Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme te Rruga e Arbrit, pranë urës së Vashës.
Një i ri, identiteti i të cilit ende nuk bëhet publik, ka tentuar ti japë fund jetës duke u njgitur mbi urë në tentativë për tu hedhur.
Sipas raportimit, i riu ka qënë i vetëm në momentin e ngjarjes, por është pikasur dhe ndaluar nga disa qytetarë që po udhëtonin në atë segment.
Sipas dëshmisë së njërit prej të pranishëmve për JOQ, gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe i riu është shpëtuar për 10 sekonda.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, dhe ato që e kanë shtyrë të riun drejt klëtij akti, madje as edhe mosha ekzakte e tij.










Discussion about this post