GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

LETËR ‘HAGËS’ PËR ÇLIRIMTARËT! Avokati i Popullit të Kosovës i shkruan kryetares: Janë shkelur të drejta

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
LETËR ‘HAGËS’ PËR ÇLIRIMTARËT! Avokati i Popullit të Kosovës i shkruan kryetares: Janë shkelur të drejta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati i Popullit në Kosovë i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara në Hagë, ku ngre shqetësime për proceset ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai thotë se ka shkelje të të drejtave themelore, duke kritikuar pranimin e provave nga Serbia dhe mospranimin e disa provave nga mbrojtja.

Avokati i Popullit në Kosovë, Naim Qelaj, ka kritikuar hapur Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po gjykohen ish-liderët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Në një letër drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova, Avokati i Popullit thekson se janë shfaqur mangësi të theksuara në respektimin e të drejtave themelore.

Ndër të tjera shprehet shqetësim për refuzimin e procedurave dhe paraqitjen e provave nga mbrojtja.

QELAJ: “Po aq shqetësuese është edhe mënyra se si janë pranuar disa prova. Për ilustrim, po përmend dy shembuj. Së pari, kam vërejtur pranimin e dokumenteve zyrtare që pretendohet se burojnë nga autoritetet serbe, të cilat pretendojnë ushtrim juridiksioni mbi territorin e Kosovës pas qershorit të vitit 1999. Kjo periudhë përkon me vendosjen e administratës së përkohshme ndërkombëtare të autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, gjatë së cilës funksionimi i institucioneve gjyqësore serbe në Kosovë ishte i paligjshëm sipas së drejtës ndërkombëtare, siç është përcaktuar qartë edhe në vendimet e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm. Rrjedhimisht, pranimi i këtyre dokumenteve ngre shqetësime serioze si për ligjshmërinë e tyre (përfshirë sipas së drejtës ndërkombëtare publike, dhe jo vetëm sipas Kushtetutës), ashtu edhe për besueshmërinë e tyre provuese”

Sipas Avokatit të Popullit në Kosovë, është shqetësuese të shohësh këtë gjykatë të refuzojë pothuajse të gjitha kërkesat procedurale nga mbrojtja.

QELAJ: “Një model kaq i qëndrueshëm ngrit shqetësime legjitime për çekuilibër procedural dhe paragjykim të mundshëm, të cilat mund të minojnë seriozisht besueshmërinë e procedurave gjyqësore dhe të vënë në pikëpyetje trajtimin e paanshëm të të akuzuarve”.

Në letër theksohet edhe zgjatja e paraburgimit.

QELAJ: “Praktika e vazhdueshme e mbajtjes së të gjithë të akuzuarve në paraburgim të zgjatur dhe të pandërprerë, pa shqyrtim kuptimplotë të masave alternative, duket në papajtueshmëri si me kornizën e zbatueshme ligjore, ashtu edhe me standardet e konsoliduara që rrjedhin nga jurisprudenca e gjykatave ndërkombëtare dhe vendore. Vlerësimit të rrezikut të ikjes si uniformisht “i lartë”, siç parashtrohet nga Prokuroria dhe miratohet vazhdimisht nga Dhomat, i mungon një arsyetim bindës, veçanërisht duke pasur parasysh se të gjithë të akuzuarit janë vetëdorëzuar dhe se nuk ka prova të besueshme që sugjerojnë rrezik për ndërhyrje ndaj dëshmitarëve”.

Avokati i Popullit në Kosovë po ashtu ngre shqetësim edhe për monitorimin e komunikimit dhe vizitave familjare. Sipas tij është e vështirë që të gjendet ndonjë përputhje ndërmjet një regjimi kaq të ashpër të paraburgimit me parimet që rregullojnë privimin nga liria sipas standardeve të drejtësisë penale ndërkombëtare.

Lajme të lidhura

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!
Aktualitet

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!

22:51 - 09/10/26
Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”
Aktualitet

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

22:25 - 09/10/26
Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione
Aktualitet

Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

22:06 - 09/10/26
Para
Pas 10 vitesh dhe 114 mln euro, koncesioni i sterilizimit kalon te shteti

Pas 10 vitesh dhe 114 mln euro, koncesioni i sterilizimit kalon te shteti

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!
Aktualitet

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!

22:51 - 09/10/26

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Zonë e Lirë foli për Ergys Agasin. Lala theksoi se Agasi ishte njeri...

Lexo më shumë
Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

22:25 - 09/10/26
Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

22:15 - 09/10/26
Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

22:06 - 09/10/26
Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

21:56 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com