GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dëshmitë e familjarëve të 20-vjeçarit: Po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren

20:54 - 13/01/26
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Dëshmitë e familjarëve të 20-vjeçarit: Po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lala, solli dëshmi të familjarëve dhe shokëve të 20-vjeçarit Pavlin Preka, i vrarë me armë zjarri, më 26 shkurt të vitit të kaluar në pragun e shtëpisë, në Guci e Re në Shkodër.

Sipas dëshmisë së një prej kushërinjve të tij, Edilion Tërthorja, mes emrave që Pavlini kishte shumë miqësi ishte Klaudio Lisi, kushëriri i parë i vajzës që Pavlini kërkonte të rrëmbente.

Me të cilin viktima lëvizte shpesh në zonën e Dukagjinit.

“Pavlini ikte shpeshherë në Dukagjin dhe kishte ditë të tëra që nuk e shikonim fare. Pastaj kur vinte në Shkodër na thërriste për të ndenjur për qejf në lagje. Nga ajo që di është se ai ka pasur shumë shok Klaudio Lisin, me të cilin ai më thoshte që rri me të, kur shkon në Dukagjin”, thuhet në dëshminë e Tërthores.

Por në dijeni të planit për rrëmbimin e vajzës, nuk ishin vetëm shokë apo edhe familja e ngushtë e Pavlin Prekës.

Por edhe njerëz të tjerë në lidhje farefisnie, të cilëve Pavlini po u kërkonte një banesë për t’u strehuar me vajzën pasi ta rrëmbente.

Ku ai u thoshte se vajza ishte dakord, por nuk ishte familja e saj.

Ashtu siç ishte në dijeni edhe bashkëshorti i tezes së tij, të cilit një ditë ai ai brofi në derë për t’i kërkuar ndihmë pikërisht për vënien në jetë të këtij plani.

“Pavlini ishte djali i motrës së gruas sime. Unë vrasjen e tij e kam marr vesh nga televizori.

Me familjen e babait të tij Pjetrit kemi lidhje familjare. Pasi motra e bashkëshortes time ka qenë gruaja e Pjetrit. Vetëm 3 apo 4 ditë para se të ndodhte ngjarja, Pavlini më telefonoi, dhe unë i thashë jam te shtëpia, në fshatin Ndreaj në Dukagjin.

Ai nuk vonoi dhe erdhi aty bashkë me dy djem të rinj. Në fillim nuk e njoha pasi ishte rritur. Pasi mu prezantua, qëndruam në oborr. Më pas ai u veçua dhe më tha se donte të më thoshte diçka. Pasi u distancuam disi, Pavlini më tha se donte të sillte një vajzë te shtëpia ime për disa ditë”, thuhet në dëshminë e Zef Shpores, burrit të tezes së viktimës.

I dyzuar lidhur mbi qëndrimin e Pavlinit dhe mënyrën se si apo sillej, Zef Shporja rrëfeu më tej se i ndodhur në një situatë të pakëndshme, i ofroi Pavlinit një zgjidhje tjetër, më të logjikshme.

Atë të bisedës me familjen e vajzës, ku ai i premtoi Pavlinit se do të shkonin së bashku, me qëllim për ta bindur familjen e saj, që t’ja Pavlinit, vajzën për nuse.

Por edhe këtë herë nga sa shikohet Pavlini u largua, duke thënë se do ta zgjidhte vetë këtë punë.

I bindur mesa duket se e vetmja rrugëzgjidhje do të ishte rrëmbimi i vajzës.

“Unë e pyeta Pavlinin se kush është kjo vajzë dhe ai ishte ajo dakord të vinte me të. Pavlini m’u përgjigj se ajo ishte dakord, por familja jo. Atëherë unë i thashë më trego kush është vajza sepse flas unë me famljen e saj, nëse ajo është dakord, dhe kështu e rregullojmë këtë punë.

Por Pavlini m’u përgjigj duke më thënë: ‘Ti veç më thuaj a ta sjell këtu apo jo, sepse unë e rregulloj vetë atë punë”, vijohet në dëshminë e Zefit.

Pavarësisht nga insistimi i bashkëshortit të tezes së tij, për t’i treguar emrin e vajzës që kërkonte të rrëmbente, Pavlini nuk e tregoi atë.

Por pasi u refuzua në ndihmën që kërkoi u largua nga banesa ku ndodhej bashkë me dy shokët e tij, për të mos u kthyer më aty.

