GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skema/ Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar asnjë taksë përmes’ Durana Tech Park’

11:52 - 13/01/26
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Skema/ Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar asnjë taksë përmes’ Durana Tech Park’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të gjithë personazhet kryesore të dosjes AKSHI, të cilët deri më tani kanë përfituar fonde publike përmes paracaktimit të fituesve dhe fryrjes së kostove në tendera, ishin përgatitur që nga 1 janari 2026 të mos paguanin asnjë lek taksa për qindra miliona euro që vijonin të merrnin nga buxheti i shtetit.

Skema e ndërtuar për këtë qëllim parashikonte kalimin formal të aktivitetit drejt Durana Tech Park, përmes krijimit të kompanive të reja me emra të ndryshëm, por me të njëjtët pronarë dhe administratorë që qëndrojnë pas subjekteve të përfshira në dosjen e AKSHI-t.

Skema lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet fiskale që hynë në fuqi nga viti 2026. Pas presionit ndërkombëtar, qeveria u detyrua të hiqte privilegjin e tatim-fitimit 5 për qind për kompanitë e teknologjisë së informacionit, duke rikthyer normën standarde.

Në këtë fazë, për të shmangur pagesën e taksave, u aktivizua mekanizmi i parqeve teknologjike, i parashikuar në ligjin e vitit 2022, i cili garanton përjashtime totale nga tatim-fitimi, TVSH-ja dhe taksat mbi pagat për një periudhë 10–15 vjeçare.

Ligji ndalon transferimin e një veprimtarie ekzistuese në park vetëm për përfitim fiskal. Por, sipas verifikimeve, kjo pengesë u anashkalua përmes regjistrimit të subjekteve të reja, ndërsa aktiviteti real, personat kyç dhe interesat ekonomike mbetën të pandryshuara.

Nga analiza e listës së kompanive të regjistruara në Durana Tech Park rezulton se disa prej tyre lidhen drejtpërdrejt ose indirekt me emra të hetuar nga SPAK në dosjen AKSHI.

Në disa raste, pronarë ose administratorë të kompanive të reja rezultojnë të jenë të njëjtët persona që drejtojnë ose përfaqësojnë subjektet në qendër të hetimeve për tenderat e AKSHI-t.

Të njëjtët emra me kompani të ndryshme 

Në listën e plotë të subjekteve të regjistruara në Durana Tech Park rezulton se një pjesë e konsiderueshme e tyre lidhen drejtpërdrejt ose indirekt me Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe rrethin e tyre të afërt.

Sipas verifikimeve të redaksisë, në disa raste lidhjet janë të dokumentuara përmes personave që shfaqen si pronarë ose administratorë në kompani të reja, por që paralelisht mbajnë role kyçe në subjekte të përfshira në dosjen AKSHI.

Një nga rastet është kompania KronoTech, e regjistruar në Durana Tech Park, e cila në dokumente rezulton me pronare Arjola Koromanin. E njëjta është administratore edhe e kompanisë Soft & Solution, subjekt i cili ndodhet në qendër të hetimeve për tenderët e AKSHI-t.

Në një tjetër rast, kompania Test & Tech figuron me pronar Ergys Agasin dhe me administratore Ina Cikon.

Ina Ciko është njëkohësisht administratore edhe e kompanisë EA Solution, në pronësi të Agasit, e përfshirë gjithashtu në dosjen e AKSHI-t.

Ciko ka lidhje familjare me Elon Cikon, pjesë e rrethit të afërt të Ergys Agasit dhe administrator i kompanisë EA Logistic.

Ndërkohë, Gëzim Hoxha, ndaj të cilit SPAK ka vendosur masë sigurie në kuadër të hetimeve për skandalin AKSHI dhe që dyshohet si pjesë e skemës së tenderëve, ka regjistruar në Durana Tech Park dy kompani, CyberMind dhe Box Artificial Logic.

Nga ana tjetër, vetë Ermal Beqiri ka regjistruar po ashtu kompaninë Data Storm në Durana Tech Park.

