GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Korreshi ironizon socialistët: Nuk shkohet në Europë me çizme të baltosura dhe brekë të grisura

12:45 - 28/01/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Korreshi ironizon socialistët: Nuk shkohet në Europë me çizme të baltosura dhe brekë të grisura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ironizoi socialistët në Komisionin  për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku po diskutohet për programin e financimit Interreg Europe për bashkëpunimin ndërajonal.

Korreshi theksoi se 3.6 milionë eurot e parashikuara do të përfundojnë si milionat për blerjen e çokollatave nga AKSHI dhe fondet IPARD, që u ngrinë për shkak të abuzimeve. Ai tha se nuk mund të shkohet në Evropë me çizme me baltë apo me brekë të grisura. Në replikë, foli Toni Gogu.

Pjesë nga diskutimi:

Saimir Korreshi: Na thoni një sukses kaq të madh që ne të opozitës nuk na ka ardhur. E dyta thoni financimin 3.6 milionë euro. Do të përfundojnë si ato 10 milionë eurot për çokollatat e AKSHI, këto financimet e BE, si ato fondet e IPARD, apo darkat e drekat e Ilir Beqaj që u bllokuan. Ka garanci Europa se do të venë në destinacion. Kjo pika e tretë është që nuk tha për të rrujt lekët, firmosëm edhe Ipardin ne, por ngecën rrugës. Këto 3.6 dhe e fundit fare Ulsi që të të mos vonoj ty se je edhe pa gjumë, është ekonomia e gjelbër. Ke dëgjuar ndonjë fshatar për të marrë ndonjë panel diellor, nuk po flasim për këto fotovoltaikët e mëdha, ama më gjeni një katunar që çon projektet dhe paska marrë këto ekonomi të gjelbër dhe foto voltaikët. Nuk ngeli oligark, dreq e bir toka të vjedhura në Fier.

Toni Gogu: E mirëkuptoj parodizimin dhe ironizimin që ju i bëni situatës dhe them e mirëkuptoj sepse duke qenë se kemi bashkëudhëtar së bashku në politikë por në anë të ndryshme të korridorit, e nisët seriozisht me ish kryetarin e partisë tuaj ku e trajtonit me seriozitet integrimin evropian. Por atë që ju anatemuat dhe e shikonit si pengesë politike në integrim, sot e keni kryetar dhe situata është bërë tragjikomike për ju, dhe nuk ka ilaç tjetër dhe duhet me e marr me gallatë. Të bëhesh pjesë e programit më të madh zhvillimor në Evropë me 27 vendet e BE, mendoj se është sukses. Ka një ditë të parë ku ti shkon dhe janë 38 përfitues shqiptarë me 3.7 milionë euro që mund të duken shumë pak për kapacitetet që ka ai program por ka një fillim t një historie që e kemi nisur herët dhe po intensifikohet.

Saimir Korreshi: Nuk e di Toni se Lushnja ishte 4 orë pa drita mbrëmë. Më mori plaka se kishte ftohtë. Dëgjo o Toni dëgjo. Kishte mbushur një bidon me ujë të ngrohtë se kishte të ftohtë. E do të hysh në Evropë? Po ti ke kanal pa pastruar në të gjithë Myzeqenë, do të hysh në Evropë. Po me ça do hysh, me çizme me baltë apo me brekë të grisura? Ne që na thua euroskeptik, duket sikur jemi me shkollë nate, euroskeptiku ka mbaru para 25 vitesh në Romë. Dhe dje na folët, ore ne po e zbulojmë sot Italinë apo qysh? Ku ia gjeti modelin e flokëve, që i qethi Taulanti ai kryetari që the ti. Atë që tha Toni, kishte pirë dy ditë me atë kryetarin tonë se ka fillu punë në Amerikë. Ai iku, i lau pjatat. Po ideja është se ky i juaji kur do t’i lajë pjatat. Ky i juaji kaloi nga Europa në Izrael. Mos kaloni nga Evropa në Izrael. Përpara se ta bësh këtë ligjin, nuk ka lidhje kjo. Nuk po na çoni ju në Europë. Kanë ngelur edhe këta të shkretët, edhe xhajat në pension se nuk po venë dot në Evropë.

Etiketa: cizmeEuropeKorreshi

Lajme të lidhura

Burg për parkimin dysh/ Braçe nxjerr pamjet: Shkelësi i parë është një makinë policie
Aktualitet

Burg për parkimin dysh/ Braçe nxjerr pamjet: Shkelësi i parë është një makinë policie

15:13 - 28/01/26
Aksioni i IKMT lë dhjetëra familje në rrugë! Qytetarët e Durrësit: Nuk dimë ku të fusim kokën
Aktualitet

Aksioni i IKMT lë dhjetëra familje në rrugë! Qytetarët e Durrësit: Nuk dimë ku të fusim kokën

15:09 - 28/01/26
Pasi e shpopulloi vendin, Rama hyn në negociata me Indonezinë për punëtorë
Aktualitet

Pasi e shpopulloi vendin, Rama hyn në negociata me Indonezinë për punëtorë

14:37 - 28/01/26
Para
Zvarritja e procesit të Ballukut, reagon PD: Operacion i koordinuar! Strategji për të bllokuar SPAK-un

Zvarritja e procesit të Ballukut, reagon PD: Operacion i koordinuar! Strategji për të bllokuar SPAK-un

Discussion about this post

TË FUNDIT

Burg për parkimin dysh/ Braçe nxjerr pamjet: Shkelësi i parë është një makinë policie
Aktualitet

Burg për parkimin dysh/ Braçe nxjerr pamjet: Shkelësi i parë është një makinë policie

15:13 - 28/01/26

Ndryshimet më të fundit në Kodin Penal parashikojnë dënim deri në 6 muaj burg për parkimin dysh. Deputeti i Partisë...

Lexo më shumë
Aksioni i IKMT lë dhjetëra familje në rrugë! Qytetarët e Durrësit: Nuk dimë ku të fusim kokën

Aksioni i IKMT lë dhjetëra familje në rrugë! Qytetarët e Durrësit: Nuk dimë ku të fusim kokën

15:09 - 28/01/26
Pasi e shpopulloi vendin, Rama hyn në negociata me Indonezinë për punëtorë

Pasi e shpopulloi vendin, Rama hyn në negociata me Indonezinë për punëtorë

14:37 - 28/01/26
“Erion Veliaj mund të të mësojë vetëm si të vjedhësh”, Xhaferri paralajmëron protesta studentore

Protesta e radhës e opozitës, deputeti Xhaferri zbulon skenarin: Do e zaptojmë Bulevardin dhe nuk do e lëshojmë më!

14:01 - 28/01/26
Vrasja e Azem Hajdarit: Ilir Meta tregon për herë të parë mbi ngjarjet e 12-14 Shtatorit: Nëse Nano do të dorëhiqej…

Vrasja e Azem Hajdarit: Ilir Meta tregon për herë të parë mbi ngjarjet e 12-14 Shtatorit: Nëse Nano do të dorëhiqej…

13:38 - 28/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com