GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandal/ Shembet Unaza e Burrelit pa u marrë në dorëzim nga ARRSH, “ULZA” shpk përfitoi tenderin 1.3 mln euro

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandal/ Shembet Unaza e Burrelit pa u marrë në dorëzim nga ARRSH, “ULZA” shpk përfitoi tenderin 1.3 mln euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Unaza e poshtme e qytetit të Burrelit është momentalisht jashtë funksionit edhe për banorët që jetojnë përgjatë saj, pasi ka pësuar 4 shembje, ku dy prej tyre kanë dëmtuar gjithë trupin e karrexhatës.

Më problematike paraqitet në anën perëndimore të saj ku të paktën në dy vende e gjithë traseja është dëmtuar rëndë duke bërë që në të të mos kalojë asnjë lloj automjeti.

Pjesa më e madhe e banorëve e kanë të pamundur të shkojnë me automjete tek shtëpitë e tyre, ndërsa shembja e rrugës vazhdon, ka vënë në rrezik edhe banesat.

Rikonstruksioni total i Unazës së Poshtme të qytetit të Burrelit është financim i Autoritetit Rrugor Shqiptar me vlerë 128 milion lekë të reja, i nisur një vit më parë.

Ky projekt po zbatohet nga kompania “ULZA” sh.p.k me pronar ndërtuesin Ndue Shpani, e cila vetëm në Mat ka fituar projekte për rikonstruksionin e katër shkollave si dhe projektin “Parku Tematik” në Bulqizë.

Edhe pse punimet për rikonstruksionin e kësaj unaze nisën dhe përfunduan vitin e kaluar, ajo nuk u vendos në funksion të plotë për shkak të nisjes së dëmtimit nga reshjet e shirave në Tetor të vitit 2025.

Aktualisht ky objekt mbetet i pakolauduar dhe i pa marrë në dorëzim, çka pritet të kërkojë tjetër financim nga autoritetet për të riparuar dëmtimet.

Kjo rrugë ka qenë vazhdimisht problematike përsa i përket shembjeve, ku që prej vitit 2010 ishte thuajse e pakalueshme për mjetet e tonazhit të rëndë.

Banorët e Burrelit mbeten peng i një infrastrukture të pafuqishme dhe të shtrenjtë, ndërsa paratë e tatimpaguesve duket se shkojnë dëm për projekte që nuk përmbushin funksionin e tyre minimal. Pyetja që lind është e qartë: kush do të mbajë përgjegjësi për këtë katastrofë të paralajmëruar?

Lajme të lidhura

Ish-kryetari i Prishtinës/ Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg për mosdeklarim të pasurisë
Kosovë & Rajon

Ish-kryetari i Prishtinës/ Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg për mosdeklarim të pasurisë

14:30 - 24/07/26
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u arratis, arrestohet 65-vjeçari dhe djali i tij
Aktualitet

Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u arratis, arrestohet 65-vjeçari dhe djali i tij

14:09 - 24/07/26
I hodhën gaz dhe piper në protestë djalit me aftësi ndryshe/ Reagon organizata: Të sqarohen rrethanat!
Aktualitet

I hodhën gaz dhe piper në protestë djalit me aftësi ndryshe/ Reagon organizata: Të sqarohen rrethanat!

13:48 - 24/07/26
Para
Tragjedia me 40 viktima në Crans-Montana/ Arrestohet pronari i lokalit, zbulohet e kaluara e tij e errët

Tragjedia me 40 viktima në Crans-Montana/ Arrestohet pronari i lokalit, zbulohet e kaluara e tij e errët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-kryetari i Prishtinës/ Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg për mosdeklarim të pasurisë
Kosovë & Rajon

Ish-kryetari i Prishtinës/ Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg për mosdeklarim të pasurisë

14:30 - 24/07/26

Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për mosdeklarim të saktë të pasurisë, duke e...

Lexo më shumë
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u arratis, arrestohet 65-vjeçari dhe djali i tij

Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u arratis, arrestohet 65-vjeçari dhe djali i tij

14:09 - 24/07/26
I hodhën gaz dhe piper në protestë djalit me aftësi ndryshe/ Reagon organizata: Të sqarohen rrethanat!

I hodhën gaz dhe piper në protestë djalit me aftësi ndryshe/ Reagon organizata: Të sqarohen rrethanat!

13:48 - 24/07/26
Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet adoleshenti në Tiranë

Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet adoleshenti në Tiranë

13:26 - 24/07/26
Prej dy muajsh i kërkojnë dorëheqjen, Rama sulmon protestuesit: Flamingot ikën, mbetën vetëm puplat dhe vezët e ditëzinjve

Prej dy muajsh i kërkojnë dorëheqjen, Rama sulmon protestuesit: Flamingot ikën, mbetën vetëm puplat dhe vezët e ditëzinjve

13:10 - 24/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com