GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Të gjitha në një ditë…/ Më e keqja ka mbërritur në këtë vend

në OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Beteja në selinë blu, Patozi: Ndarja e PD-së zgjidhja më e mirë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Astrit Patozi

Ndërkohë që Sulltani i Turqisë pritej me nderime të larta në Tiranë, Presidenti i Shqipërisë, pothuajse i braktisur prej të gjithëve, kishte vajtur të qante në Lezhë tek varri i Skënderbeut. Po në ato orë patetiko-patriotike u shty sërish për në përjetësi gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, por po ashtu edhe vendimi i Kushtetueses për fatin e mëtejshëm të Presidentit. Autori dihet që është Covidi, armiku i padukshëm, sipas kryeministrit, i cili në Shqipëri më shumë është problem për drejtësinë, se sa për spitalet dhe azilet e pleqve.

Ndërkohë, Presidenti i Republikës, i cili pret (mos)shkarkimin nga shtyrja e gjyqit, është shumë i shqetësuar për 6 bashkitë e vendit, që kanë mbetur prej dy vjetësh pa kryetar. Por ngaqë nuk është kaq e lehtë ta mësosh se atje duhen bërë zgjedhje, u ka nisur letra faktmbledhëse disa institucioneve. Sepse Shqipëria është një shtet strikt ligjor dhe kushtetues, ku presidenti nuk është vetëm kreu, por dhe simboli i tij. Deri tani ka kërkuar sqarime nga KQZ dhe qeveria, por nëse përgjigjet e tyre nuk mjaftojnë, letra mund t’i shkojë edhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në parlament sesioni i ri i legjislaturës nis me një betejë epike mes dy gjysmave të opozitës për legjitimitetin e vulës, ku e vetmja akuzë për qeverinë është se ka zgjedhur njërën palë në dëm të tjetrës. Që të gjitha këto në një ditë…ndoshta si një kushtrim i qartë për të mos e humbur shpresën, sepse asnjëherë nuk duhet menduar me pesimizëm që më e keqja ka mbërritur në këtë vend…

Etiketa: analzieAstrit PatoziOpinion

Lajme të lidhura

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Para
Einxhel debaton me Donaldin: Sa herë që nuk je përballur me Ilirini i ke shtuar pikë

Einxhel debaton me Donaldin: Sa herë që nuk je përballur me Ilirini i ke shtuar pikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet
Aktualitet

Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

15:03 - 03/10/26

Në vijim të hetimeve që po drejtohen nga kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, BKH ka vijuar me kontrollet dhe sekuestrimin...

Lexo më shumë
Berisha: Videot e artistëve u servirën nga Rama për të zhurmuar skandalet! Janë marrë nga hakerat e tij

Berisha: Videot e artistëve u servirën nga Rama për të zhurmuar skandalet! Janë marrë nga hakerat e tij

14:49 - 03/10/26
‘Flamingo Mirror’/ Rama: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan, shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

‘Flamingo Mirror’/ Rama: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan, shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

14:36 - 03/10/26
Berisha: SHISH ka përgjuar jo vetëm opozitën, por edhe ambasadat dhe shërbimet e huaja në Shqipëri

Berisha: SHISH ka përgjuar jo vetëm opozitën, por edhe ambasadat dhe shërbimet e huaja në Shqipëri

14:22 - 03/10/26
Formacionet zyrtare, Rolando Maran zbret në fushë titullarët për ndeshjen me Finlandën

Formacionet zyrtare, Rolando Maran zbret në fushë titullarët për ndeshjen me Finlandën

14:06 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com