GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhvillimi i gabuar i investimeve në transportin rrugor, dyfishon kohën e udhëtimit për në Rinas

07:35 - 20/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 6 min
A A
Zhvillimi i gabuar i investimeve në transportin rrugor, dyfishon kohën e udhëtimit për në Rinas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zhvillimi i gabuar i investimeve në transportin rrugore ka dyfishuar kohën e udhëtimit nga Tirana në Aeroportin e Rinasit pasi rruga e ngushtë që lidh autostradën Tiranë-Durrës me Aeroportin nuk po përballon trafikun që po vjen nga kërkesa e lartë për fluturime ajrore nga “Nënë Tereza”.

Ndërkohë, qeveria e Shqipërisë investoi në vitin 2020 rreth 4.6 milionë euro në rrugën që lidhte Aeroportin e Kukësit dhe Autostradën e Kombit dhe prokuroi në tetor të vitit të kaluar 2,1 milionë euro të tjera për ndërtimin e rrugës që lidh Aeroportin e Vlorës (ende i pandërtuar) me aksin nacional rrugor.

Aeroporti i Kukësit tani nuk funksionon për shkak të mungesës së leverdishmërisë, dhe investimi në rrugë së bashku me aeroportin janë një barrë për buxhetin e shtetit, ndërsa Aeroporti i Vlorës është ende projekte në letër. Ndërkohë aeroporti i vetëm funksional, ai “Nënë Tereza” vuan nga mungesën e infrastrukturës mbështetëse.

Investimi i fundit është bërë 16 vite më parë dhe është një rrugë e ngushtë me vetëm dy korsi, që tani po bëhet shkak për trafik. Së fundmi u investua në rehabilitimin e kësaj rruge, por pa pasur një plan konkret për zgjerimin e saj.

Nga ana tjetër, rritja e fluturimeve nga Aeroporti i Rinasit ka rritur trafikun drejt Rinasit, i cili nuk po përballohet nga infrastruktura aktuale. Tiranë – Rinas 22 kilometra me shpejtësinë e lejuar është llogaritur të përshkruhet për 38 minuta, por kohë e fundit dhe sidomos në ditë festash udhëtimi nga Tirana në Rinas zgjat më shumë se një orë.

Në vitin 2019, trafiku në Rinas arriti rekordin e 3.3 milionë pasagjerëve, pothuajse në dyfishim në raport me 4-5 vite më parë, sipas të dhënave nga Tirana International Airport.

Në 2020-n trafiku ra ndjeshëm për shkak të kufizimeve të pandemisë, por në 2021 u rikuperua me shpejtësi, sidomos në gjysmën e dytë të vitit. Sipas të dhënave të INSTAT, për 11 mujorin 2021, përmes Rinasin udhëtuan 2.7 milionë pasagjerë, me rënie 13% në krahasim me të njëjtën periudhë të para pandemisë në 2019-n. Nga gushti i 2021, numri i pasagjerëve ka qenë në rikuperim të shpejtë.

Në nëntor 2021 fluturuan përmes Rinasit 232 mijë pasagjerë, pothuajse në të njëjtin nivel me nëntorin 2019. Hyrja e kompanive me kosto të ulëta, që kanë sjellë rënien e çmimeve dhe kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik pritet që të rrisin fluturimet në aeroportin ndërkombëtar për periudhën në vijim.

Zhvillimi i gabuar i transportit lë qendrën e vendit pa rrugë, humb eficenca e autostradave

Në një ditë të zakonshme jashtë sezoneve të ngarkuara, një automjeti që udhëton nga Dogana e Morinit (Kukës) i duhet 1 orë e 46 minuta deri në Fushë Krujë duke përshkuar 136 kilometra, ndërsa nga Fushë Kruja -Tiranë duhen në rastin më të mirë 1 orë e 30 minuta për të përshkruar 27 kilometra.

Ekspertë të njohur infrastrukturës rrugore pohuan se vendi ndoqi një strategji të gabuar për zhvillimin e infrastrukturës rrugore në vend. Fillimisht akset rrugore sipas tij duhet të zgjeroheshin në qendrën e vendit.

Kompania austriake “Strabag” i pat propozuar qeverisë shqiptare një projekt të zhvillimit të infrastrukturës rrugore në vend në vitet e para të tranzicionit, sipas të cilit nga Miloti në Durrës -Tiranë dhe Elbasan duhet të lidheshin më autostrada dhe më pas duhet të vijonte zgjerimi drejt periferive, Veriut dhe Jugut. Propozimet e konsulentëve të huaj konsistuan në ketë pikë edhe në vitet e mëvonshme pasi ishin të bazuara në zhvillimet demografike në vend, ku popullsia po zhvendosej me shpejtësi drejt qendrës.

Gjithashtu rajoni i qendrës së vendit është baza kryesore logjistike dhe ekonomike për shkak të portit të Durrësit dhe është nyja kryesore që lidh korridoret e rëndësishme në vend nga veriu në Jug dhe nga Lindja në Perëndim.

