GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Kërkojnë 3100 euro shtesë page”, Rama sulmon sërish gjyqtarët për privilegjet

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kërkojnë 3100 euro shtesë page”, Rama sulmon sërish gjyqtarët për privilegjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me kërkesën e gjyqtarëve dhe këshilltarëve për rritjen e pagave, duke theksuar se shuma që kërkohet është shumë më e lartë se sa mund ta besojnë qytetarët.

Sipas tij, magjistratët dhe këshilltarët e zakonshëm kanë kërkuar rritje prej rreth 1600 euro, ndërsa një grup tjetër, ai i gjyqtarëve të institucioneve speciale – GJKKO dhe SPAK – ka kërkuar rritje prej 3100 euro mbi pagën aktuale.

Rama thotë se gjyqtarët e këtyre institucioneve aktualisht përfitojnë rreth 6130 euro në muaj, dhe nëse kërkesa miratohet, paga mund të shkojë në 9230 euro.

Ai shtoi se kjo situatë ngre shqetësime serioze për balancën mes pushteteve: sipas tij, kur një vendim gjykate mund të ndryshojë struktura të rëndësishme të qeverisjes, është e arsyeshme të shtrohet pyetja se deri ku mund të shkohet me vendime të tjera që ndikojnë direkt në financat publike.

Rama tha se shqetësimi nuk lidhet me një ministër apo një çështje të izoluar, por me “rrezikun e prishjes së ekuilibrave demokratikë mes pushteteve”. /noa.al

Deklarata:

“S’ka mundësi”, më shkruajnë disa, lidhur me kërkesën e gjyqtarëve për ta rritur pagën me 1600 Euro mbi aktualen!

Jo vetëm që ka mundësi, po 1600 Euro është rritja që kërkojnë magjistratët e këshilltarët e zakonshëm, se mes rritjekërkuesve janë edhe specialët, pra ata të GJKKO dhe SPAK-ut, të cilët kanë pagat më të larta në republikë, por kërkojnë edhe një rritje prej 3100 Eurosh!

Po, asnjë shaka, detin ku aktualisht marrin 6130 Euro në muaj, tani duan që t’ua kthejë në kos Gjykata Kushtetuese me 3100 Euro plus, e si përfundim të marrin 9230 Euro në muaj.

Si ka mundësi?!

Ka mundësi si jo, kur arrin të ndryshosh edhe qeverinë me një vendim gjykate, duke marrë kompetencat e kryeministrit, Presidentit e parlamentit bashkë, pa pasur marrë një kokërr vote të vetme nga populli tërë jetën tënde, si nuk arrike të marrësh nga arka e shtetit me një vendim tjetër gjykate, mijëra euro për të rritur pagën tënde?!

Kush ka mbetur pa e kuptuar që s’e kam hallin tek një ministër unë, po tek rreziku real i përmbysjes së balancës demokratike mes pushteteve?!

gijotina.com/

Etiketa: Edi RamaKryesore1

Lajme të lidhura

Mbështeti studentët shqiptarë, pritet largimi i Meidanit nga posti i ambasadorit në Shkup
Aktualitet

Mbështeti studentët shqiptarë, pritet largimi i Meidanit nga posti i ambasadorit në Shkup

08:05 - 20/05/26
Humb jetën një burrë, lëndohen tre të tjerë nga përplasja e dy automjeteve në Gjirin e Lalëzit
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin Thumanë–Laç! Humb jetën një person dhe plagosen tre të tjerë

07:52 - 20/05/26
Vazhdojnë arrestimet në Sarandë, pranga Nënkomisarit! Detaje nga operacioni
Aktualitet

Vazhdojnë arrestimet në Sarandë, pranga Nënkomisarit! Detaje nga operacioni

23:06 - 19/05/26
Para
‘Onkologjiku 33 ditë pa brakiterapi’/ Gazetari ngre alarmin: Kjo është kriminale, kush mban përgjegjësi?!

Onkologjiku në kolaps: Terapitë vetëm me para paguaj, ose vdis

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 20 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:12 - 20/05/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Mbështeti studentët shqiptarë, pritet largimi i Meidanit nga posti i ambasadorit në Shkup

Mbështeti studentët shqiptarë, pritet largimi i Meidanit nga posti i ambasadorit në Shkup

08:05 - 20/05/26
Humb jetën një burrë, lëndohen tre të tjerë nga përplasja e dy automjeteve në Gjirin e Lalëzit

Aksident tragjik në aksin Thumanë–Laç! Humb jetën një person dhe plagosen tre të tjerë

07:52 - 20/05/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Maj 2026

07:38 - 20/05/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 20 Maj 2026

07:35 - 20/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com