GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Infermierët denoncojnë: Nuk kemi marrë pagat, po të ankohemi na heqin nga puna

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Dasho: Spitalet po iu japin ryshfet mjekëve për të filluar punë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndryshe nga sa ka deklaruar qeveria për bonuse dhe pagesë të orëve shtesë, mjekët në QSUT nuk kanë marrë as pagën bazë prej disa muajsh . Lajmin e ka bërë të ditur sot  Shoqata e Infermierëve përmes një ankese publike, ku shkruan se kjo situatë vijon prej disa muajsh, ndërsa ata kanë frikë të flasin pasi mund t’i heqin nga puna.  Në këtë ankesë theksohet se, infermierët nuk ankohen dot për pagat, pasi marrin vërejtje ose i lëvizin në spitale të tjera. Në rastet më ekstremi mund t’i heqin nga puna.

“Sot edhe pse data shënon 17 Infermierët e QSUT ende nuk kanë marre pagën e cila duhej të merrej brenda datës 10. Të mësuar tashmë për vonesat e pagave, por sidomos kur vjen muaji janar, ku pagat e tyre mund të merren dhe rreth datës 20 ankohen, por të frikësuar mos i dëgjon ndokush. Kemi frikë të flasim se dhe në çdo turn e dimë që caktojnë nga një spiun, apo sidomos koordinatorët e administratoret kaq duan dhe të vjen shkresa për vërejtje, lëvizje nga puna. Na lëvizin ku të duan pavarësisht sa eksperiencë kemi dhe sa të kualifikuar jemi. Thonë që kontratën e ke me spitalin thjesht infermier, por pozicionin ua cakton spitali aty ku sheh që ka nevojë“, shkruan Shoqata e Infermierëve.

Përmes kësaj ankese, infermierët shpreh shqetësimin se disa poste në spitale janë kthyer në monopol nga njerëz që nuk kanë as kualifikimin e duhur, por qëndrojnë me urdhër partie. Ata shprehen se edhe pse po shfrytëzohen kanë sërish frikë të flasin për të drejtat e tyre në punë.

“Ky është fenomen që ndodh vetëm ndaj infermiereve dhe sanitareve pasi postet e tjera drejtuese si kryeinfermieret janë bërë post monopol të individëve të caktuar ku shpesh herë s’kanë as kualifikimin e duhur për të qenë në atë post drejtues, por miqësi.  Partia i mban aty dhe ata dinë vetëm të japin urdhra e të bëjnë shkresa, pasi kur vjen puna për diskutim ose parashtrimin e një ankese ato as ta marrin parasysh duke thënë s’më pyet njeri mua dhe s’kam pse rrezikoj për ty. E ne të gjitha këto, ku duket që infermierët janë me të bulëzuarit, kudo janë thjesht punëtore për të plotësuar nevojat e spitalit e asgjë më shumë“, shkruhet në denoncimin e tyre.

Ndër të tjera  tregojnë se  ndihen edhe të rrezikuar pasi punojnë pa protokolle dhe janë në rrezik të përditshëm infektimi, në një kohë që vendi po përballet prej më shumë se 2 vitesh me pandeminë e COVID-19.  Kujtojmë se pak ditë më parë një ankesë e tillë u bë dhe nga mjekët e qytetit të Elbasanit, të cilët paralajmëruan se do të ndërpresin shërbime nëse nuk marrin pagat.

Etiketa: ankesaDenonciminfermierepagat

Lajme të lidhura

“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë
Aktualitet

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet
Aktualitet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto
Aktualitet

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Para
U kapën me kokainë dhe 18 mijë euro cash, dënohen me burg 2 shqiptarë, policia zbardh skemën

U kapën me kokainë dhe 18 mijë euro cash, dënohen me burg 2 shqiptarë, policia zbardh skemën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 16 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:02 - 16/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 79 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Shtator 2026

07:31 - 16/09/26
Temperatura të ulta dhe vranësira/ Ja si do të jetë moti këtë të shtunë

Parashikimi i motit për sot, 16 Shtator 2026

07:30 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com