisht në Britani vitin e kaluar dhe se borxhi prej 15 mijë paundësh e kishte futur në aktivitet kriminal. Në intervistë, ai pranoi se paratë e gjetura përdoreshin nga shitja e drogës.

‘Ai duket i pafajshëm dhe me rol më të vogël në këtë skemë,’ tha Purcell-Chandler.

Gjyqtari Hassan Khan deklaroi: ‘Mosha nuk e shpëton nga burgu. Ai është djali i një oficeri policie në Shqipëri.’

Avokati mbrojtës, Nick Cotter, tha: ‘Ai ka qenë shumë i hapur me mua. Vjen nga një familje e mirë në Shqipëri – i ati është oficer policie, e ëma mjeke. Ata nuk e dinë se ai ka qenë në burg. Dëshiron të kthehet sa më shpejt në Shqipëri. Personat që i siguruan pasaportën e detyruan të shiste drogë. Është një djalë inteligjent dhe e kupton seriozitetin e veprës së tij.’

Gjyqtari vijoi: ‘E dije shumë mirë që ajo që po bëje ishte e gabuar.’

Makarjadhi u dënua me dy vjet burg. Gjykata urdhëroi konfiskimin e drogës, telefonit, pajisjeve dhe shumave të parave të sekuestruara.

Martin Makarjadhi

gijotina.com/

Etiketa: drogegjykata britanike

Lajme të lidhura

Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të 7 kompanive të ndërtimit (Emrat)
Aktualitet

Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të 7 kompanive të ndërtimit (Emrat)

10:10 - 15/04/26
“Celibashi po fsheh numrin real të votuesve“ Avokati Goxhaj: Votova dy herë, pajisjet e identifikimit ishin të manipulueshme
Aktualitet

Zjarri shkrumboi pallatin në Tiranë/ Avokati: Veshja e tij është ‘molotov’, u rrezikuan jetë për të kursyer para…

09:44 - 15/04/26
SPAK aksion antidrogë, firmosen 10 urdhërarreste, mes tyre edhe pronari i “Pepa Group”
Aktualitet

SPAK aksion antidrogë, firmosen 10 urdhërarreste, mes tyre edhe pronari i “Pepa Group”

09:39 - 15/04/26
Para
VIDEO e atentatit në Elbasan: Autori shkon i vetëm pranë makinës së viktimës

VIDEO e atentatit në Elbasan: Autori shkon i vetëm pranë makinës së viktimës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të 7 kompanive të ndërtimit (Emrat)
Aktualitet

Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të 7 kompanive të ndërtimit (Emrat)

10:10 - 15/04/26

Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të disa kompanive të ndërtimit, në kuadër të një hetimi mbi...

Lexo më shumë
Bayern dhe Real “përplasin brirët” për një vend në gjysmëfinale! Sporting premton “betejë” kundër Arsenalit

Bayern dhe Real “përplasin brirët” për një vend në gjysmëfinale! Sporting premton “betejë” kundër Arsenalit

09:56 - 15/04/26
“Celibashi po fsheh numrin real të votuesve“ Avokati Goxhaj: Votova dy herë, pajisjet e identifikimit ishin të manipulueshme

Zjarri shkrumboi pallatin në Tiranë/ Avokati: Veshja e tij është ‘molotov’, u rrezikuan jetë për të kursyer para…

09:44 - 15/04/26
SPAK aksion antidrogë, firmosen 10 urdhërarreste, mes tyre edhe pronari i “Pepa Group”

SPAK aksion antidrogë, firmosen 10 urdhërarreste, mes tyre edhe pronari i “Pepa Group”

09:39 - 15/04/26
Reduktohet me 40% transporti publik në të gjithë Shqipërinë, kaos në stacionet e autobusëve

Reduktohet me 40% transporti publik në të gjithë Shqipërinë, kaos në stacionet e autobusëve

09:14 - 15/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com