Eksperti i rrugëve tha se, asnjë nga qeveritë e tranzicionit nuk e orientoi investimet në rrugë në bazë të strategjive zhvillimore, po shumica e tyre janë bërë nga lobime politike dhe për interesa të ngushta lokale, pa marrë në konsideratë lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve. Investimet në transportin rrugor u orientuan gjeografikisht gabim, në projekte që nuk kishin fizibilitet.

Koha e udhëtimit nga Veriu në Qendër, Nga Jug-lindja në Tiranë dhe nga Jugu në Tiranë janë lehtësuar dukshëm nga investimet në Autostradën e Kombit, të Elbasanit dhe me Jugun e vendit, mirëpo qarkullimi i mallrave në në trekëndëshin Fushë-Krujë,-Durrës, Tiranë -Rinas është kthyer në sfidë.

Vënia në funksion e rrugës së re të Arbrit e ka rënduar më tej situatën në qendrën e vendit.

Humb eficensa e autostradave

Mungesa e infrastrukturës në qendër të vendit po i bën jo eficente investimet në autostrada. Qëllimi i investimeve në Autostradën e Kombit dhe të tjerave drejt Elbasanit dhe Jugut ishin me qëllim që të ulej distanca e udhëtimit nga Kukësi në Sarande dhe nga Kroca në Durrës, etj. Edhe pse investimet janë bërë autostradat kanë humbur eficencën për kohëzgjatjen e udhëtimit për shkak të efekteve hinkë në qendër të vendit.

Përveç orientimit të investimeve në PPP ka disa projekte rrugore në proces ndërtimi që janë bërë gabim. Kostot e investimeve të gabuara kanë shtrirë efektin negativ edhe në akse të tjera. Rreth 200 milionë euro janë hedhur aksin e ri Qukës Qafë-Plloçë në një trase krejt të re, e cila nuk është as dy kilometër më e shkurtër se aksi ekzistues rreth 43 kilometra.

Rruga e re kalon në një lartësi që arrin deri në 1300 metra mbi nivelin e detit dhe e bën të pamundur mirëmbajtjen e saj për periudhën e dimrit. investimi tjetër i gabuar me kosto zinxhir renditet edhe bypass-i i Fierit. Eksperti tha se ndërtimi i tij duhej bërë në anën tjetër të qytetit të Fierit, sipas një varianti më të shkurtër.

Ndërtimi sipas variantit aktual, përveçse ka kushtuar 60 milionë euro më shumë, ka imponuar vijimin e autostradës Fier – Vlorë, në një mënyrë të gabuar, me nevojë për ndërtimin e Bypass-i të madh në Vlorë, i cili nuk do të ishte i nevojshëm nëse do të merrej në konsideratë varianti i kundërt i bypass-it aktual në Fier.

Projektet për qendrën e vendit mbeten në letër

Autoriteti Rrugor Shqiptar prej vitesh ka bërë gati një studim fisibiliteti për zgjerimin e autostradës Tiranë -Durrës dhe gjithashtu ka një studim fisibiliteti për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar si pjesë e Autostradës Adriatiko Joniane. Sgmenti Thumanë -Kashar që liron trafikun nga Veriu në Qendër ka një histori të komplikuar.

Qeveria shqiptare prishi në mënyrë të njëanshme, kontratën koncesionare me Partneritet Publik-Privat me 2019 me Gener 2 për ndërtimin e segmentit, pasi vendosi që të ndryshojë formën e koncesionit për ndërtimin e saj. Por pas një beteje gjyqësore në favor të kompanisë, në fillim të këtij viti me një VKM të posaçme qeveria autorizoi Ministrisë e infrastrukturës që të rinegociojë koncesionin me kompaninë “Gener 2”.

Dokumentet e tenderit fillimisht flisnin për një kosto ndërtimi prej 226 milionë eurosh, por raporti i Ministrisë së Financave për Parlamentin doli në përfundimin së bëhej fjalë për 457 milionë euro për rreth 21 kilometra. Përfundimi i këtij aksi kërkon kohë dhe shumë fonde.

Shpresë mbetet zhvillimi i hekurudhës Tiranë Durrës-Rinas e cila ka nisur nga ndërtimi me një financim të BERZH dhe pritet të finalizohet në fund të vitit 2023. (MONITOR)

Etiketa: Rinastransporti rrugor

Lajme të lidhura

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi
Aktualitet

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar
Aktualitet

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
Para
I ftohti siberian “mbërthen” vendin! Sot temperatura deri në -5 gradë

Temperatura të ulëta dhe reshje bore, parashikimi i motit për sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25

Një ngjarje e rëndë me motive xhelozie ka tronditur ishullin Thassos në Greqi, ku një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht...

Lexo më shumë
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com