GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ironizon Berisha: Dumani po u lexonte agjentëve të BKH urdhrin e Ramës për armatosjen e tyre me ‘patllake druri’

10:37 - 15/12/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ironizon Berisha: Dumani po u lexonte agjentëve të BKH urdhrin e Ramës për armatosjen e tyre me ‘patllake druri’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha, përpara ambienteve të SPAK-ut, ka deklaruar se drejtuesi i BKH-së, Altin Dumani, u kishte lexuar agjentëve një urdhër të kryeministrit Edi Rama për çarmatimin e tyre dhe zëvendësimin e armëve me “patllake druri”. Berisha u shpreh se ky vendim, është marrë pasi agjentët e BKH-së “kanë tmerruar kryeministrin”, duke e cilësuar situatën si të paprecedentë dhe skandaloze për një shtet ligjor.

Lideri i opozitës tha se kryeministri e ka mbajtur të fshehtë për më shumë se 20 ditë këtë zhvillim, ndërsa shtoi se lajmi është bërë publik vetëm një ditë pas vendimit që ai e quajti antikushtetues dhe antiligjor të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Berishës, këto veprime përbëjnë një akt të turpshëm dhe të pashembullt në historinë e Europës dhe më gjerë për një vend që pretendon të jetë shtet i së drejtës.

“Po të kërkoni ju të futeni në atë ndërtesë, nuk u lejojnë sepse po zhvillohej një takim shumë i veçantë. Altin Troplini kishte mbledhur BKH-në dhe u lexonte urdhrin e fundit të Edi Ramës.

Do të çarmatosen që të gjithë agjentët e BKH dhe do armatosen me patllake dërrase. Më patllake të vërteta nuk do ketë, se na e tmerruan kryeministrin. Dhe e kishte mbajtur të fshehtë 20 e ca ditë. Shkuarjen e agjentëve të BKH në kryeministri me patllake, Rama i tmerruar e mbajti të fshehtë 20 e ca ditë dhe e nxori të nesërmen e vendimit të Irenave të Kushtetueses. Të vendimit antikushtetues, antiligjor, të turpshëm, të paprecedent në historinë e Europës dhe botës për një vend me shtet ligjor”, deklaroi Berisha.

Me tej, ai u shpreh se vendimi i GJK për rikthimin ne detyre te Ballukut, i dha zemër Edi Ramës.

“Kjo i dha zemër Edi Ramës. Shikoni pse foli dje ai. Ai foli dje sepse pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mbyllet absolutisht çdo mundësi e institucionit të hetimit të hetojë ministra. Ai mori garanci të plotë për këtë, sepse në rast se nuk ka pezullim, imunitetin dhe arrestimin ai nuk e lejon kurrë, siç nuk e lejoi në rastin e Saimir Tahirit. Pra, ajo masë e vetme që u kishte ngelur në duar institucionit të prokurorisë, ishte pezullimi. Dhe këtë, pasi pariti Gjykatën Kushtetuese gjer në tjegulla, e bllokoi një masë të tillë. Një akt si ky nuk ka ndodhur kurrë. Por unë kam bindjen më të thellë se qytetarët shqiptarë me datën 22 dhjetor do të mblidhen në Tiranë për t’i dhënë përgjigjen më të merituar vendimit të Edi Ramës për të mos lejuar hetimin e parave që ka vjedhur me Belinda Ballukun”, tha kreu i PD.

 

 

 

Etiketa: berishaDumaniKryesore1patllake

Lajme të lidhura

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion
Aktualitet

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 - 15/12/25
Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan
Breaking Views

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

22:50 - 15/12/25
Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët
Aktualitet

Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët

21:46 - 15/12/25
Para
Berisha: Altin Dumani do të mbahet mend si një armik i egër i pluralizmit politik

Berisha: Altin Dumani do të mbahet mend si një armik i egër i pluralizmit politik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi
Breaking Views

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi

23:26 - 15/12/25

Duel i çmendur me 8 gola ai mes Junajtid dhe Bërnemuth, që përfundoi me barazimin dramatik 4 me 4. Pjesa...

Lexo më shumë
Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 - 15/12/25
Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

22:50 - 15/12/25
Për të dytin vit radhazi, kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet nga futbollistët e Kombëtares “Lojtari i Vitit i Kombëtares”

Për të dytin vit radhazi, kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet nga futbollistët e Kombëtares “Lojtari i Vitit i Kombëtares”

22:00 - 15/12/25
Presidenti Duka në “Topi i Artë 2025”: Nga play-off-i i Botërorit te skena europiane, viti i konfirmimit për futbollin shqiptar

Presidenti Duka në “Topi i Artë 2025”: Nga play-off-i i Botërorit te skena europiane, viti i konfirmimit për futbollin shqiptar

21:50 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com