GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Licenca “1 euro”, ndotje pa kufi: Dosja Alba Cosmetic dhe Adi Mehmetit në Porto Romano

11:23 - 02/01/26
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Licenca “1 euro”, ndotje pa kufi: Dosja Alba Cosmetic dhe Adi Mehmetit në Porto Romano
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak javë pasi Partia Socialiste e Edi Ramës fitoi mandatin e tretë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ministrja e Financave dhe e Ekonomisë e asaj kohe, Anila Denaj, zhvilloi një takim-vizitë në ambientet e kompanisë private “Alba Cosmetic International”, me seli në zonën e Porto Romanos, në Durrës.

Si rrallë herë, një ministre kabineti nuk u ndje aspak e kufizuar që të bënte një reklamë të hapur ndaj një biznesi privat.

“Në kompaninë Alba Cosmetic International, që operon në sektorin e gazit të lëvizshëm, prej 7 vitesh. E regjistruar si markë në 2014, me një gamë të gjerë produktesh, me potencialin për të përfituar statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar, kompania ka plane ambicioz”, shkruante Denaj në profilin e saj në rrjete sociale.

Në foto: Në vitin 2021, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë së kohës, reklamoi biznesin e “Alba Cosmetics International”

Kompania e krijuar në vitin 2014 nga Adi Mehmeti, vetëm 21 vjeçar në kohën e regjistrimit, në fakt kishte vetëm pak muaj që ishte përfshirë në sektorin e gazit të lëngzhëm, kur u vizitua nga ministrja Denaj.

E krijuar si një kompani për prodhim produktesh kozmetike, “Alba Cosmetic” vetëm në janar të vitit 2021 e kishte zgjeruar disi aktivitetin e saj në prodhimin e bombulave të vogla të gazit.

Por, në periudhën që pasoi vizitën propagandistike të Anila Denajt, shoqëria e Adi Mehmetit mori një zgjerim shumë të madh, duke u përfshirë në tregun e gjerë të hidrokarbureve.

Krahas zgjerimit të aktivitetit tregtar, “Alba Cosmetic International” shtoi ndjeshëm edhe ndotjen në mjedisin përreth. Në të paktën dy raste, banorët e Porto Romanos kanë dalë në protestë kundër mbetjeve të rrezikshme, të lëshuara në ajër dhe në tokat përreth nga kompania e Adi Mehmetit.

Megjithatë, pavarësisht shqetësimit gjithnjë e në rritje të qytetarëve, kompania vijon aktivitetin e pashqetësuar nga autoritetet shtetërore.

Historia e “Alba Cosmetic International” ka disa dritë-hije të çuditshme, që nisin nga përfshirja e një 21-vjeçari në mënyrë të menjëhershme në një biznes të madh, një kontratë “1 euro” me qeverinë e Edi Ramës në vitin 2018 për qiranë e mijëra metrave katrorë në Porto Romano, e deri tek një kombinim i çuditshëm me një tjetër shoqëri, “Gazpower  AL”, e cila rezulton si subjekt më vete, por që ushtron aktivitetin në të njëjtin vend dhe personat përgjegjës janë të njëjtët në të dyja kompanitë.

“Parfumet” e 21-vjeçarit Mehmeti

Në tetor të vitit 2014, Adi Mehmeti, i lindur në Delvinë në vitin 1993 dhe banues në Tiranë, vendos të themelojë një kompani në Porto Romano të Durrësit, me fokus prodhimin e parfumeve dhe materialeve të tjera për estetikën.

Bilancet tregtare të dorëzuara nga kompania në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) përbëjnë një rast tipik “studimor” për tregun shqiptar. Në vitin e parë, “Alba Cosmetics International” raporton një fitim rreth 1 mijë euro. Në vitin 2016, fitoi 10-fishohet, në 100 mijë euro. Një vit më pas, në 2016, sërish ka një 10-fishim tjetër, duke arritur fitimin 1 milionë euro.

