GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Punoi për Ramën në zgjedhjet e 11 majit”/ Hysen Kadiu i përgjigjet Berishës: Uji i ndenjur ka nevojë për rifreskim…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Punoi për Ramën në zgjedhjet e 11 majit”/ Hysen Kadiu i përgjigjet Berishës: Uji i ndenjur ka nevojë për rifreskim…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hysen Kadiu, ish-kryetari i PD Kavajë, ka reaguar pas akuzave të hedhura në mbledhjen e Kryesisë se ai gjatë fushatës së zgjedhjeve të 11 majit ka punuar për Edi Ramën dhe nuk ka dhënë asnjë kontribut për PD.

Kadiu, si një ndër më të votuarit gjatë procesit të Primareve, shkruan në Facebook, se aktiviteti i tij gjatë fushatës është publik në Facebook.

Ndër të tjera ai shprehet se beteja e demokratëve nuk është me PD, por me kryeministrin Rama.

Reagimi:

Sot në mbledhje të Kryesisë, kryetari Sali Berisha, ndër të tjera, ka hedhur akuza edhe ndaj meje, se gjatë fushatës së zgjedhjeve të 11 majit kam punuar për Edi Ramën dhe nuk kam dhënë asnjë kontribut për PD.

I them doktor Berishës dhe të gjithë atyre që i rrinë afër dhe e kanë keqinformuar, se aktiviteti im gjatë fushatës është publik në Facebook-un tim. Sikundër, më mirë se kaq, këtë e dëshmojnë qytetarët e Kavajës dhe zonave përreth, që si në fushatë, para dhe pas saj, kemi qenë në kontakte dhe takime të vazhdueshme.

Beteja jonë nuk është me PD-në dhe demokratët, por me Edi Ramën. Çdokush që përpiqet të hedhë baltë mbi kontributin tim personal dhe të gjithë atyre që duan më të mirën për PD-në, janë të interesuar vetëm për karrigen e tyre.

Demokratët kanë sot më shumë se kurrë nevojë për bashkim dhe jo për përçarje, për organizim dhe jo për “armiq të brendshëm”. Asgjë e keqe nuk i vjen PD-së nga kritikat dhe riorganizimi. Sikundër uji i ndenjur prej shumë vitesh ka nevojë për rifreskim, dhe këtë e thonë me zë të ulët edhe ata që përpara Sali Berishës heshtin.

Ndërsa ne kemi vendosur ta themi me zë të lartë, përpara se të jetë vonë.

Etiketa: berishakadiu

Lajme të lidhura

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

09:36 - 26/09/26
SHBA me ambasador të ri në Tiranë pas 3 vitesh, Eric Wendt merr sot zyrtarisht detyrën
Aktualitet

SHBA me ambasador të ri në Tiranë pas 3 vitesh, Eric Wendt merr sot zyrtarisht detyrën

08:43 - 26/09/26
Të shtëna me armë zjarri në një lokal të Athinës, plagoset 10-vjeçarja shqiptare
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në një lokal të Athinës, plagoset 10-vjeçarja shqiptare

08:10 - 26/09/26
Para
“Hysen Kadiu iku në Amerikë gjatë fushatës”, Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen

"Hysen Kadiu iku në Amerikë gjatë fushatës", Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale
Botë

Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

09:51 - 26/09/26

Një mashtrim financiar me përdorimin e inteligjencës artificiale ka goditur bankën private italiane Fideuram, pjesë e grupit Intesa Sanpaolo, duke...

Lexo më shumë
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

09:36 - 26/09/26
Shqipëria pret sot Bjellorusinë në ‘Air Albania’, Maran nis aventurën me kuqezinjtë

Shqipëria pret sot Bjellorusinë në ‘Air Albania’, Maran nis aventurën me kuqezinjtë

09:21 - 26/09/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

08:59 - 26/09/26
SHBA me ambasador të ri në Tiranë pas 3 vitesh, Eric Wendt merr sot zyrtarisht detyrën

SHBA me ambasador të ri në Tiranë pas 3 vitesh, Eric Wendt merr sot zyrtarisht detyrën

08:43 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com