Një i mitur rezulton i humbur prej dy ditësh dhe familjarët e tij nuk kanë arritur dot asnjë kontakt apo lokalizim, që të dinë për fatin e tij, teksa janë në ankth.
Të shqetësuar, ata i janë drejtuar Komisariatit Tropojë për denoncim dhe kërkesë për ndihmë, me qëllim gjetjen e 17-vjeçarit.
“Më datë 14 janar kanë kallëzuar familjarët e shtetasit S. Z., 17 vjeç, banues në qytetin e Bajram Currit, për largimin e tij nga banesa. Po punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë vendore.
Nuk jepen detaje për dinamikën e largimit, nëse i riu ka bërë debate në familje apo është larguar me dëshirë në shkaqe e rrethana të paqarta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, teksa gjeneralitetet dhe fotografia e adoleshentit janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe komisariate, me qëllim gjetjen.










Discussion about this post