GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fier/ Përdhunoi dhe la shtatzënë një grua me probleme mendore/ ADN-ja e fundos në gjyq

17:30 - 10/12/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Fier/ Përdhunoi dhe la shtatzënë një grua me probleme mendore/ ADN-ja e fundos në gjyq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria në Fier ka dërguar për gjykim dosjen ndaj shtetasit M.Ç., i akuzuar për kryerje marrëdhëniesh seksuale me një grua me probleme të shëndetit mendor.

Hetimet nisën pas ankesës së të dëmtuarës, K.Ç., e cila pas një vizite mjekësore u informua se ishte shtatzënë prej dy muajsh. Sipas aktit të ekspertimit psikiatriko–ligjor, viktima ka zhvillim intelektual të ulët, të barasvlershëm me atë të një fëmije 6‑vjeçar.

Gjatë hetimit u krye edhe ekspertimi i ADN‑së, duke krahasuar mostrat e fetusit të abortuar me ato të të dyshuarit. Rezultatet treguan lidhje gjenetike babë‑fëmijë mes fetusit dhe shtetasit M.Ç.

Pas këtij konstatimi, e dëmtuara deklaroi se M.Ç. kishte abuzuar me të në banesën e saj, pa dëshirën e saj. Deklarimet e saj u mbështetën edhe nga persona të tjerë që kishin dijeni për ngjarjen.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari ka përfituar nga gjendja mendore, ekonomike dhe familjare e viktimës. Për këtë arsye, ndaj tij u krye ndalimi i menjëhershëm dhe çështja tashmë i është kaluar gjykatës.

NJOFTIMI

Kryente marrëdhënie seksuale me person të pazotë, duke përfituar nga gjendja mendore, Prokuroria Fier dërgon në gjyq shtetasin M. Ç.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin M.Ç. për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, e parashikuar nga neni 103/1 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.714/2024 të realizuara nga ankimimi i të dëmtuarës, shtetases K.Ç., e cila pas kryerjes së një vizite mjekësore ishte informuar se ishte shtatëzanë prej dy muajsh rezultoi e provuar se, viktima, sipas aktit të ekspertimit psikiatriko-ligjor, prezantonte zhvillim intelektual të ulët, krahasuar me moshën mendore të një 6 vjeçari.

Në vijim, u krye ekspertimi i AND duke marrë mostra nga fetusi i abortuar i të dëmtuarës dhe nga krahasimi me profilin gjenetik nga mostrat e marra nga i dyshuari, shtetasi M.Ç., rezultoi se profili gjenetik i shtetasit M.Ç., paraqiste lidhje gjenetike babë-bijë me profilin gjenetik të fetusit të abortuar nga e dëmtuara.

Pas këtij konstatimi është ripyetur e dëmtuara, e cila ka pohuar faktin se kishte kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin M.Ç., për të cilin tregonte se ky person kishte abuzuar me të, duke kryer marrëdhënie në banesën e saj, pa dëshirën e saj. Ky fakt u konfirmua edhe nga deklarime të tjera, ku tregohej se e dëmtuara kishte treguar për këtë ngjarje.
Shtetasi M. Ç., duke përfituar nga gjendja ekonomike, mendore dhe familjare e tyre ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Në këto kushte u krye ndalimi i menjëhershëm i këtij shtetasi.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë apo dëmtojnë mirëqënien dhe zhvillimin normal të të miturve.

Lajme të lidhura

Shefi i NATO-s: Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë
Aktualitet

Shefi i NATO-s: Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë

17:30 - 11/12/25
Para Kupës së Botës/ Egjipti dhe Irani nuk duan të luajnë “ndeshjen e krenarisë” për LGBTQ+
Breaking Views

Para Kupës së Botës/ Egjipti dhe Irani nuk duan të luajnë “ndeshjen e krenarisë” për LGBTQ+

17:25 - 11/12/25
Gjirokastër: Shpërndanin para me fajde, bien në pranga 3 persona
Aktualitet

Gjirokastër: Shpërndanin para me fajde, bien në pranga 3 persona

17:15 - 11/12/25
Para
SPAK pushon hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori

SPAK pushon hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shefi i NATO-s: Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë
Aktualitet

Shefi i NATO-s: Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë

17:30 - 11/12/25

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje aleatëve që të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar mbrojtjen me qëllim që...

Lexo më shumë
Para Kupës së Botës/ Egjipti dhe Irani nuk duan të luajnë “ndeshjen e krenarisë” për LGBTQ+

Para Kupës së Botës/ Egjipti dhe Irani nuk duan të luajnë “ndeshjen e krenarisë” për LGBTQ+

17:25 - 11/12/25
Gjirokastër: Shpërndanin para me fajde, bien në pranga 3 persona

Gjirokastër: Shpërndanin para me fajde, bien në pranga 3 persona

17:15 - 11/12/25
Vendimi i GJKKO: Rexhep Rraja dhe 9 të tjerë mbeten në qeli për akuzat e trafikut të drogë

Vendimi i GJKKO: Rexhep Rraja dhe 9 të tjerë mbeten në qeli për akuzat e trafikut të drogë

17:11 - 11/12/25
Alarm në Finiq: Gërmimet po dëmtojnë parkun arkeologjik? Turistët denoncojnë

Alarm në Finiq: Gërmimet po dëmtojnë parkun arkeologjik? Turistët denoncojnë

16:59 - 11/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com