GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama i njësh me Ballukun, sulm historik kundër ndëshkimit të korrupsionit

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama i njësh me Ballukun, sulm historik kundër ndëshkimit të korrupsionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me rikthimin e Belinda Ballukut në detyrën e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.

Sipas Berishës, për herë të parë në 32 vite, kryeministri Edi Rama ka kaluar në një sulm të hapur kundër ndëshkimit të korrupsionit, duke u bërë “njësh me Ballukun” për të mbrojtur interesat e tij. Ai e cilësoi këtë akt si të pashembullt për një vend që aspiron integrimin europian, duke theksuar se nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri dhe është një precedent negativ për drejtësinë.

Berisha kritikoi ashpër argumentimin e shumicës në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, të cilin e konsideroi si identik me deklaratat e kryeavokatit Rama, duke theksuar se anulimi i pezullimit të Ballukut është bërë për të mbrojtur qeverinë dhe paratë e kryeministrit.

Ai gjithashtu u shpreh se qeveria nuk mund të paralizohet nga pezullimi i një zëvendëskryeministri, duke ironizuar pretendimet se kjo situatë ndikonte në funksionimin e qeverisë. Berisha rikujtoi shembuj nga e kaluara, kur ministra të tjerë dhanë dorëheqje për të lejuar hetimet, ndërsa sipas tij Rama ka bllokuar hetimet për korrupsion dhe drogë gjatë gjithë periudhës së tij në pushtet.

“Tani Rama është një me Belinda Ballukun dhe triumfoi në çdo gjë që diktoi gjatë këtyre tre javëve. Gjë më absurde nuk mund të kishte, kur pretendon se pezullimi i Ballukut shkel Kushtetutën apo paralizon qeverinë, ndërkohë që ai vetë ka përfituar më shumë se Balluku në të njëjtat raste,” deklaroi Berisha.

Lajme të lidhura

Shkelën rregullat e sigurisë në det, Policia Kufitare e Vlorës bllokon gomonet, gjoba të majme për drejtuesit  
Aktualitet

Shkelën rregullat e sigurisë në det, Policia Kufitare e Vlorës bllokon gomonet, gjoba të majme për drejtuesit  

17:15 - 14/07/26
Berisha nuk e ripërtërin kupolën e PD-së! Noka pritet të rikonfirmohet nesër, shtohen nënkryetarët…
Breaking Views

Berisha nuk e ripërtërin kupolën e PD-së! Noka pritet të rikonfirmohet nesër, shtohen nënkryetarët…

16:56 - 14/07/26
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila, flet nëna e saj: Nuk do ta fal kurrë vrasësin dhe as të ëmën e tij
Aktualitet

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila, flet nëna e saj: Nuk do ta fal kurrë vrasësin dhe as të ëmën e tij

16:44 - 14/07/26
Para
Tabaku pas rikthimit të Ballukut: Problemi nuk është vendimi, por standardi moral i qeverisë

Tabaku pas rikthimit të Ballukut: Problemi nuk është vendimi, por standardi moral i qeverisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkelën rregullat e sigurisë në det, Policia Kufitare e Vlorës bllokon gomonet, gjoba të majme për drejtuesit  
Aktualitet

Shkelën rregullat e sigurisë në det, Policia Kufitare e Vlorës bllokon gomonet, gjoba të majme për drejtuesit  

17:15 - 14/07/26

Policia Kufitare ka intensifikuar kontrollet në vijën bregdetare të Vlorës, duke ndëshkuar dy drejtues mjetesh lundruese që u kapën duke...

Lexo më shumë
Gjesti i domethënës i Norvegjisë: Paratë e biletave të ndeshjes me Izraelin shkojnë për ndihmat në Gaza

Gjesti i domethënës i Norvegjisë: Paratë e biletave të ndeshjes me Izraelin shkojnë për ndihmat në Gaza

16:57 - 14/07/26
Berisha nuk e ripërtërin kupolën e PD-së! Noka pritet të rikonfirmohet nesër, shtohen nënkryetarët…

Berisha nuk e ripërtërin kupolën e PD-së! Noka pritet të rikonfirmohet nesër, shtohen nënkryetarët…

16:56 - 14/07/26
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila, flet nëna e saj: Nuk do ta fal kurrë vrasësin dhe as të ëmën e tij

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila, flet nëna e saj: Nuk do ta fal kurrë vrasësin dhe as të ëmën e tij

16:44 - 14/07/26
Incidentet në Zvërnec/ Apeli zbut masën për një nga rojet private, lihet në burg Geraldo Biba

Incidentet në Zvërnec/ Apeli zbut masën për një nga rojet private, lihet në burg Geraldo Biba

16:27 - 14/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com