GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mungesa e ujit në Vlorë, Berisha: Kunata e ish-ministrit Xhafaj përgjegjëse

15:24 - 29/12/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Tre Lindat në rreth të kuq” – Berisha akuzon Ramën për bllokim drejtësie dhe vjedhje tenderash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të mungesës së ujit të pijshëm në Vlorë, duke akuzuar qeverinë për mashtrim dhe keqmenaxhim.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Berisha thotë se ndryshe nga sa pretendon kryeministri Edi Rama, shkaku i mungesës së ujit nuk është një defekt teknik, por vjedhja e materialeve dhe pajisjeve të ujësjellësit.

Sipas tij, përgjegjëse për magazinën ku ruheshin materialet ka qenë kunata e ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Berisha citon një mesazh të ardhur nga një qytetar i Vlorës, i cili pretendon se janë zhdukur tubacione, makineri dhe pajisje saldimi që shërbenin për riparimin e defekteve në rrjetin e ujësjellësit.

Në mesazh thuhet se pajisjet ishin blerë nga kompania holandeze që ka realizuar punimet dhe ishin në pronësi të ujësjellësit, por sot nuk ndodhen më në magazinë. Sipas denoncimit, mungesa e tyre ka bërë të pamundur riparimin e defekteve, duke përkeqësuar situatën e furnizimit me ujë në qytet.

Statusi

Mashtrime, vjedhje dhe abuzime

Miq, mungesa e ujit në Vlorë nuk është rastësi dhe as “defekt teknik”. Shkaku i vërtetë është vjedhja e materialeve të ujësjellësit, tubave dhe makinerive që ndodheshin në magazina.

Kjo është arsyeja pse sot qyteti ka mbetur pa ujë dhe pse askush nuk jep dot zgjidhje reale.

 Lexoni mesazhet e qytetarëve dhe shikoni videon e tyre, që tregojnë qartë se si është abuzuar me pajisjet dhe pse defekti nuk po riparohet dot.

E vërteta po del në dritë.

 “Përshëndetje doktor dhe javë të mbarë!
Kur humbi tubacioni i ujësjellësit prej 400 mijë eurosh në Vlorë, magaziniere ishte kunata e Fatmir Xhafës. Më shkruan një qytetare nga Vlora, e cila ka punuar në ujësjellës. Me respekt.”

“Mirëmëngjes doktor!
Sa më kujtohet, kompania holandeze që kreu punimet ‘Hak International’ kishte blerë edhe makineri saldimi me elektrofuzi­on për tuba HDPE 100, PN 10, dhe ia kishte dorëzuar Ujësjellësit të Vlorës pikërisht për riparime të tilla.

Por sot pajisjet, bashkë me makineritë, janë zhdukur dhe nuk arrijnë ta rregullojnë defektin. Çfarë bëjnë? E mbulojnë tubin dhe ai shpërthen sërish.

Tani defekti nuk është më në një pikë të vetme, është zgjeruar dhe kërkon zëvendësim tubi. Ndërkohë, zgjidhja është shumë e thjeshtë: duhen dy fashë speciale që kushtojnë rreth 2000 euro dhe saldohen me makineri të posaçme.

Kjo nuk është çështje lekësh, por keqmenaxhim i pastër. Si dalin e thonë ‘bëmë prova, plasi prapë’? Po a ka inxhinierë këtu? Sepse edhe po të plasi sërish, kjo është përgjegjësi penale për dëmin që po shkaktohet.

Për mendimin tim, kjo çështje duhet të shkojë në prokurori. Nuk është rrëshqitje dheu, terreni është i sheshtë – po gënjejnë. Nuk ka nevojë për tub çeliku, kjo është justifikim.

Thonë se zgjidhja po vjen nga Stambolli, por këto pajisje i kanë pasur më parë në inventar, bashkë me makineritë e saldimit. Ato janë zhdukur. Si ka mundësi që një magazinë të mbetet pa pajisje dhe pa pjesë këmbimi?

Këta janë për burg.”

 

Lajme të lidhura

Thellohet skandali! Çahet përsëri asfalti i rrugës Maliq-Lozhan, segmenti alternativ drejt juglindjes
Aktualitet

Thellohet skandali! Çahet përsëri asfalti i rrugës Maliq-Lozhan, segmenti alternativ drejt juglindjes

12:34 - 05/03/26
“E keni zegjinizuar parlamentin”, deputetja socialiste i kthehet Nokës: Ty Muli të vje hakut Gazi që të ka kallëzuar
Aktualitet

“E keni zegjinizuar parlamentin”, deputetja socialiste i kthehet Nokës: Ty Muli të vje hakut Gazi që të ka kallëzuar

12:16 - 05/03/26
Topalli dhe Berisha kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit, kush votoi në emër të kryedemokratit?
Aktualitet

Topalli dhe Berisha kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit, kush votoi në emër të kryedemokratit?

11:42 - 05/03/26
Para
Super drejtori i Belindës, Blendian Dalipi i jep Paqsor Buzit 1.1 miliard lekë me tender fiktiv

Super drejtori i Belindës, Blendian Dalipi i jep Paqsor Buzit 1.1 miliard lekë me tender fiktiv

Discussion about this post

TË FUNDIT

Situata e krijuar në Lindjen e Mesme prek edhe Kombëtaren shqiptare, anulohet ndeshja me SHBA-në
Sport

Situata e krijuar në Lindjen e Mesme prek edhe Kombëtaren shqiptare, anulohet ndeshja me SHBA-në

12:56 - 05/03/26

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ndeshja miqësore mes SHBA U-21 dhe Shqipërisë U-21, e planifikuar për...

Lexo më shumë
Nga një derbi në tjetrin, Dinamo e Ilir Dajës pret Partizanin për llogaritë e vendit të 4-të

Nga një derbi në tjetrin, Dinamo e Ilir Dajës pret Partizanin për llogaritë e vendit të 4-të

12:51 - 05/03/26
Thellohet skandali! Çahet përsëri asfalti i rrugës Maliq-Lozhan, segmenti alternativ drejt juglindjes

Thellohet skandali! Çahet përsëri asfalti i rrugës Maliq-Lozhan, segmenti alternativ drejt juglindjes

12:34 - 05/03/26
“E keni zegjinizuar parlamentin”, deputetja socialiste i kthehet Nokës: Ty Muli të vje hakut Gazi që të ka kallëzuar

“E keni zegjinizuar parlamentin”, deputetja socialiste i kthehet Nokës: Ty Muli të vje hakut Gazi që të ka kallëzuar

12:16 - 05/03/26
Topalli dhe Berisha kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit, kush votoi në emër të kryedemokratit?

Topalli dhe Berisha kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit, kush votoi në emër të kryedemokratit?

11:42 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com