GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gazifikimi i Korçës shënon një tjetër mashtrim të Ramës, qyteti vazhdon ngrohjen me dru

16:38 - 20/12/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Gazifikimi i Korçës shënon një tjetër mashtrim të Ramës, qyteti vazhdon ngrohjen me dru
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë para se korçarët t’i drejtoheshin kutive të votimit, kryebashkiaku socialist Sotiraq Filo, në kërkim të mandatit të tretë, premtoi zgjidhjen përfundimtare të problemit të ngrohjes përmes gazifikimit të qytetit.

Një “lajm fantastik”, siç e quajti ai vetë, i shoqëruar me garancinë politike të kryeministrit Edi Rama.

“Lajmi fantastik i zgjidhjes përfundimtare të problemit të ngrohjes për Korçën përmes projektit të madh të GAZIFIKIMIT jo rastësisht ishte sot në fjalën e kryeministrit Rama në takimin e tij në Korçë me mijëra vajza e gra!”, premtoi Filo.

Në fushatë, korçarëve ju premtua gaz natyror në çdo shtëpi, fund i druve të zjarrit, ajër më i pastër dhe kosto më të ulëta. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku prezantuan publikisht projektin, ndërsa Rama shkoi edhe më tej, duke folur për “hapjen e çelësit të gazit” dhe duke hedhur si afat fundin e vitit 2026.

Por dy vite më vonë premtimet janë larg realitetit. Faktoje udhëtoi drejt juglindjes në muajin tetor.

Edhe këtë vit, ngrohja në qytet vazhdonte me dru. Banorët e qendrës dhe të lagjeve përreth nuk kishin asnjë dijeni për ecurinë e projektit të gazifikimit, as për afate dhe as për hapa konkretë. Ajo që dinin me siguri ishte i ftohti i mbrëmjeve të tetorit dhe sobat që duhej të ndizeshin herët.

“Kemi nisur t’i ndezim stofat që para një muaji, se bën ftohtë në darkë”, na tregoi një banor.

Tymi ndihej kudo. Oxhaqet lëshonin shtellunga të dendura që mbulonin rrugët dhe oborret, duke e kthyer ajrin e Korçës në një përzierje të rëndë druri të djegur, si dëshmi se premtimi i ngrohjes moderne mbetej ende larg realitetit.

Një metër kub dru këtë vit shkonte në 55 mijë lekë të vjetra.

“Mua më duhen deri në 15 metër”, pohoi një pensioniste, duke bërë llogaritë e dimrit që ende s’kishte hyrë mirë.

Shkelje afatesh

Në nëntor 2024, qeveria njoftoi nga Azerbajxhani nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi me kompaninë shtetërore SOCAR dhe Albgaz-in, duke e paraqitur gazifikimin e Korçës si gur themeli të zhvillimit të sektorit të gazit në Shqipëri.

Edhe Filo, në intervista publike, fliste për zbatim të shpejtë dhe për rezultate të dukshme “brenda dy viteve”.

Një vit më vonë, një përgjigje zyrtare nga Bashkia Korçë tregon se projekti ndodhet ende në fazën e parafizibilitetit.

“Studimi nga SOCAR ka përfunduar, por pritet ende marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj azerbajxhanase”, tha për Faktoje.al Bashkia e Korçës.

Pa këtë hap, nuk ka afate konkrete dhe as punime në terren.

Kosto e gazifikimit

Ndërkohë, plani 10-vjeçar i investimeve të Albgaz-it parashikon nisjen e projektit në vitin 2025 dhe dorëzimin në 2027. Pra, më vonë se afatet optimiste të përmendura në fushatë dhe, si zakonisht, me rrezikun e shtyrjeve të mëtejshme.

Sipas skenarit bazë, kostoja totale e gazifikimit të Korçës është rreth 20.8 milionë euro. Prej tyre, 13.3 milionë euro pritet të investohen nga vetë rezidentët, ndërsa bashkia parashikon rreth 7 milionë euro për zëvendësimin e burimeve aktuale të ngrohjes dhe instalacionet përkatëse. Me fjalë të tjera, barra kryesore financiare bie mbi qytetarët që sot mezi përballojnë drutë e dimrit.

Projekti parashikon një rrjet të gjerë tubacionesh dhe stacionesh, si dhe furnizimin me gaz të rreth 6 mijë banesave dhe 30 institucioneve. Por edhe këtu ka një kusht kritik, bashkia duhet të sigurojë buxhet për instalimet e brendshme të gazit në shkolla, kopshte, muze dhe zyra publike.

“Është kritike për suksesin e projektit që Bashkia të sigurojë buxhet për ndërtimin e instalimeve të brendshme të gazit për institucionet nën drejtimin e tij (shkolla, kopshte, muze, zyra publike), si këto, së bashku me industriale kompanitë, do të përbëjnë konsumatorët ankorues rreth të cilëve do të ndërtohen tubacionet kryesore”, thekson plani.

Përfundim

Gazifikimi i Korçës është listuar si projekt prioritar në zonën e juglindjes. Në letër, gjithçka duket premtuese. Në terren, oxhaqet vazhdojnë të nxjerrin tym, pensionistët numërojnë metrat e druve dhe dimri vjen çdo vit, pa pritur memorandume.

Deri sa gazi të mbërrijë realisht në shtëpitë e korçarëve, “lajmi fantastik” mbetet një premtim elektoral, ndërsa ngrohja vazhdon të matet me dru, tym dhe fatura që rriten.

Nisur nga informacionet e mbledhura dhe verifikimi në terren, premtimin e kryebashkiakut Sotiraq Filo për zgjidhjen përfundimtare të problemit të ngrohjes përmes gazifikimit të qytetit, e kategorizojmë të pambajtur.

Etiketa: gazifikimKorçëKryesore1mashtrimRama

Lajme të lidhura

Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Para
Sherr në burg,  Safet Bajri “bën për spital” nipin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini

Sherr në burg, Safet Bajri “bën për spital” nipin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25

Një tjetër aksion arrestimesh të nivelit të lartë raportohet se po zhvillohet nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije...

Lexo më shumë
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25
Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

19:27 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com