GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ibrahimaj: Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ibrahimaj: Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilluan sot tryezën e dytë konsultative me përfaqësues të biznesit, dhomave të tregtisë dhe aktorëve të tjerë ekonomikë, për të diskutuar draftin e Kodit të Ri Penal.

Takimi u fokusua tek dispozitat që ndikojnë direkt ambientin e biznesit, konkurrencën e ndershme, marrëdhëniet e punës, si dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe industriale.

Ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e konsultimeve të hapura me biznesin për të ndërtuar një kuadër ligjor të qartë, të zbatueshëm dhe të harmonizuar me standardet e Bashkimit Europian, që ofron siguri juridike dhe mbështet zhvillimin ekonomik.

“Kodi i ri Penal parashikon komponentë që lidhen me tatimet, doganat, konkurrencën, marrëdhëniet e punës, proceset e falimentit dhe parandalimin e pastrimit të parave. Qëllimi ynë është që Kodi të tregojë transparencë, të lërë më pak hapësirë për interpretim dhe të krijojë drejtësi për të gjithë”, tha ministrja Ibrahimaj.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, nënvizoi se parandalimi i abuzimit, lufta ndaj ekonomisë informale dhe garantimi i konkurrencës së ndershme janë prioritetet kryesore në dispozitat që lidhen me sipërmarrjen.

Sipas Lamallarit, procesi i konsultimeve përfshin gjithsej 23 tryeza dhe synon të sigurojë që Kodi i Ri Penal të jetë i balancuar, funksional dhe në përputhje me standardet më të larta evropiane.

“Tryezat e konsultimit nuk janë thjesht një formalitet institucional, por një hap konkret drejt një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, ku zëri i të gjitha palëve të interesuara e grupeve të interesit, përfshi përfaqësues të sipërmarrjes, profesionistëve dhe aktorëve ekonomikë është thelbësor për të garantuar një kuadër penal të drejtë, të balancuar dhe funksional. Parandalimi i abuzimit, lufta ndaj ekonomisë informale, parashikueshmëria dhe garantimi i konkurrencës së ndershme në treg janë prioriteti ynë kryesor kur është fjala për dispozitat që lidhen direkt me sipërmarrjen”, tha ai.

Lajme të lidhura

Vazhdon reagimi ndaj dhunës së Policisë, digjet filiali i “One Albania” te Myslym Shyri
Breaking Views

Vazhdon reagimi ndaj dhunës së Policisë, digjet filiali i “One Albania” te Myslym Shyri

20:48 - 17/10/26
Kongresmeni Republikan, Joe Wilson “shuplakë” Ramës: Ndalni dhunën, të rinjtë meritojnë zë
Breaking Views

Kongresmeni Republikan, Joe Wilson “shuplakë” Ramës: Ndalni dhunën, të rinjtë meritojnë zë

20:40 - 17/10/26
Civilë të maskuar dhe me shkopinj hekuri ndjekin të rinjtë protestues
Breaking Views

Civilë të maskuar dhe me shkopinj hekuri ndjekin të rinjtë protestues

20:33 - 17/10/26
Para
Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari

Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon reagimi ndaj dhunës së Policisë, digjet filiali i “One Albania” te Myslym Shyri
Breaking Views

Vazhdon reagimi ndaj dhunës së Policisë, digjet filiali i “One Albania” te Myslym Shyri

20:48 - 17/10/26

Protestuesit i kanë vënë flakën një tjetër pike të "One Albania" te Myslym Shyri. Siç shihet nga pamjet, biznesi është...

Lexo më shumë
Kongresmeni Republikan, Joe Wilson “shuplakë” Ramës: Ndalni dhunën, të rinjtë meritojnë zë

Kongresmeni Republikan, Joe Wilson “shuplakë” Ramës: Ndalni dhunën, të rinjtë meritojnë zë

20:40 - 17/10/26
Civilë të maskuar dhe me shkopinj hekuri ndjekin të rinjtë protestues

Civilë të maskuar dhe me shkopinj hekuri ndjekin të rinjtë protestues

20:33 - 17/10/26
(VIDEO) Policët si banditë me shkopinj druri rrahin qytetarët tek xhamia

(VIDEO) Policët si banditë me shkopinj druri rrahin qytetarët tek xhamia

20:22 - 17/10/26
“Për të mirën e vendit”, Kisha i kërkon Ramës dorëheqjen

“Për të mirën e vendit”, Kisha i kërkon Ramës dorëheqjen

20:12 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com