Ndërsa emri i tij do të dëgjohej vetëm pas disa ditës teksa u gjend i vrarë në oborrin e banesës ku jetonte në fshatin Guci e Re, nga plumbat e një pistolete.

Zef Shporja që kujtoi se gjatë bisedës që pati me të, Pavlini ishte i papërqëndruar dhe nuk e shikonte kurrë në sy.

“Pavlini nuk më tregoi për emrin e vajzës, pavarësisht se unë insistova duke i thënë më trego se mund të jetë edhe gjak i yni dhe nuk bën të martohesh me të. Por ai më tha: ‘Pa merak se jam interesuar për këtë pjesë’. Por unë i thashë se nëse nuk më tregon se për kë bëhet fjalë unë nuk kam sesi të të lë të vish te shtëpia ime me një vajzë të huaj, pa ditur asgjë për të. Kaq biseduam dhe ai u largua me një Fuoristradë”, thuhet në dëshminë e burrit të tezez së Pavlinit.

Në dritën e këtyre fakteve dhe planeve që viktima Pavlin Preka kishte për të rrëmbyer një vajzë, të cilës i kishte kërkuar disa herë dorën në familje, por i ishte refuzuar, grupi hetues ngriti dyshim se vrasja e të riut, lidhej me një çështje që kishte të bënte me nderin.

Dhe që me siguri të përfshirë ishin familjarë të vajzës. Dyshim që u përforcua edhe më shumë nga thëniet e kundërta që bëri në polici, Klaudio Lisaj.

Që ishte njëkohësisht edhe shok i ngushtë me Pavlinin, por edhe djali i hallës së vajzës që viktima dashuronte.

Klaudio Lisaj që njihte çdo lëvizje të Pavlinit, por njëkohësisht ishte në brendësi të historisë së dashurisë që Pavlini kishte krijuar në kokë, për kushërirën e tij.

“Nga kqyrja e tabulateve telefonike të numrit në përdorim nga viktima Pavlin Preka si edhe nga ato në përdorim nga shtetasi Klaudio Lisi, del se më datë 26 Shkurt 2025, në orën 20.43, mbrëmjen e vrasjes, midis tyre ka pasur një telefonatë, e cila ka zgjatur rreth 3 minuta. Gjë që Klaudio Lisi nuk e përmendi në deklarimin e tij të parë në polici.

Ndërkohë që po ditën e ngjarjes, nga analiza e tabulateve telefonike, rezulton se babai i vajzës, Vasel Koçeku, ka qenë në zonën e Dukagjinit në Njësinë Administrative Pult, dhe më pas është kthyer pasditen e kësaj date në Shkodër në banesën e tij”, thuhet në dosjen hetimore.

Por ajo që krijoi bindjen te grupi hetues se vrasja e Pavlinit, ishte kryer nga Vasel Koçeku, babai i vajzës që ai kërkonte të martohej, ishte një përgjim ambiental, brenda ambienteve të komisariatit midis dy vëllezërve. Në këtë rast kushërinjve të vajzës dhe njëkohësisht shokë me viktimën. Konkretisht Klaudio Lisaj dhe vëllait të tij Flori Lisaj. Ky i fundit që në këtë kohë ndodhej në paraburgim për një vepër tjetër penale.

Përgjim që vinte disa muaj pasi ishte ekzekutuar Pavlin Preka.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv
Aktualitet

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv

23:35 - 13/01/26
(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit
Aktualitet

(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit

22:43 - 13/01/26
“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut
Aktualitet

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut

21:30 - 13/01/26
Para
“Bëri tatuazh në qafë emrin e saj”/ Familjarët e 20-vjeçarit të vrarë: Ishte i fiksuar…

“Bëri tatuazh në qafë emrin e saj”/ Familjarët e 20-vjeçarit të vrarë: Ishte i fiksuar...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv
Aktualitet

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv

23:35 - 13/01/26

momentin kur Altin Ndoci shoqërohet për në spitalin e Durrësit. Në video duket mungesa e masave të sigurisë në këtë...

Lexo më shumë
(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit

(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit

22:43 - 13/01/26
“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut

21:30 - 13/01/26
“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares

“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares

21:23 - 13/01/26
“Bëri tatuazh në qafë emrin e saj”/ Familjarët e 20-vjeçarit të vrarë: Ishte i fiksuar…

“Bëri tatuazh në qafë emrin e saj”/ Familjarët e 20-vjeçarit të vrarë: Ishte i fiksuar…

21:09 - 13/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com