GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shtyrë sërish, ndërsa avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka lëshuar akuza të forta ndaj gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka, dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Në një prononcim për mediat, Cakrani deklaroi se prokuroria nuk ka përmbushur detyrat e lëna nga gjykata, duke shkaktuar tensione dhe shtyrjen e seancës.

Akuza më e rëndë e Cakranit ishte drejtuar ndaj gjyqtares Irena Gjoka. “Unë nuk kam dyshime që zonja Gjoka është një gjyqtare tashmë e shantazhueshme nga zotërinjtë prokurorë, se po hetohet nga ata për çështjet e saj personale,” tha ai.

Kujtim Cakrani: Gjithashtu, në seancën e kaluar u lanë disa detyra nga gjykata që prokurorët duhet të informonin ose më saktë duhet t’i paraqisnin në ambientet e paraburgimit zotit Ilir Meta, ish-presidentit të gjithë fashikujt që ai kërkoi. Sepse duhet të njihesh çështja është e drejtë e tij procedurale dhe të njëherë. Gjithashtu i kërkuam që të saktësonin dhe akuzën dhe të na sillnin dhe listën e provave prokurorët.

Prokurorët nuk e kishin bërë këtë, detyrë. Pa dyshim që ne ë i kërkuam, vazhduam, kërkuam përsëri. Pati një tension sepse prokurorët kërkuan pezullimin e afateve të paraburgimit për zotin Meta, të cilët, i cili ishte aty prezent, avokatët ishin aty dhe nuk ishte ky shkaktari për shtyrjen e seancës gjyqësore. Dhe kështu që pati një tension ndërmjet avokatëve, të paktën ndërmjet zotit Zhllima dhe mua dhe unë, me gjyqtaren zonjën Irena Gjoka, e cila e kishte, e pranoi kërkesën, edhe pse ne nuk e vinim në dyshim që zonja Gjoka pranon çdo kërkesë të prokurorëve. Unë nuk kam dyshime që zonja Gjoka është një gjyqtare tashmë e shantazhueshme nga zoterinjtë prokurorë se po hetohet nga ata për çështjet e saj personale. Ajo vazhdon që mos t’i marrë parasysh dhe t’i injorojë kërkesat tona.

Ne do vazhdojmë betejën tonë dhe kështu që seancën e ardhshme që do u caktua në datën 22 dhjetor, nëse prokurorët do ta kenë informuar dhe njohur zotin Meta me të gjithë aktet që ai ka kërkuar, por dhe avokati, kolegu do njihet me 70.000 faqet ose 134 fashikujt, që ka prokuroria për gjykim dhe besoj se dhe në datën 22, sipas gjasave të mia, seanca nuk ka për t’u zhvilluar jo për fajin tonë, por për faj të neglizhencës, të paaftësisë, merreni si ta doni të anës të prokurorëve.

Ne nuk kemi dyshime fare po fare që kjo çështje vazhdon të jetë çështje politike dhe vazhdojmë t’i qëndrojmë atyre që kemi thënë që në fillim. Ne jemi këtu për betejë ligjore bashkë me kolegun, zoti Meta është në betejë politike, foli gjatë aty, i kërkoi prokurorëve ç’prova donte ai të administronte, të shikonte dhe të studionte dhe padyshim tashmë jemi në pritje…

Lajme të lidhura

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët
Breaking Views

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Para
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

"U është dorëzuar avokatëve në USB", SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com