GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Banka Botërore i jep ‘shuplakë’ Ballukut: Miliona euro shpenzime, por rrugë pa cilësi

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Banka Botërore i jep ‘shuplakë’ Ballukut: Miliona euro shpenzime, por rrugë pa cilësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sektori i transportit në Shqipëri vijon të përballet me një sërë sfidash strukturore që kufizojnë ndjeshëm zhvillimin ekonomik, tregtinë dhe potencialin turistik të vendit.

Raporti i Bankës Botërore thekson se edhe pse shpenzimet publike për infrastrukturën e transportit janë ndër më të lartat në rajon si peshë ndaj buxhetit:  rreth 7.5 për qind të totalit të shpenzimeve, ku afro 80 për qind u dedikohet rrugëve, problematikat e akumuluara ndër vite tregojnë se investimet nuk janë shoqëruar me efikasitet të qëndrueshëm dhe cilësi të mjaftueshme të shërbimit.

Rrjeti rrugor prej 15 mijë kilometrash mbart 98 për qind të trafikut të brendshëm të pasagjerëve, por pjesë të mëdha të tij mbeten të amortizuara, sidomos rrugët rurale dhe lidhjet rajonale, të cilat vuajnë nga standardet e dobëta të mirëmbajtjes, mungesa e parametrave bashkëkohorë të sigurisë dhe lidhshmëria e pamjaftueshme mes zonave ekonomike. Kjo situatë penalizon jo vetëm lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, por edhe konkurrueshmërinë tregtare dhe flukset e turizmit, që varen nga një infrastrukturë funksionale dhe e qëndrueshme.

Sipas raportit, rritja e fortë e numrit të automjeteve, mbi 114 për qind në dekadën 2013–2023, ka ushtruar trysni të madhe mbi rrugët ekzistuese dhe ka përkeqësuar ndjeshëm ndotjen urbane, për shkak të flotës së vjetëruar, ku rreth 90 për qind e mjeteve janë më të vjetra se 10 vjet.

Trafiku i rënduar, zhurma, konsumi i lartë i karburanteve dhe emetimet e dëmshme e vendosin Shqipërinë ndër vendet me sfida serioze mjedisore në sektorin e transportit. Përveç rrugëve, infrastruktura hekurudhore paraqet një tjetër pikë të dobët. Mbi 70 për qind e linjave janë në gjendje të degraduar, duke kufizuar shpejtësinë, cilësinë e shërbimit dhe integrimin rajonal të vendit. Ndërkohë, transporti detar, që përpunon gati 55 për qind të volumit të mallrave, ka nevojë për modernizim të vazhdueshëm për t’u përshtatur me flukset tregtare në rritje dhe kërkesat e ekonomisë moderne.

Këtyre sfidave infrastrukturore u shtohet edhe cenueshmëria e lartë klimatike. Përmbytjet e shpeshta përgjatë korridoreve kryesore, si Tiranë–Durrës dhe Durrës–Vlorë, shkaktojnë humbje vjetore rreth 15 milionë dollarë, ndërsa dëmtimet në ura dhe prita rrjedhin në më shumë se 20 milionë dollarë të tjera në vit.

Transporti është gjithashtu sektori i dytë më i madh emetues në vend, duke kontribuar me rreth 22 për qind të totalit të emetimeve, çka e vendos në qendër të sfidave të tranzicionit të gjelbër të Shqipërisë. Në vlerësimet ndërkombëtare të cilësisë së infrastrukturës, vendi renditet ulët, si në cilësinë e rrugëve dhe energjisë, ashtu edhe në treguesit e logjistikës, duke reflektuar boshllëqet e akumuluara ndër vite.

Raporti thekson se Shqipëria mund të arrijë rezultate dukshëm më të larta nga niveli aktual i shpenzimeve, nëse investimet orientohen dhe menaxhohen më me efikasitet. Banka Botërore vlerëson se optimizimi i investimeve ekzistuese mund të përmirësonte rezultatin e Infrastrukturës me 18.6 për qind, duke afruar vendin me nivelet e CEE8 dhe cilësia e rrugëve me rreth 29 pikë përqindje. Rritja e efikasitetit të kapitalit publik do të sillte një kontribut prej 0.1 pikë përqindjeje në rritjen e PBB-së për frymë në periudhën 2026–2050, duke përmirësuar ndjeshëm zhvillimin afatgjatë ekonomik.

Në këtë kuadër, raporti i Bankës Botërore nënvizon disa rekomandime kyçe. Në afatshkurtër sugjerohet krijimi i një buxheti të dedikuar për mirëmbajtjen e urave dhe strukturave rrugore, forcimi i institucioneve dhe standardeve të sigurisë, rritja e transparencës dhe kontrollit në importet e automjeteve të përdorura dhe ruajtja e taksave të larta ndaj karburanteve fosile.

Në një perspektivë më të gjatë kërkohet mobilizimi i investimeve private për hekurudhat, nxitja e mobilitetit të gjelbër urban dhe ndërtimi i një kuadri të qartë për infrastrukturën e karikimit dhe reduktimin e varësisë nga automjetet.

Sipas raportit, vetëm një kombinim i tillë politikash të qëndrueshme, investimesh efikase dhe reformash institucionale mund të transformojë sektorin e transportit në një motor real zhvillimi për ekonominë shqiptare./Ekofin

Etiketa: balluku rrugeBanka BoteroreKryesore1

Lajme të lidhura

Drejtësi për Xhuana Nikollajn/ I dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, qytetarët protestojnë në Lezhë
Aktualitet

Drejtësi për Xhuana Nikollajn/ I dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, qytetarët protestojnë në Lezhë

21:00 - 10/05/26
Festa familjare bën bashkë Klodian Brahon dhe Joni Ketën, drejtuesit e SPAK dhe BKH-së
Aktualitet

Festa familjare bën bashkë Klodian Brahon dhe Joni Ketën, drejtuesit e SPAK dhe BKH-së

20:16 - 10/05/26
Salianji nga takimi në Peshkopi: PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët
Breaking Views

Salianji nga takimi në Peshkopi: PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët

19:48 - 10/05/26
Para
Blushi: SHBA kërkon luftë kundër karteleve, qeveria e Ramës po hap rrugën e drogës

Blushi: SHBA kërkon luftë kundër karteleve, qeveria e Ramës po hap rrugën e drogës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejtësi për Xhuana Nikollajn/ I dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, qytetarët protestojnë në Lezhë
Aktualitet

Drejtësi për Xhuana Nikollajn/ I dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, qytetarët protestojnë në Lezhë

21:00 - 10/05/26

Dy muaj pas humbjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të Lezhës janë mbledhur pasditen e...

Lexo më shumë
Derbi i Londrës/ Arsenali fiton me VAR, anulohet goli i West Ham

Derbi i Londrës/ Arsenali fiton me VAR, anulohet goli i West Ham

20:35 - 10/05/26
Festa familjare bën bashkë Klodian Brahon dhe Joni Ketën, drejtuesit e SPAK dhe BKH-së

Festa familjare bën bashkë Klodian Brahon dhe Joni Ketën, drejtuesit e SPAK dhe BKH-së

20:16 - 10/05/26
Trazirat në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

Trazirat në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

19:57 - 10/05/26
Salianji nga takimi në Peshkopi: PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët

Salianji nga takimi në Peshkopi: PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët

19:48 - 10/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com