Të gjitha këto subjekte janë regjistruar gjatë muajve të fundit të vitit 2025, në një periudhë kur grupi i përfshirë po përgatitej të kalonte aktivitetin drejt Durana Tech Park, me të njëjtët aktorë, por përmes kompanive të reja, për shkak se ligji ndalon transferimin formal të një veprimtarie ekzistuese.

Një burim i tha redaksisë se SPAK duhet të verifikojë nëse këto kompani kanë ushtruar aktivitet tregtar real gjatë kësaj periudhe dhe të analizojë marrëveshjet e lidhura mes tyre dhe Durana Tech Park, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një skemë të mirëorganizuar shmangieje taksash.

“Nëse provohet se ka pasur aktivitet tregtar të subjekteve të lidhura me emrat e dosjes AKSHI, por të regjistruara me kompani të reja dhe me të njëjtët aksionerë, atëherë çështja bëhet shumë serioze për Durana Tech Park, pasi kemi shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit dhe kjo duhet të verifikohet nga SPAK”, u shpreh një burim për Skyweb.al.

Plani i mirëmenduar i grupit në fjalë u prish nga hetimet për dosjen AKSHI. SPAK ka shtrirë hetimet e dosjes AKSHI dhe te Durana Tech Park pikërisht prej këtyre kompanive./Skyweb.al

Etiketa: AKSHIduranaKryesore1taksa

Lajme të lidhura

Ursula von der Leyen: Sanksione të reja së shpejti ndaj Iranit për dhunën ndaj protestuesve
Aktualitet

Ursula von der Leyen: Sanksione të reja së shpejti ndaj Iranit për dhunën ndaj protestuesve

15:30 - 13/01/26
Adoptim apo trafik? Si po kthehet Shqipëria në burim të “industrisë” së fshehtë të qenve endacakë
Aktualitet

Adoptim apo trafik? Si po kthehet Shqipëria në burim të “industrisë” së fshehtë të qenve endacakë

15:28 - 13/01/26
U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për 4 vrasje
Aktualitet

Goditi efektivin e policisë dhe u arratis, ngrihen postblloqe për kapjen e Altin Ndocit

15:15 - 13/01/26
Para
Krerët e SPAK, KLP, KLGJ dhe ILD i kërkojnë Kuvendit ndryshimin e 7 ligjeve bazë të gjyqësorit

Shoqata e Gjyqtarëve reagon për statusin e magjistratëve dhe prokurorëve: Po uzurpohet pushteti i KLGJ

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ursula von der Leyen: Sanksione të reja së shpejti ndaj Iranit për dhunën ndaj protestuesve
Aktualitet

Ursula von der Leyen: Sanksione të reja së shpejti ndaj Iranit për dhunën ndaj protestuesve

15:30 - 13/01/26

Bashkimi Evropian pritet të propozojë “shumë shpejt” sanksione të reja ndaj autoriteteve iraniane që konsiderohen përgjegjëse për shtypjen e dhunshme...

Lexo më shumë
Adoptim apo trafik? Si po kthehet Shqipëria në burim të “industrisë” së fshehtë të qenve endacakë

Adoptim apo trafik? Si po kthehet Shqipëria në burim të “industrisë” së fshehtë të qenve endacakë

15:28 - 13/01/26
U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për 4 vrasje

Goditi efektivin e policisë dhe u arratis, ngrihen postblloqe për kapjen e Altin Ndocit

15:15 - 13/01/26
“Deshi të vr*së vëllanë tim”/ Ja çfarë rrëfente Nuredin Dumani për Altin Ndocin

“Deshi të vr*së vëllanë tim”/ Ja çfarë rrëfente Nuredin Dumani për Altin Ndocin

14:59 - 13/01/26
Makina shpërthen në flakë në mes të qytetit të Fierit, shoferi shpëton në çastin e fundit

Makina shpërthen në flakë në mes të qytetit të Fierit, shoferi shpëton në çastin e fundit

14:45 - 13/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com