GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pëllumb Salillari merr më qafë shoferët në Rrugën e Kombit, 20 aksidente nga ngrica dhe mungesa e kripës

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Pëllumb Salillari merr më qafë shoferët në Rrugën e Kombit, 20 aksidente nga ngrica dhe mungesa e kripës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Megjithëse ulja e temperaturave ishte paralajmëruar, ka munguar ndërhyrja në kohë për hedhjen e kripës në Rrugën e Kombit. Kompania që ka marrë përsipër mirëmbajtjen e autostradës “Salillari” shpk është kaq meglizhente sa “kursen” edhe kripën. Nga data 2 janar 2026 deri më sot, si pasojë e kësaj papërgjegjshmërie janë shkaktuar disa  aksidente të rënda.

Për shkak të prezencës së akullit, përgjatë segmentit Milot-Kalimash u regjistrun tre aksidente rrugore, ku janë përfshirë rreth 15 automjete, mes tyre një mikrobus me pasagjer dhe një automjet i koncesionarit.

Nga aksidentet u dëmtuan gjashtë persona, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Rrëshenit dhe fatmiresisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njësia e Autostradave po monitoron situatën dhe lëvizjen e mjeteve, duke u kërkuar drejtuesve të automjeteve që të jenë të pajisur me goma dimërore. Ndërkohë, disa mjete të firmës mirëmbajtëse më në fund, janë shfaqur për hedhjen e kripës në rrugë, me qëllim përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe shmangien e aksidenteve.

Numri i aksidenteve mund të jetë më i madh se sa raporton policia. Sipas denoncimeve të  qytetarëve në segmentin Rrëshen Kukës janë regjistruar mbi 20 aksidente, kryesisht për shkak të ngricave dhe rrugës jashtëzakonisht të rrëshqitshme. Qytetarët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës.

Redaksia ju rekomandon qytetarëve që të bëjnë padi kundër firmës së oligarkut Pëllumb Salillari për shkaktimin e traumave fizike, psikologjike dhe dëmeve materiale. Ata që kanë pasur fëmijë në makinë marrin dëshpërblim më të madh.

“Lajmëroni pak që Rruga e Kombit është e gjitha akull. Janë bërë mbi 20 aksidente, s’kemi parë ndonjëherë kaq shumë”, shkruan një qytetar.

Ndërsa një qytetare tjetër apelonte tek JOQ për kujdes maksimal: “Përshëndetje dhe gëzuar Vitin e Ri! Dua që nëpërmjet jush të lajmëroj të gjithë udhëtarët që bëjnë sot rrugën për Kukës, kujdes se rruga është shumë e rrëshqitshme. Kanë hedhur vaj në rrugë. Isha dëshmitare ku një makinë përpara meje rrëshqiti dhe, falë Zotit, nuk ndodhi gjë se e manovroi shumë mirë shoferi makinën!”

Deri në përmirësimin e situatës, drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me shpejtësi të ulët, të ruajnë distancën dhe, nëse është e mundur, të shmangin udhëtimet e panevojshme në këtë aks rrugor.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Eurodeputetja holandeze: Protestuesit po mbrojnë vlerat evropiane, ndërsa Edi Rama po i rrezikon
Aktualitet

Eurodeputetja holandeze: Protestuesit po mbrojnë vlerat evropiane, ndërsa Edi Rama po i rrezikon

10:27 - 13/07/26
‘Der Standard’: Rama ka rikthyer hijet e diktaturës në Shqipëri, autoritarizmi po zëvendëson demokracinë
Aktualitet

‘Der Standard’: Rama ka rikthyer hijet e diktaturës në Shqipëri, autoritarizmi po zëvendëson demokracinë

09:57 - 13/07/26
Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore
Aktualitet

Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

09:51 - 13/07/26
Para
Ja sa u rrit kostoja e biznesit për kontributet e sigurimeve nga 1 janari! Pse nuk e ngre zërin PD?

Ja sa u rrit kostoja e biznesit për kontributet e sigurimeve nga 1 janari! Pse nuk e ngre zërin PD?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Eurodeputetja holandeze: Protestuesit po mbrojnë vlerat evropiane, ndërsa Edi Rama po i rrezikon
Aktualitet

Eurodeputetja holandeze: Protestuesit po mbrojnë vlerat evropiane, ndërsa Edi Rama po i rrezikon

10:27 - 13/07/26

Eurodeputetja holandeze Tineke Strik iu bashkua protestuesve në rrugët e Tiranës në fund të muajit të kaluar, duke shprehur solidaritet...

Lexo më shumë
‘Der Standard’: Rama ka rikthyer hijet e diktaturës në Shqipëri, autoritarizmi po zëvendëson demokracinë

‘Der Standard’: Rama ka rikthyer hijet e diktaturës në Shqipëri, autoritarizmi po zëvendëson demokracinë

09:57 - 13/07/26
Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

09:51 - 13/07/26
Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje

Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje

09:33 - 13/07/26
FIFA i beson Iván Barton-it gjysmëfinalen Francë–Spanjë, arbitrit që vendosi në histori ‘Ligjin Vinicius’

FIFA i beson Iván Barton-it gjysmëfinalen Francë–Spanjë, arbitrit që vendosi në histori ‘Ligjin Vinicius’

09:06 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com