GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Lapaj nuk përjashtohet, e kam përshëndetur protestën e tij të drejtë”, kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një komunikim me qytetarët të zhvilluar këtë të diel.

Gjithashtu Berisha shtoi se e ka mbështetur aktin e tij, sepse sipas tij protesta e kreut të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, është e drejtë.

“Lapaj nuk përjashtohet dhe unë e përshëndes atë dhe e kam përshëndetur, edhe gjestin e tij, edhe aktin e tij dhe protestën e tij të drejtë.”, nënvizoi ai.

Gjithashtu Berisha bëri thirrje për protesta kombëtare me 22 dhjetor deri në krijimin e një qeverie teknike.

Dje në mbledhjen e kryesisë së PD u vendos që ti drejtohemi qytetarëve për fillimin e protestave në datën 22 dhjetor, ku të bashkohen shqiptarë të të gjitha bindjeve, por që guxojnë të shprehin zërin e tyre kundër vjedhjes së parave dhe pasurive të taksëpaguesve shqiptarë dhe qytetarëve.

Në Bullgari e përmbysën qeverinë. Nuk është e vërtetë që kryeministri kërkoi të bllokojë vendimin e gjykatës, por kryeministri duke marrë përgjegjësi për aktin korruptiv të ministrit të tij, dha dorëheqjen dhe e çoi vendin ne zgjedhje.

Kurse Edi Rama i tmerruar sepse është direkt njeriu që ka ndarë paratë me Lubi Ballukun, i dha një goditje fatale luftës kundër korrupsionit.

Qytetarë dhe qytetare, na përket ne të ngremë zërin tonë, na përket ne të mos pajtohemi kurrë me këtë situatë.

Por unë këtu, para jush do të përsëris, do të shtrojë përsëri çështje.

Ne faktuam me dokumente të pakundërshtueme, por dhe raporte ndërkombëtare më serioze se në Shqipëri u zhvilluar një farsë elektorale, se Edi Rama zgjedhje nuk zhvillon, se pushteti i tij qëndron mbi votën e grabitur, duke organizuar në periudhën e ndaluar me ligj, para votimeve 4533 përfshirë ditën e votimit me 7 mln euro, ‘Giro d’Italia’.

Duke u dhënë dhuratë për votë 100 euro, 760 mijë pensionistwve.

Duke arrestuar në vitin elektoral, dy liderët e partive kryesore opozitare dhe duke vendosur në proces penal pa asnjë fakt të ri, kryetarin e partisë së tretë.

 

Duke mobilizuar të gjithë administratën e tij, si polici terrori vote. Duke punësuar përkohësisht dhe duke dhënë dhjetëra mijëra certifikata pronësie, leje legalizimi, ndërtimi.

Edi Rama përdori të gjitha bandat të cilat futën në parlament, një për një 28 deputetë.

Manipuloi në mënyrë monstruoze votën e diasporës.

Pra dhunoi nen për nen parimet themelore të Kartës së Kopenhagënit të vitit 1990 për zgjedhjet. Kodin Zgjedhor, platformën e këshillit të Europës për zgjedhjet dhe kodin e Venecias.

Të gjitha këto dëshmojnë përfundimisht se zgjedhjet me Edi Ramën janë iluzion. Nuk mund të ndodhin kurrë zgjedhje, përveç se farsë.

Prandaj PD-ja ju bën thirrje ju demokrateve e demokratëve në radhë të parë, por dhe çdo qytetari që e konsideron votën e lirë, si zemrekun e demokracisë të nisim me 22 betejën tonë e cila do të ndërpritet vetëm me rrëzimin e këtij pushteti, krijimin e qeverisë teknike dhe votimin e lirë të shqiptarëve, në të cilat në mënyrë absolute, PD do të fitojë zgjedhjet”, deklaroi Berisha.

Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka ushtruar presione të jashtëzakonshme mbi Gjykatën Kushtetuese për të marrë një vendim që ai e përshkruan si “licencë për vjedhje”

“Në një akt që shkelmon interesin personal të cdo qytetari shqiptar, Rama imponoi GJK të firmosë licencën e vjedhjes

Ai vendim i GJK i shkruar në zyrën e Edi Ramës pas presioneve të jashtëzakonshme dhe paritjes me shumat më marramendëse, në kuptimin më të vërtetë të fjalës është një licencë për Edi Ramën, familjen e tij, ministrat e tij që të vjedhin sa më shumë shqiptarët.

Vendimi i shkruar në zyrat e Edi Ramës, tejkalon të gjithë sistemin gjyqësor shqiptar, që ka tagrin të shqyrtojë masat e sigurisë.

Duke anuluar pezullimin e Lubi Ballukut, duke i thënë edhe një muaj e gjysmë kohë asaj që të falsifikoi të manipulojë  cdo dokument të vjedhjeve të saj kolosale me Edi Ramën dhe të tjerë, de facto Gjykata Kushtetuese i dha licencën që të vjedhë pa siklet dhe sa të dojë.

GJK nuk mund të hiqte masën e pezullimin pa u shqyrtuar në shkallët e sistemit gjyqësor”, tha Berisha.

gijotina.com/
Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

“Doktorin e kanë dezinformuar për takimin e Elbasanit”, Ndrec Pjetri: PD duhet të dëgjojë votuesit
Breaking Views

“Doktorin e kanë dezinformuar për takimin e Elbasanit”, Ndrec Pjetri: PD duhet të dëgjojë votuesit

23:01 - 17/12/25
Prençi: Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë
Aktualitet

Prençi: Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë

22:08 - 17/12/25
PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale
Breaking Views

PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale

21:50 - 17/12/25
Para
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Doktorin e kanë dezinformuar për takimin e Elbasanit”, Ndrec Pjetri: PD duhet të dëgjojë votuesit
Breaking Views

“Doktorin e kanë dezinformuar për takimin e Elbasanit”, Ndrec Pjetri: PD duhet të dëgjojë votuesit

23:01 - 17/12/25

Ndrec Pjetri, ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e emisionit “Oponencë” në News24, ka komentuar situatën e...

Lexo më shumë
Prençi: Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë

Prençi: Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë

22:08 - 17/12/25
PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale

PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale

21:50 - 17/12/25
Bruksel/ Deklarata e Samitit: Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor

Bruksel/ Deklarata e Samitit: Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor

21:45 - 17/12/25
Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!

21:00 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com