GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dështon edhe sot mbledhja e Këshillit të Mandateve, PD: Rama po mban peng procesin për Ballukun

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dështon edhe sot mbledhja e Këshillit të Mandateve, PD: Rama po mban peng procesin për Ballukun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve janë paraqitur mesditën e kësaj të enjte në kryesinë e Kuvendit, ku kanë kërkuar që të zhvillohet mbledhja për imunitetin e Belinda Ballukut.

Por pavarësisht kërkesës së tyre edhe ditën e sotme mbledhja nuk është zhvilluar pasi pala socialiste nuk është paraqitur.

Deputetët demokratë gjejnë derën të mbyllur

Në një deklaratë për mediat, demokratët thonë se po shkelet rregullorja me mos thirrje të mbledhjes nga kryetari Niko Peleshi ndërsa kanë ngritur akuza se procesi po zvarritet me urdhër të Edi Ramës.

Deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se opozita ka përgatitur një kallëzim penal ndaj kryeparlamentarit Peleshi për pengim të drejtësisë dhe shpërdorim detyre.

“PD e ka bërë të qartë gjatë të gjithë kësaj kohe që jemi në mbështetje të vijimit të procedurës për heqjen e imunitetit ndaj Ballukut. Provat që ka sjellë prokuroria janë të qarta që kërkesa e SPAK nuk është sepse nuk ka të mundur zbatimin e masës së pezullimit por është rritur rrezikshmëria shoqërore e personit, sepse ka intimiduar dëshmitarët dhe janë shtuar akuzat në lidhje me veprimet e paligjshme të saj.

Kërkojmë me urgjencë thirrje e mbledhjes. Peleshi edhe sot ka penguar mbledhjen e Këshillit, duke mos njoftuar as Ballukun, as anëtarët e Këshillit, as SPK. Të drejtën të thirret Këshilli, e ka edhe gjysma e anëtarëve, Peleshi ka detyrim ligjor të njoftojë palët e të mbledhë Këshillit. Mjaftojmë ne sot që mbledhja të jetë e vlefshme, nuk është nevoja për prezencë 50+1.

Ne jemi të gatshëm dhe kemi përgatitur dhe nënshkruar kallëzimin penal për kryetarin e Kuvendit, i cili do të depozitohet në momentin më të parë të mundshëm për, për të gjitha këto shkelje që janë bërë. Sigurisht, ta kemi të qartë edhe një herë.

Është Edi Rama i cili po mbron veten e vet, po përdor parlamentin, nuk është thjesht një mbrojtje që bëhet e një deputeti apo një ministri të caktuar. Ai e parashikon, e sheh që kjo situatë do të agravojë gjithmonë e më tepër dhe nuk ka asnjë ekuivok. Edi Rama nuk do të largohet thjesht duke për, duke ndjekur procedura. Edi Rama largohet me protesta të vazhdueshme.

Është e vetmja mundësi që ky kryeministër, i cili e ka kthyer korrupsionin në një formë tjetër të rrezikshme të krimit të organizuar, ta, të shporret nga, nga ajo detyrë dhe qytetarët të kenë mundësinë që të qeverisin në mënyrë të drejtë”, tha ai.

Etiketa: ballukum pdRama

Lajme të lidhura

Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës
Aktualitet

Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës

22:31 - 11/05/26
Ndahet dosja ‘Meta’, gjykim i shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Çokun dhe Xhixhon!
Breaking Views

Ndahet dosja ‘Meta’, gjykim i shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Çokun dhe Xhixhon!

19:05 - 11/05/26
Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Lihet në burg 31-vjeçari, Gjykata jep masën “arrest në shtëpi” për Viktor Ruçin
Aktualitet

Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Lihet në burg 31-vjeçari, Gjykata jep masën “arrest në shtëpi” për Viktor Ruçin

18:42 - 11/05/26
Para
Rrezikohen banesat, jepet urdhër evakuimi në Sukth dhe Katund i ri në Durrës

Rrezikohen banesat, jepet urdhër evakuimi në Sukth dhe Katund i ri në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert
Breaking Views

Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert

22:59 - 11/05/26

Rezultatet e fundit të Milanit, që kanë vënë në dyshim sigurimin e pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve për kuqezinjtë, kanë...

Lexo më shumë
Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës

Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës

22:31 - 11/05/26
Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin, UKV: Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit

Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin, UKV: Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit

21:59 - 11/05/26
Futbollisti braktis fanellën kuqezi dhe lejohet nga FIFA t’i bashkohet përfundimisht Greqisë

Futbollisti braktis fanellën kuqezi dhe lejohet nga FIFA t’i bashkohet përfundimisht Greqisë

21:04 - 11/05/26
Pogradeci një hap larg Superiores, triumfon ndaj Besës, gati të përballet me Teutën

Pogradeci një hap larg Superiores, triumfon ndaj Besës, gati të përballet me Teutën

20:47 - 11/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com