Në vitin 2017, Adi Mehmeti, tashmë 23-vjeçar, siguron një kontratë me çmim simbolik “1 euro” me qeverinë e Edi Ramës, për të marrë në përdorim disa ambiente pranë ish-Ndërmarrjes Kimike të Porto Romanos.

Në foto: Kontrata “1 euro” e miratuar nga kryeministri Edi Rama për “Alba Cosmetic International”

Në kontratën e konsultuar nga “Boldnews.al”, të miratuar nga Këshilli i Ministrave në 15 nëntor 2017, subjekti privat merrte me qira një ndërtesë 2-katëshe, me sipërfaqe 600 m2, si edhe sipërfaqe funksionale 1650 m2.

Në janar të vitit 2021, “Alba Cosmetic International” modifikon objektin e veprimtarisë, duke shtuar, krahas materialeve kozmetike, edhe mbushjen e bombolave të vogla të gazit.

“Miksimi” me “Gazpower AL”

Kompania e Adi Mehmetit ka regjistruar adresë zyrtare “Porto Romano, Rruga Velipoja, ish ndërmarrja shtetërore kimike, zona kadastrale 8517, nr. pasurie 27/60”.

Saktësisht, në të njëjtën adresë, gjendet edhe një tjetër shoqëri, “Gazpower AL”, e krijuar në shkurt 2012 nga Altin Mulla, i cili ia shet vetëm pas një muaji, Alban Rushitit.

Dy nga tre anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të “Alba Cosmetic” ishin të njëjtët të kompanisë “Gas Power Al”: Muharrem Çela dhe Idajet Çela.

Ky “miksim” është aq i thellë, sa edhe banorët e zonës nuk janë në gjendje të dallojnë se ku fillon njëra e ku mbaron tjetra. Kjo u dallua më qartë në vitin 2022, ku banorët e zonës u ndjenë të rrezikuar nga helmet e prodhuara nga sipërmarrja e gazit dhe e kozmetikeve në Porto Romano

Ndotja dhe rrezikimi i shkollës

Në Tetor të vitit 2022, dhjetra prindër të fëmijëve që studionin në shkollën 9-vjeçare “Met Hasa” në Porto Romano, kërkuan nga drejtoria e institucionit arsimor pezullimin e mësimit, për shkak të rrjedhjes së gazit.

“Ne kërkuam që të pezullohet mësimi derisa t’i jepet një zgjidhje kësaj, për të vetmen arsye se këtu është një bombë atomike e mirëfilltë. Imagjino, një bombël në shtëpi me 16 kg të shkatërron shtëpinë po shpërtheu. Llogarite sa shkon me 15.000 tonë”, citohet një banor i zonës për median në atë kohë.

“Është bërë me mashtrim. Këtu fillimisht u vendos një fabrikë lëkure, që e largoi komuniteti. Pastaj e modifikuan siç e kanë zakon këta dhe thanë që do të bënin parfumeri. Pastaj në këtë maskë kanë filluar të bënin montimin e bombulave që të furnizojnë Turqinë”, shprehet një banor.

Në foto: Porto Romano, viti 2022

Sipas banorëve, kompania përgjegjëse është “Alb Cosmetic International” dhe kjo konfirmohet edhe nga fakti që shoqëria e Adi Mehmetit e nisi aktivitetin me prodhimin e produkteve kozmetike.

Por, dokumentat zyrtare tregojnë se përgjegjëse për incidentin është konsideruar “Gazpower  AL”.

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), në një reagim për ngjarjen e Tetorit të vitit 2022, thotë se “…është konstatuar rrjedhje GLN-je nga valvula  e sigurimit të cisternës  së GLN-s të  automjetit me targë DR4093C e parkuar në territorin e  subjektit  Gaspower Al sha.”.

Kompania “Gazpower  AL” nuk rezulton të ketë pasur asnjëherë në objektin e aktivitetit të saj prodhimin e produkteve kozmetike. Kjo situatë ngriti dyshimet se “Gazpower AL” mund të përdorej si maskim për shkeljet e “Alba Cosmetic”. Të paktën, këtë dyshohin banorët e zonës, të cilët ishin ndjerë të rrezikuar nga të paktën 4 shpërthime gjatë viteve 2021-222.

