GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Njësia e Përgjimeve e Policisë së Shtetit, në duar të dyshimta: Njëri nën hetim nga SPAK, tjetri me lidhje në Kinë

14:36 - 15/01/26
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Njësia e Përgjimeve e Policisë së Shtetit, në duar të dyshimta: Njëri nën hetim nga SPAK, tjetri me lidhje në Kinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një skandal i madh po ndodh në Policinë e Shtetit, ku Njësia e Përgjimeve vihet nën kontrollin e dy personave që vështirë se i plotësojnë kriteret për të marrë certifikatë sigurie CSP. Këtë e bën Ilir Proda dhe kryeministri Rama, që i japin tenderin sekret Artan Xhorit dhe Ermal Xhaferrit. Nuk e dimë nëse këta dy persona kanë aplikuar në Autoritetin Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar!

Tenderi i përgjimeve

Drejtoria e Policisë së Shtetit ka zhvilluar një tender me negocim, në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë dhe klasifikuar në nivelin “Sekret”. Urdhri i drejtorit Ilir Proda për këtë procedurë është lëshuar më 15 tetor 2025, por konratat janë lidhur më 24 dhjetor 2025.

Për këto dy lote është ftuar kompania “T B S 96” shpk me pronar Artan Xhorin. Policia e Shtetit e bëri të ditur fituesin më 22 dhjetor 2025 dhe lidhi kontratën dy ditë më vonë.

Fondi limit për Lotin I është 1,568,000 leke pa TVSH, ndërsa për Lotin III: 5,800,000 lekë pa TVSH.

Sipas dokumenteve Vlera totale përfundimtare e kontratës është 8,826,000 lekë me TVSH. Nga këto: Loti I: “Shërbim support teknik i Njësisë së Përgjimit Ambiental” e ka vlerën 1,878,000 lekë me TVSH, ndërsa  Loti III: “Shërbim, support teknik te pajisjeve”, 6,948,000 lekë me TVSH.

E njëta procedurë është ndjekur edhe për Lotin II të këtij tenderi. Objekti i kontratës është “Support teknik për DFPO, Loti II: “Shërbim, support teknik të pajisjeve”.

Fondi limit i caktuar për këto pajisje është 1,700,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera totale përfundimtare e kontratës 2,028,000 me TVSH. Për këtë Lot përfituese është kompania “OpenTech consulting & Services” shpk me administrator Ermal Xhaferrin.

Kush është Artan Xhori?

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka regjistrur një dosje penale me Nr.81, për të hetuar veprimtarinë e ish-ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, për blerjet emergjente përmes procedurës sekrete në periudhën e pandemisë “Covid-19”, një çështje tjetër mjaft sensitive dhe me shumë interes për publikun, qe u shmang nga hetimi i SPAK, duke ia kaluar për kompetencë Prokurorisë së Tiranës.

Bëhet fjalë për një dosje penale të regjistruar me shumë urgjencë në SPAK, në dhjetor 2020, ku në qendër të verifikimeve ishin anëtarët e dy komisioneve të Vlerësimit të Ofertave, të ngritura nga Ogerta Manastirliu dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kohës së pandemisë “Covid 19”.

Qëllimi ishte blerja dhe vendosja e 54 respiratorëve me dy modalitete dhe e dyta ishte blerja e mijëra kiteve, ku këtë tender e ka fituar me negocim të drejtpërdrejtë kompania “O.E.S Distrimed” sh.p.k, e cila ka lidhur kontratën në 30 mars 2020.

Kjo kontratë është miratuar me V.K.M nr.272, datë 3 prill 2020.

Një nga këto kompani që u hetua fillimisht në SPAK dhe më pas hetimi ju dërgua prokurorisë së Tiranës, ka shpallur fitues dhe kompaninë private “T.B.S 96 SH.P.K”.

