GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbardhen bisedat e reja të Belinda Ballukut: Isha dje me Bashkimin! Mund të bëhet shumë ushtar! Po i bëj nderin e jetës…

17:45 - 26/12/25
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhen bisedat e reja të Belinda Ballukut: Isha dje me Bashkimin! Mund të bëhet shumë ushtar! Po i bëj nderin e jetës…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja hetimore e Belinda Ballukut, zv kryeministre dhe njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, e cila është nën hetim nga SPAK. Kështu përveç tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe të Tiranës, ajo po hetohet edhe për koncensionin e rrugës Thumanë-Kashar.

Nga bisedat e zbërthyera nga celulari “BlackBerry” i vartësit të saj Evis Berberi janë publikuar edhe komunikime që ministrja bënte përmes aplikacionit Signal.

Në këto mesazhe, Belinda Balluku i shkruan Evis Berberit se kishte qenë një ditë më parë me “Bashkimin”, behet fjalë për Bashkim Ulajn, biznesmenin dhe pronarin e firmes “Gener 2”, duke shtuar se i kishte thënë se “kjo është sfida ime dhe e tij”.

Ulaj eshte perfituesi i koncensionit Thumanë-Kashar dhe në komuniket e Balluktu dhe vartesit te saj, kreut te ARRSH, përmendet se “vinci për trarët e urës vjen nesër ose pasnesër”. Ndërsa Evis Berberi sipas dosjes se SPAK i përgjigjet se kishte shkuar drejt urës dhe po kthehej.

Në një tjetër mesazh, Belinda Balluku shprehet se po i bënte Bashkim Ulajt “nderin e jetës me Thumanë-Kashar”, duke shtuar se do të flisnin më pas dhe se personi në fjalë “mund të bëhet shumë ushtar”, duke e përshkruar si “të izoluar dhe të pashpresë”.

Sipas SPAK, komunikimi i mësipërm i referohet shtetasit Bashkim Ulaj, ortak i shoqërisë “Gener 2” sh.p.k., e shpallur fituese në procedurën koncesionare “Për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar”. Vlera e parashikuar e projektit është 245,750,755 euro.

Po sipas të dhënave hetimore, në datën 09.05.2022 është lidhur kontrata e koncesionit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në cilësinë e Autoritetit Kontraktor, dhe shoqërive “Gener 2” sh.p.k. (koncesionari) dhe “G2 Infra” sh.p.k. (shoqëria koncesionare), me objekt “Për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar”.

Pjese nga dosja

KOMUNIKIMET

Belinda Balluku: Isha me Bashkimin dje.

Evis Berberi: Si shkoi?

Belinda Balluku: Dhe i thash kjo eshte sfida ime dhe e tij.

Evis Berberi: Po prandaj ndihej ndryshimi sot.

Belinda Balluku: Me tha qe vinci per traret e ures vjen neser ose pasneser Evis.

Evis  Berberi: Erdhi dje, sot shkonte te ura. Se qe andej po kthehem”.

Belinda Balluku: “Une po i bej nderin e jetes me Thumane-Kashar, ndaj ai do behet cope. Do flasim pak, mund te behet shume ushtar. Eshte shume i izoluar dhe i pashprese, ndaj Agollin nuk e shiti kurre dhe e beri mbret”.

Evis Berberi: Te vij sot te diskutojme pak dhe per neser ne ora 9. S’ka se si ta shese kane punuar gjate.

Belinda Balluku: Se keta te tjeret jane te lidhur e te bere gonxhe me njeri tjetrin.

gijotina.com/

Etiketa: Bashkim UlajBelinda Balluku

Lajme të lidhura

Bllokohen 1.5 ton çokollata të padeklaruara në Kapshticë
Breaking Views

Bllokohen 1.5 ton çokollata të padeklaruara në Kapshticë

18:49 - 05/03/26
Qumësht i kontaminuar për bebe, AKU vendos gjobë ndaj Rossmann & Lala
Breaking Views

Qumësht i kontaminuar për bebe, AKU vendos gjobë ndaj Rossmann & Lala

18:14 - 05/03/26
Grabitja tek dyqani “Exchange” në Tiranë, momenti kur 42-vjeçari kanos punonjësen me armë
Aktualitet

Grabitja tek dyqani “Exchange” në Tiranë, momenti kur 42-vjeçari kanos punonjësen me armë

18:01 - 05/03/26
Para
Zarf i zi mbërrin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova pas tensioneve të forta mes banorëve

Zarf i zi mbërrin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova pas tensioneve të forta mes banorëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokohen 1.5 ton çokollata të padeklaruara në Kapshticë
Breaking Views

Bllokohen 1.5 ton çokollata të padeklaruara në Kapshticë

18:49 - 05/03/26

Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit u konstatua se malli përbëhej nga 566 kuti me çokollata, me një...

Lexo më shumë
Qumësht i kontaminuar për bebe, AKU vendos gjobë ndaj Rossmann & Lala

Qumësht i kontaminuar për bebe, AKU vendos gjobë ndaj Rossmann & Lala

18:14 - 05/03/26
Grabitja tek dyqani “Exchange” në Tiranë, momenti kur 42-vjeçari kanos punonjësen me armë

Grabitja tek dyqani “Exchange” në Tiranë, momenti kur 42-vjeçari kanos punonjësen me armë

18:01 - 05/03/26
Ndryshimi i Kushtetutës/ Kurti mbështet nismën e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

Ndryshimi i Kushtetutës/ Kurti mbështet nismën e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

17:42 - 05/03/26
Thirrje urgjente nga Shoqata e Bankave: Mos u bëni pre e mashtrimeve telefonike

Thirrje urgjente nga Shoqata e Bankave: Mos u bëni pre e mashtrimeve telefonike

17:33 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com