Ndotja vijon

Incidentet e tre viteve më parë duket se nuk kanë sjellë asnjë reflektim nga autoritetet, ndërkohë që banorët e zonës vijojnë të ndihen të rrezikuar.

Në një raportim mediatik të pak muajve më parë, qytetarët që jetojnë pranë fabrikës së “Alba Cosmetic International” tregojnë se nuk kanë asnjë siguri, ndërkohë që subjekti privat ka zgjeruar hapësirën territoriale të aktivitetit të saj, duke iu afruar gjithnjë e më shumë banesave të tyre.

Në foto: Selia e “Alba Cosmetic International” në Porto Romano, Durrës

Në vitin 2018 kompania ndërhyri në kolektorin e ujërave të zeza duke e mbuluar atë në kufirin e pronës së saj dhe për rrjedhojë përfitoi mbi 1,000 m2 truall në të cilën më vonë shtriu depozitat e gazit.

Një investigim i portalin informativ “Citizen.al” thotë se, së fundmi kompania ka përfituar edhe rreth 2 hektarë truall në një zonë ku sipas Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, ishte parashikuar për shërbime dhe aktivitete social-kulturore, apo sportive dhe rekreative.

Zgjerimi nuk është shoqëruar asnjëherë me dëgjesa publike nga banorët, të cilët kanë kërkuar zhvendosjen e kompanisë, por që tashmë shohin avllitë e shtëpive të tyre si muret e fundit ndarëse me fabrikën.

l

Lajme të lidhura

Drama në Orikum/ Konflikti mes ish-bashkëshortëve përfundon me dy të vdekur
Aktualitet

Drama në Orikum/ Konflikti mes ish-bashkëshortëve përfundon me dy të vdekur

15:11 - 02/01/26
Afera 15 mln euro e Eco Park/ A po shkon drejt arrestimit drejtori i AKUK, Flauers Shoshi?
Aktualitet

Afera 15 mln euro e Eco Park/ A po shkon drejt arrestimit drejtori i AKUK, Flauers Shoshi?

14:59 - 02/01/26
Aksident i rëndë në rrugën e Shëngjinit, ndërron jetë 30-vjeçari
Aktualitet

Tragjedi në Orikum/ Burri rreh për vdekje gruan më pas vret veten

14:45 - 02/01/26
Para
Zbardhet vrasja me paramendim në Shkodër, 4 persona në pranga

Zbardhet vrasja me paramendim në Shkodër, 4 persona në pranga

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drama në Orikum/ Konflikti mes ish-bashkëshortëve përfundon me dy të vdekur
Aktualitet

Drama në Orikum/ Konflikti mes ish-bashkëshortëve përfundon me dy të vdekur

15:11 - 02/01/26

Detaje të reja janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Orikum, ku një konflikt familjar përfundoi në...

Lexo më shumë
Afera 15 mln euro e Eco Park/ A po shkon drejt arrestimit drejtori i AKUK, Flauers Shoshi?

Afera 15 mln euro e Eco Park/ A po shkon drejt arrestimit drejtori i AKUK, Flauers Shoshi?

14:59 - 02/01/26
Aksident i rëndë në rrugën e Shëngjinit, ndërron jetë 30-vjeçari

Tragjedi në Orikum/ Burri rreh për vdekje gruan më pas vret veten

14:45 - 02/01/26
Eksperti: Ekonomia do rritet në hapa shumë të ngadaltë, qeveria të investojë në shtyllat kryesore

Hyn në fuqi “Paqja Fiskale”/ Rideklarim bilancesh për 5 vite me tatim 5%

14:30 - 02/01/26
Zbardhjet vrasja me lëndë eksplozive në Shkodrë, Proda përgëzon policinë

Zbardhjet vrasja me lëndë eksplozive në Shkodrë, Proda përgëzon policinë

13:59 - 02/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com