Kompania e themeluar në 21 prill 2006, administrohet nga biznesmeni Artan Xhori, i cili ka fituar tenderin me vlerë prej 760 milionë lekë të vjetra për furniz dhe vendosje të 54 respiratorëve me dy modalitete.

Artan Xhori, rezulton të jetë shpallur fitues dhe ka lidhur kontratën në datën 27 mars 2020. Por siç rezultoi në vitin 2020 e në vijim, ai nuk u hetua thuajse asnjë moment nga SPAK por dhe nga prokuroria e Tiranës.

Në hetimin e këtij rasti, SPAK ishte përpara një konflikti interesi, pasi Artan Xhori përmes kompanisë së tij “T.B.S 96 SH.P.K”, rezulton të ketë krijuar monopolin e një tenderi shumë të rëndësishëm brenda prokurorisë së posaçme.

Bëhet fjalë për një tender konfidencial që lidhet me shërbimin dhe mirëmbajtjen e aparaturave të qëndrës së përgjimeve brenda SPAK.

“T.B.S 96 SH.P.K”, rezulton të ketë fituar 550 milion lekë të vjetra nga kontrata konfidenciale e lidhur me prokurorinë e Posaçme SPAK, për mirëmbajtjen e sistemit të përgjimit të kësaj prokurorie.

Shuma prej 550 milion lekë nga kompania e Artan Xhorit është tërhequr përmes 8 transaksioneve bankare.

Ndërkohë prezenca ekonomike e kompanisë “T.B.S 96 SH.P.K”, nga 18 janari 2023 e në vijim ka hyrë dhe tek Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, duke fituar 152 milion lekë të vjetra për shërbimin support dhe teknik të paisjeve dhe aparaturave përgjuese të punës së kësaj drejtorie të rëndësishme në Policinë e Shtetit.

Me kontrata sekrete, Artan Xhori ka përfituar edhe nga AKSHI, me firmën e drejtoreshës Mirlinda Karçanaj.

TBS 96 shpk ka marrë kontrata me vlerë 11.8 milionë euro nga AKSHI me pa asnjë njoftim publik, pa transparencë, pa publikuar të dhëna apo drafte kontratash dhe përmes kontraktimeve të mbyllura pa garë.

Më herë, Artan Xhori ka qenë i përfshirë në skandalet e tenderave të Televizionit Publik.

Institucioni që paguhet nga gjithë familjet shqiptare, ka zhvilluar vazhdimisht tendera pa garë, duke ngritur dyshimet për paracaktimin e fituesit. Në 2018, televizioni publik ka hapur një tender me vlerë mbi 700 milionë lekë dhe fituese ka qënë firma “TBS 96”, e denoncuar në atë kohë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit se merr shumicën e tenderëve pa garë nga RTSH.

Në tender ka marrë pjesë edhe një firmë tjetër, por çuditërisht nuk ka dorëzuar vlerë financiare, apo dokumentet shoqëruese. Pra, ka qenë garuese vetëm formalisht.

Në datën 1 gusht 2018, në Agjencinë e Prokurimit Publik u shpall fituesi i tenderit nga RTSH. Në këtë document, thuhet se njoftohet operatori ekonomik “TBS 96” se është fitues i tenderit me objekt “blerje paisje për Studiot e prodhimit për ndryshimin e teknologjisë së Transmetimit nga SD në HD”.

“Njoftojmë se kanë qenë pjesëmarrës në procedurë, 2 ofertues me vlerat përkatëse të ofruara si më poshtë: 1- Operatori Ekonomik “TBS 96” me ofertë: 70,583,000 lekë pa tvsh. 2- Operatori Ekonomik “MUCA”, nuk ka paraqitur ofertë ekonomike” thuhet në këtë dokument.

Ndërkohë, Xhori përmendet në një raport të KLSH-së, për periudhën nga viti 2010 deri në gjysmën e parë të vitit 2013, kur RTSH zhvilloi 12 tenderë për pajisje dhe kontrata shërbimi me vlerë të përgjithshme prej 168.2 milionë lekësh (1.2 milionë euro).

