GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sherri mes 2 “bosëve” shqiptarë të shumëkërkuar, si u shkatërruan bandat e drogës në Romë

21:41 - 18/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Sherri mes 2 “bosëve” shqiptarë të shumëkërkuar, si u shkatërruan bandat e drogës në Romë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak minuta më parë raportuam se policia italiane shkatërroi dy banda të mëdha droge, ku në mes të 27 personave të arrestuar disa ishin shqiptarë. Tani janë zbardhur më shumë detaje për këtë ngjarje, ku bëhet me dije se dy të arrestuar ishin “bosa” dorge me origjinë shqiptare.

Mediat italiane raportojnë se grupet kriminale drejtoheshin njëri nga Ermal Arapaj i njohur si ‘Ufo’ ndërsa nga ana tjetër ishte Elvis Demçe ai i cili drejtonte grupin rival.

Sipas policisë italiane u shmangën disa vrasje të mundshme, ndërsa pas një askioni “Blic” u arrestuan 27 persona, mëngjesin e sotëm. Grupet kishin përplasje të hershme mes tyre ndërsa në të shkuarën nuk kishin munguar as viktimat. Mediat italiane përmendin vrasjen e Selavdi Shehajt i njohur si “Simoncino”, shqiptar i vrarë në plazh në vitin 2020, apo Fabrizio Piscitelli, i njohur si ‘Diabolik’, i vrarë në mes të ditës, ku sipas hetimi të fundit nga karabinierët, ai ishte shumë pranë Elvis Demçes.

Kush janë Ermal Arapaj dhe Elvis Demçe

Hetimet nisin vite më parë. Ishte data 27 dhjetor 2017 kur në Artena është gjetur trupi i djegur i Cristian Di Lauro, i zhdukur ditën e Krishtlindjeve. Një vrasje brutale u desh që karabinierët të nisin një sërë hetimesh dhe në këtë mënyrë të thellojnë njohjen e Arapajt dhe sesi ai kishte ngritur një grup të mirë strukturuar. Demçe, nga ana tjetër, përfundon në sferën e hetimit në prill 2020, menjëherë pas lirimit me dhënien e arrestit shtëpiak.

Kështu, hetimet e zgjatura në periudhën 2017-2020, bënë të mundur hipotezën e funksionimit të dy grupeve italo-shqiptare, “me një strukturë organizative solide dhe të armatosur”. Sipas hetuesve, një rëndësi të veçantë ka figura e Demçes, e cila ishte makth në periferinë lindore të Prenestinos. Me pak fjalë, një kriminel i gatshëm të bëjë gjithçka. Emri i tij përfundoi gjithashtu në qendër të hetimeve për vrasjen e Federico Di Meo në 2013.

Rritja e Demçes dhe dhuna në mbledhjen e borxheve

Më 27 korrik 2020, u shfaqën prova në lidhje me blerjen e një ngarkese të madhe droge nga grupi Demçe. Droga u sekuestruar më pas më 7 gusht. Policia ndaloi një makinë Porsche Macan me dy të rinj në bord ku në bagazh u gjetën 900 qese hashash me një peshë totale rreth 90 kilogramë. Sipas aktakuzës, djemtë e Demçes përdorën forcë kundër rivalëve apo blerësve që nuk paguanin. Në një rast, në San Basilio, ekipi i dhunshëm i Demçes praktikoi zhvatjen ndaj dy vëllezërve, në një nga sheshet më të lulëzuara të farmacive në Romë, për të rikuperuar një “kredi” prej 100 mijë eurosh, të ardhur nga tregtia e drogës.

Grupi i Arapajve

Më shumë në periferi, vepronte grupi Arapaj, i cili kishte një bazë operacionale në Velletri. Nga sa u konstatua, grupi kriminal akuzohet se ka krijuar “biznesin e tij nëpërmjet dërgesave të lëndës narkotike në formë “delivery” dhe në shtëpi”, për të shmangur kontrollet e shpeshta. Më tej, nga elementët e përfituar për të blerë kokainë me pakicë, grupi merrte furnizime nga bashkatdhetarë shqiptarë në zonën e Porto San Elpidio, komunë në provincën e Fermos në rajonin Marche, ndërsa jashtë vendit i referohej tregtisë holandeze dhe kolumbiane. Një partneritet aktiv në Romë dhe provincën e saj, me të dyshuarit që përdornin të dyja shtëpitë e tyre, ku ruanin një pjesë të sasive të lëndëve narkotike për t’u dorëzuar klientëve, si dhe garazhet e përdorura për aktivitetin të paligjshëm si bazë mbështetëse.

Sherri mes Arapajt dhe Demçes

Në grupin Arapaj, krahina ishte ndoshta e ngushtë. Për Demçen, Roma nuk mjaftoi. Kjo është arsyeja pse të dy, më parë në paqe, filluan një luftë. Sipas karabinierëve pati një rritje të tensionit kur Elvis Demçe filloi të kërkonte kontrollin e “farmacive” Velletri të menaxhuara, deri në ditën e lirimit, nga Ermal Arapaj. Bisedat e përgjuara konfirmuan urrejtjen e Demçes ndaj bashkatdhetarit të tij, i cili pas arrestimit kishte marrë drejtimin e zonës, por pa i dhënë asnjë lehtësim ekonomik.

Një fyerje. Kështu, mungesa e kompensimit e bëri Demçen të planifikonte një pritë kundër rivalit të tij më 9 korrik 2020, në komunën e Lanuvios. Një pritë në të cilën Arapaj ka arritur të shpëtojë duke qëlluar i pari dhe duke goditur në këmbë një nga ekzekutorët e caktuar nga Demçe. Në mëngjesin e 5 shtatorit 2020, grupi i Demçes i vuri zjarrin në Velletri, duke dëmtuar vilën dhe makinat e Arapajt.

Një përshkallëzim i dhunshëm që e detyroi Arapajn të arratisej në Spanjë, nga frika e hakmarrjes. Një pushim për një kohë të shkurtër. Aq sa, me kthimin në Itali, Arapaj kishte filluar të planifikonte me shumë detaje vrasjen e Demçes. Një plan vrasës, megjithatë, i penguar nga hetimi i operacionit ‘Alba Bianca’, i 9 shkurtit 2021 dhe i realizuar nga karabinierët, ku Arapaj përfundoi në pranga.

Në aksionin për arrestimin e Arapajt, u gjet një pistoletë model Steyr 40 me numër serie të gërryer, një karikator me 12 fishekë dhe një maskë silikoni. Pajisje këto që synohej të përdoreshin në vrasjen e rivalit Elvis Demçe.

Etiketa: arrestBandadrogeRomesherr

Lajme të lidhura

“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon
Aktualitet

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?
Aktualitet

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Para
“Mund të zhvishemi të treja, s’ka asgjë të keqe”/ Arjola dhe Beniada momente “provokuese” në krevat

“Mund të zhvishemi të treja, s’ka asgjë të keqe”/ Arjola dhe Beniada momente "provokuese" në krevat

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’-en europiane
Sport

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’-en europiane

09:12 - 05/02/26

Gara për Këpucën e Artë europiane vazhdon të jetë më e zjarrtë se kurrë, me Herri Kejn dhe Kilian Mbape...

Lexo më shumë
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26
Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

08:07 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com