Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, i cili akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, së bashku me gjashtë persona të tjerë. Hetimi lidhet me një procedurë të zhvilluar në kohën kur Beci drejtonte KESH-in, ku dyshohet se janë krijuar avantazhe të padrejta për një kompani të caktuar.
Hetimet lidhen me kontratën “Zhvillimi strategjik i sektorit energjetik”, një projekt kërkimor me fond rreth 800 mijë euro me TVSH, zhvilluar në fund të vitit 2019.
Tenderi u fitua nga Consulting & Management Albania, me ofertë thuajse identike me fondin limit.

Sipas hetuesve, Beci dhe pjesëtarët e komisioneve përkatëse kanë paracaktuar fituesin, duke manipuluar:
përllogaritjen e fondit limit,
kriteret e pjesëmarrjes,
termat e referencës,
mënyrën e vlerësimit të ofertave.
Rasti u hap fillimisht gjatë hetimeve për ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi, ku BKH sekuestroi materialet dhe telefonin e bashkëshortes së tij, Adelës Ruko e cila rezulton edhe një nga të pandehurat.
Në komunikimet e gjetura, hetuesit zbuluan mesazhe të ndara mes Berberit dhe Becit, që flisnin hapur për ndarjen e parave të tenderit.
Në një nga SMS-të e cituara nga SPAK, Berberi i shkruante Becit: “500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë.”
Të pandehurit
Përveç Benet Becit, në bankën e të akuzuarve shkojnë:
Adela Ruko – kryetare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave
Jonid Kazani
Edlira Mitrushi
Yllka Nishku
Rudin Gjoni










Discussion about this post