Sipas raportit, të gjithë tenderët u karakterizuan nga mosmbajtja e procedurave standard të prokurimit pasi mungonin dokumentet kyçe.

“Dy kompani, TBS96 dhe Eurokontakt, fituan shumicën e tenderëve për pajisjet televizive. Shpesh ato qenë kompanitë e vetme konkurruese” – thotë KLSH.

Sipas KLSH-së, në së paku njërin prej tenderëve, “TBS 96” dukej se kishte njohuri paraprake se ajo do të zgjidhej si fituese. “Në një tender më 2012, audituesit vërejtën se një nga konkurrentët, TBS96 sh.p.k, qe aq i sigurtë se do ta fitonte tenderin sa vendosi të sigurojë kontratën në të njëjtën ditë kur u hapën ofertat – pra para se ato të vlerësoheshin, duke shkelur gjithashtu ligjin” – vijon më tej raporti.

Ndërkohë, për tenderët në RTSH ka folur dhe ish-kryeministri Berisha. Në një status në Facebook, ai shprehet se: “Në prag të Vitit të ri Edi Rama i bëri dhuratë vetes duke ndarë paratë me Bolinon. Bëjnë tender fiktiv për blerje dekoderash dhe i jepet kompanisë që e kap tenderin me 99.99% të vlerës (169,666,596 lekë nga 170 milionë lekë që ishte vlera limit)”. Nga ana tjetër, KLSH ka gjetur se në RTSH Xhori ka shitur pajisje të vjetra për të reja dhe kineze për evropiane.

Kompania e Xhaferrit, me themelues kinez

Ermal Xhaferri e nisi biznesin në vitin 2018 me 80 mijë lekë të vjetra dhe sot e ka xhiron vjetore të kompanisë “OpenTech consulting & Services” afro 2 miliardë lekë.

Në 2 korrik 2018, Ermal Xhaferri me origjinë nga Elbasani bleu kompaninë e mësipërme nga Marenglen Shyti me 8 mijë lekë. Në momentin e blerjes kompania e kishte xhiron 9.2 milionë lekë. Vitin tjetër xhiroja u pesëfishua, ndërsa në vitin 2023 arriti afro 170 milionë lëkë të reja. Një dorë e padukshme e ngriti lart kompaninë. Po të kesh lidhjet e duhura politike bën biznes me norma të tilla. Një dorë i jep edhe ortaku kinez. Në vitin 2023, Ermal Xhaferri dhe biznesmeni kinez DONG XISHENG krijojnë kompaninë R.E.D Construzioni. Kjo është një kompani import eksporti.

Nuk e dimë nëse pajsjet e Policisë së Shtetit të suportuara nga Artan Xhori dhe Ermal Xhaferri vijnë nga Kina. Nëse është kështu, kjo përbën një problem të madh për institucionet e sigurisë së një vendi anëtar të NATO-s.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Artan XhoriErmal Xhaferriilir prodatender sekret

Lajme të lidhura

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare
Sport

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare

20:27 - 15/01/26
Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit
Breaking Views

Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit

20:09 - 15/01/26
E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali
Aktualitet

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali

19:37 - 15/01/26
Para
Berisha: Shteti i përmbyti shqiptarët, bota pret nga PD zgjidhje për situatën dramatike

Berisha: Shteti i përmbyti shqiptarët, bota pret nga PD zgjidhje për situatën dramatike

Discussion about this post

TË FUNDIT

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare
Sport

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare

20:27 - 15/01/26

E papritur në merkaton e kuqezinjëve. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj duke se mbërmjen e djeshme ka luajtur ndeshjen...

Lexo më shumë
Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit

Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit

20:09 - 15/01/26
E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali

19:37 - 15/01/26
Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit

Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit

19:26 - 15/01/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur

Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur

18:44 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com