Seanca plenare e Kuvendit ka nisur me tensione të larta, pasi mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama. Ky vendim ka shkaktuar një përplasje të ashpër mes palëve, me opozitën që akuzon kreun e qeverisë se po i fshihet llogaridhënies.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, argumentoi se kërkesa për interpelancë nuk mund të pranohej, pasi çështja për të cilën kërkohej debati është aktualisht në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, një debat parlamentar për këtë temë do të përbënte një ndërhyrje në punët e gjyqësorit dhe do të cenonte parimin e ndarjes së pushteteve. “Është e domosdoshme që të pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese dhe të respektohen proceset ligjore dhe kushtetuese,” deklaroi ai.
Kërkesa për interpelancë e opozitës u rrëzua me 74 vota nga socialistet.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardh kërkoi prezencën e Kryeministrit Edi Rama në Kuvend që ky i fundit të japë llogari lidhur me ngjarjet e fundit. Nga foltorja, Bardhi deklaroi se Rama duhet të ishte marrë i pandehur bashkë me Belinda Ballukun dhe shtoi se urdhëruesi i aferës së Llogarasë është Rama dhe lidhjen me kompaninë turke e ka bërë Rama
“Edi Rama sot ka vendosur ti fshihet Kuvendit. Ka një keqkuptim në përgjigje që i keni kthyer grupit parlamentar. Ajo që kemi kërkuar interpelancë me kryeministrin është ndërhyrja e kryeministrit në një çështje në hetim. Mbajtja në detyre e një ministri të marrë të pandehur dhe nën hetimi dhe ngritja e pretendimeve në kërkesën që ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese në emër të Kuvendit pa e konsultuar Kuvendin e Shqipërisë. Ju folët që duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese , por çdo shqiptar e ka parë që Rama del dhe mbron të pandehurën ministre me video-selfie si një mjet presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Pra i fshihet deputetëve të Kuvendit dhe llogaridhënies në Kuvend. Kemi kërkuar që kryeministri të vijë të japë llogari se cili është motivi, dhe pse është bërë kryeministri i parë që ndërhyn në një çështje konkrete dhe ka kërkuar në emër të Këshillit të Ministrave shfuqizimin e vendimit të gjykatë kundër korrupsionit për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese ndaj të pandehurës Balluku.
Ç’punë ka kryeministri që shndërron institucionin e Kryeministrit në avokatin ndaj një të pandehure. Ai e pranon përmes kërkesë që ka çuar që është bashkëfajtor me Ballukun dhe do të duhet të ishte marr bashkë i pandehur me Ballukun. Urdhëruesi i aferës së Llogarasë është Rama dhe lidhjen me kompaninë turke e ka bërë Rama”, tha Bardhi.










Discussion about this post